Edi Rama: Vetëm shpirtrat e skllavëruar mund të thonë se ‘opozita e pushteti janë njësoj’

‘Për lotarinë kombëtare, e jo vetëm’ e titullon shkrimin e vet Edi Rama. Por në fakt, në fokus ka transparencën e qeverisjes. Nuk dihet nëse ka marrë ndonjë përgjigje nga kancelari austriak, por në këtë shkrim e ka parë të nevojshme të garantojë se në themel të asaj letre ka pasur një buona fede. Për kancelarin austriak po se po, por edhe për kompaninë austriake të Lotarisë.
Më poshtë, ai kërkon t’u japë garanci edhe bizneseve të tjera, por këtë e bën pasi ka ‘kërcënuar’ të gjitha ato biznese që kanë përfituar në mënyrë ilegale e që bash për këtë arsye transparencën e kanë frikë. Dhe Rama premton të bëjë transparencën e të gjitha akteve, mbi bazën e të cilave pasuria publike është dhënë me koncesion.
Dhe në fund, jep mirëkuptimin, dhe kërkon mirëkuptimin: “Mirëkuptim për të gjitha, përveçse për një gjë: E pamundur të pajtohem me ata që të keqen sunduese në pushtet e relativizojnë duke thënë se edhe opozita njësoj është dhe prandaj mirë jemi kështu si jemi! Këtë jo, me këtë as mund të bie dakord kurrë, as mund ta mbyll pa thënë se është shprehje e pangushëllueshme e shpirtit skllav. Vetëm shpirti skllav mund të gjejë justifikime për të mbajtur në këmbë në mes të Europës sot, një pushtet që synon të kthehet në absolut përmes korrupsionit absolut. E di që janë pakicë, por është një pakicë sidoqoftë shumë e trishtueshme për Europën e shekullit XXI.”
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun: http://edirama.al/shkrime/971-llotaria-kombetare-dhe-jo-vetem.html
E.G.
Comments
Njesoj dhe qe cke me te, me
<p>Njesoj dhe qe cke me te, me ata qe ke mbrapa nuk jane me pak se keta te Saliut, Hajdute qe te gjithe jeni ketu ben pjese edhe ti o Rama........Bir Selman i Nenes ke te qaj me pare....</p>
Po kur do t'a rruajë koken
<p>Po kur do t'a rruajë koken prapë ky kryetari i PS-se?</p><p>Pa le pastaj po te vere edhe ate vethin ne vesh. Nuk ka burreme trendy se ai</p>
Add new comment