Sa fiton një president-futbolli në Shqipëri?

Postuar në 03 Gusht, 2012 11:35

“Kam hequr dorë përfundimisht nga futbolli, megjithëse nuk mund të thuhet kurrë, kurrë. Nëse do të rikthehesha në drejtimin e ndonjë klubi, do të drejtoja vetëm Skënderbeun, por mendoj se eksperienca ime ka mbaruar me kaq në futboll....” - thotë në një intervistë në të përditshmen “Shekulli”, biznesmeni Agim Zeqo, presidenti i sapodorëhequr i ekipit të Skënderbeut.
Zeqo, (në foto me Boden) pas dy vitesh angazhim mendon se futbolli shqiptar nuk është një terren i mirë për të bërë biznes. “Nuk mund të them shifra, por mund të them se kam marrë (mbrapsht) vetëm gjysmat e shpenzimeve të mia” – thotë ai.
Jeni kurioz të dini sa fiton një president i një ekipi futbolli në Shqipëri nëse del kampion? “...Gjithsej kemi përfituar 330 mijë euro në sezon, ku 70 mijë i kemi marrë nga FSHF-ja për daljen Kampion dhe pjesa tjetër nga pjesëmarrja në fazën e parë të Kupës së Kampioneve. E gjithë shpresa jonë ka qenë kalimi i turit të parë. Nëse do të kalonim, atëherë klubi do të përfitonte rreth 8 milionë euro...” – thotë Zeqo në këtë intervistë. (A.N.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Edhe nja 500,000 nga ndeshjet e trukuara, qe mezi ç&#39;presin per keto kupat europiane!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.