Kush tha që shqiptarët nuk po shkëlqejnë në Londra 2012?!

Postuar në 03 Gusht, 2012 15:34

Ndoshta atletët nga Shqipëria nuk lanë gjurmë aty, por një sportist shqiptar i natyralizuar në amerikan po shkëlqen në 'Lojërat Olimpike Londra 2012’. Ai është volejbollisti Donald Suxho (në foto), i cili po luan rol të rëndësishëm në përfaqësuesen e SHBA’së. Në ndeshjet e fundit ekipi amerikan ka fituar ndaj Gjermanisë, fitore që i atribuohet Suxhos falë lëvizjeve të tij. Volejbollisti me prejardhje nga Korça ka përcaktuar rezultatin në dy setet e fundit, që shënuan dhe fitoren për amerikanët.

Donald Suxho u lind më 21 shkurt 1976. Akoma adoleshent, ai u bë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar në 1995-1996. Familja e Donaldit emigroi në Natik, Masaçusets, ShBA pikërisht në 1996. Pas mbërritjes në SHBA, ai u bë një nga lojtarët më të njohur të volejbollit me një karrierë mbresëlënëse. Ai luan volejboll me ekipin olimpik amerikan që nga viti 2001. Ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2004 në Athinë dhe këto të Londrës janë lojrat e tij të dyta olimpike me fanellën amerikane.

Mirëpo, duket se talenti i Donald Suxhos nuk ka ardhur rastësisht. I ati i Donaldit, Petraq Suxho, ka qenë trajneri i ekipit kombëtar shqiptar të volejbollit të të rinjve dhe pas mbërritjes së familjes në SHBA ai u bë trajner i ekipit të volejbollit të Gjimnazit Natik në Masaçutes. Ka qenë pikërisht ai, i cili e ka trajnuar të birin qoftë në Shqipëri, qoftë në Amerikë.

Përveç Suxhos, edhe futbollistja me prejardhje nga Mitrovica, Kosovare Asllani përfaqëson Suedinë në Lojërat Olimpike. Ekipi suedez ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Olimpiadës ‘Londra 2012’ dhe është kandidat serioz për të fituar medalje. (A.N.)

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Ky Donaldi  eshte i shkelqyer --Volejbollisti me i mire ne USA eshte ky --Brvo Donald !

Submitted by diamond (not verified) on

HISTORI TIPIKE SHQIPTARE:

Te mire ne dhe te huaj dhe medioker(politika te jete per gje ne kete mes????) ne shtepine tone.Paska qene natyra(mallkimi)jone(yne) si komb.

Submitted by Ay nga Tirana (not verified) on

Shkelqejne kur shkojne jashte Shqiperise dhe mire e bejne. Çfare duhet te beje nje i ri i talentuar ne Shqiperi, te shkoje jashte dhe t'i krijoje vetes mundesi te behet dikush, apo te qendroje ketu dhe te mbetet medioker. Qe te shkelqesh ne sport duhen kushte. Olimpiada na ka dhene shume shembuj per kete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.