Ç’janë këto vila e apartamente në bregdet që kushtojnë sa një shtëpi në Bathore??

Postuar në 03 Gusht, 2012 03:04

Keni rastisur ndonjëherë të shihni kur takohen dy ministra në aeroportin e Rinasit? Kur janë me miq ose familje dhe ikin jashtë për pushime, shopingje, ndonjë takim...? Nuk është barsaletë. Pyetja e parë që shkëmbejnë me njëri tjetrin është: “Ke qenë nga fshati”? ose “Nga fshati po vjen apo nga Tirana”? Për cilin “fshat” flasin? Eshtë si tip kodi që meriton ndoshta edhe ndonjë lloj analize tjetër veç këtij shënimi të shkurtër. Por me “fshat” kanë parasysh shtëpitë apo apartamentet në Qerret, Golem, Gjirin e Lalzit etj.
Shumë është përfolur për to, por gazeta Shqip ka botuar sot një listë të ministrave që kanë vila, apartamente, shtëpi e shtëpiza druri, përgjatë bregdetit shqiptar, kryesisht në afërsi të Tiranës, në Kavajë e Gjirin e Lalzit (gjë që tregon se nuk përdoren vetëm për pushime, por gjatë gjithë vitit për shkak të afërsisë me kryeqytetin). Sipas vëzhgimit të gazetës ministrat kanë rendur pas një trendi të krijuar në Gjirin e Lalzit nga Argita Berisha e Ilir Meta, të cilët kanë qenë të parët që kanë blerë vila në këtë zonë. 11 nga 15 ministra kanë prona të tilla.
Politikanët i kanë të gjithë duart në vazon me mjaltë. Është profesioni i dytë më i vjetër në botë.Por ajo që bën përshtypje janë çmimet dhe motivimet e blerjes së këtyre vilave: Ose kushtojnë shumë lirë, ose janë me “këmbime” ose janë “dhurata” etj. Psh, vilë 166 m2 në Gjirin e Lalëzit që kushton 56 mijë euro (Argita Berisha)... Vilë 317 m2 në Gjirin e Lalëzit me këmbim trualli (Ilir Meta)... Vilë 79 m2 në Gjirin e Lalëzit 35 mijë euro (Myqerem Tafaj)... Vilë në Qerret 90 m2, 6 milionë lekë (Genc Ruli)... E po kështu Arben Imami, Aldo Bumci (ky e ka blerë 1.6 milion lekë!) Vangjel Tavo (dhuruar nga vëllai) etj, etj. Ç’janë këto vila e apartamente në bregdet që kushtojnë sa një kasolle në Bathore?? A ka për të gjithë? :) (A.N.)

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

Po të funksionojë shteti me tatimet, të gjithë këta ministra e kanë vendin në burg. Mjafton t'u nxjerrësh bilancin shpenzime/të ardhura.

Rroga = x lekë; ..................shpenzime në familje, ushqim, veshje, energji elektrike, internet, ujë, transport, karburant, etj = x lekë..............teprica= x lekë

Dhe del ashiqare vjedhja nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kur ndesh pronat e tyre të patundshme. Nga burgu duhet të shpëtojmë ish kryetarin e Kontrollit

të Lartë të Shtetit, i cili ka pranuat vetëm 200 mijë euro "dhuratë".

Submitted by Luani (not verified) on

Derrat e ndyre. HAJDUTET. E nisem te barabarte, me nje hyrje ne pallat. Pse u bene vetem ata? Nuk themi se do te jemi perseri te barabarte, por jo me diferenca te tilla.

Submitted by klodi (not verified) on

Ja prit sa tu heq Sala imunitetin pa ta shofin ata :)

Submitted by rolandb (not verified) on

Artikulli flet per Gjirin e Lalzit, por ju keni vene ne foto Gjirin e Sarandes. Hmm. Nuk njifni as harten ? LOL .

Per nje gazete qe ironizon nje polic analfabet ne te njejten dite, pritej qe ta dinte  se ku bie Gjiri i Lalzit, them une. Jo?

Submitted by Nadia Shabani (not verified) on

O Klodi po pse deri tani kane pasur ndonje imunitet ata? Saliu i mbron ata qe do me imunitet apo jo kjo nuk ka rendesi. Nuk e mbrojti

Lulzim Bashen, Fatmir Mediun dhe Ilir Meten? Po femijet e Berishes ku e gjeten pasurine qe kane me miliarda? Ku ishin ata, ne te gjithe

ne vitn 1990 pothuajse qeme  njesoj tani nga na doli gjithe kjo pasuri qe kane vene keta vampire te gjakut te shqiptareve? Pra eshte Berisha

i pari qe duhet hetuar dhe futur ne burg per shperdorim dhe vjedhje te pasurise se shqiptareve dhe pastaj te deputeteve dhe ministrave te tij.

Me ekonomine shqiptare eshte bere masakers e madhe se jane shitur pasurite e vendit dhe dhene koncesionet me para te madhe dhe parate i

marrin ministrat dhe femijet e Berishes si seksere te te jatit, prandaj jane blere ato vilat por ato vilat nuk jane me asgje nga ato para te fshehura

neper bankat e huaja sic i kane fshehur Greket.

Submitted by Lira (not verified) on

Me sa di une, Z. Argita Berisha e ka shembur vilen ne Gjirin e Lalzit dhe tani po e nderton nga e para, me duket pak me te madhe.  Nuk di te them nese e ka perfunduar se ndertuari

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.