Ilir Yzeiri: Regjimi mban anën e Nexhmijes dhe sulmon Kadarenë

Publicisti Ilir Yzeiri, që ka ndjekur me vëmendje debatin e provokuar nga padia e ngritur nga Ismail Kadare në adresë të Nexhmije Hoxhës lidhur me dorëshkrimin e Dimrit të Vetmisë së Madhe, ka vënë re (e bën të ditur në shkrimin e tij të publikuar në Shqipin e sotëm) një mobilizim “të nëpunësve të rinj të Institutit të Krimeve të Komunizmit” e të “gazetave periferike të regjimit”, të cilat kanë zënë të botojnë “shkrime të Kadaresë marrë nga gazeta Drita e viteve të diktaturës”. Më poshtë, Yzeiri përmend dhe një gazetë tjetër periferike (nuk i pwrmend me emwr gazetat, por duhet ta ketë fjalën për Standardin e Metropolin, që kanë qenë shumë të tërhequr nga ‘zënka’ Kadare-Nexhmije), që “rimerr një argument tjetër: Kadare-Pipa dhe gjuha standarde”. Prej këtu, autori i shkrimit heq një paralele me rastin ‘Hysni Milloshi’, i cili u shndërrua për pak kohë në një star për regjimin, ngaqë hoqi ca vota nga thesi i votave të Ramës. Mesazhi? Tani, regjimi është vënë në mbrojtje të Nexhmije Hoxhës, sepse Kadare është në krahun e kundërt (Yzeiri kujton letrën që shkrimtari i nisi Lulzim Bashës, me anë të së cilës i bënte thirrje të tërhiqej nga gara për bashkinë e Tiranës.
Shkrimin e plotw mund ta ndiqni nw linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/08/04/kadare-hoxha-interteksti-dhe-ca-te-tjere-rruges/
E.G.
Comments
Mos na bej per te qeshur o

Mos na bej per te qeshur o Ilir Yzeiri: ne rast se regjimi do te sulmonte Kadarene, se pari do te duhej te kishte kritika te forta nga ky i fundit per regjimin. Eshte e kote te na permendesh letren per Lulzim Bashen ne nje kohe kur Kadare nuk ka bere as kritiken me te vogel per shkeljen brutale te te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Se dyti, ne te njejten kohe qe kjo qeveri derdhte plumba drejt protestuesve (janar 2011) miratonte edhe kandidaturen per ambasadore te vajzes se Kadarese, e cila nuk ka punuar as edhe nje dite ne Ministrine e Puneve te Jashtme.  Se treti, gjykatat (te cilat pretendohet se jane te lidhura me regjimin) vendosen ne nje kohe rekord per dorezimin e doreshkrimit te ''Dimrit'' ne arkive, nderkohe qe ne te tjeret zvarritemi dyerve te gjykatave per vite me radhe.

Ilir mos e prish, se ke bere

Ilir mos e prish, se ke bere ca shkrime te mira te spikatura, sidomos me ambasadorin e SHBA, tani mos na shit ne Kadarene. Nuk kemi nevoje te na i rregullosh as ti shemtosh me keq as ate as Nexhmijen se i njohim vete. Me nje fjale mos e dhit muhabetin.

Ilir, tjeter gje enderrojme,

Ilir, tjeter gje enderrojme, tjeter gje eshte realiteti. Zgjohu;-)

PSE MERRENI ME ALTIN GOXH

PSE MERRENI ME ALTIN GOXH LEGENIN, O NJEREZ?

Lereni rehat Ilir Yzeririn,

Lereni rehat Ilir Yzeririn, ai kaq di kaq ben. Ashtu si disa bime gjallojne vetem nen hijen e pemeve te larta, edhe Yzeiri ka zgjedhur t'i beje fresk Kadarese, cfaredo qe te beje apo mos beje ky i fundit.

Ilir leje pash Zotin, leje. A
Ilir leje pash Zotin, leje. A edhe ti do me mare ven ne propaganden e Kadares, ne te cilen do ta paraqet veten si ku dershtar i diktatures? Kjo asht prralle
Add new comment