“Rruga që kalon nga fshati i Gramozit” dhe një rrëfim i Bazes për një udhëtim me Berishën dhe Pashkon

Në editorialin e ditës në TemA-n online, Mero Baze jep sot një dëshmi personale për segmentin rrugor pak më shumë se 20 km që lidh Levanin me rrugën e vjetër Ballsh- Tepelenë në Fratar, rikthyer në vëmendje pas një “përurimi nga Berisha” ditët e fundit. Shkruan Baze: “...Historia ka nisur në vjeshtën e vitit 2005 në parlamentin e Shqipërisë. BERZH kishte dhënë kredi për rrugën Levan- Tepelenë dhe Levan- Vlorë. Levan- Tepelenë përbëhej nga dy lote, i pari Levan- Fratar dhe i dyti Fratar- Tepelenë (që ende s’ka mbaruar). Projektin e rrugës dhe kredinë e kishte negociuar qeveria e Fatos Nanos, Berisha i gjeti këto segmente gati për tenderim, me kredi të miratuara në parim. Gramoz Ruçi i tha në një seancë parlamentare, të merrte gërshërët të priste shiritin e punimeve dhe të mos e vononte më atë rrugë që lidhte Jugun me pjesën tjetër të Shqipërisë. Berisha u tërbua. Sapo seanca parlamentare përfundoi, vendimi i parë i tij ishte anulimi i segmentit rrugor Levan- Tepelenë, që përbëhej nga dy lote.
Ishte një lajm tronditës, sidomos për ne që mezi kishim pritur të çelej një rrugë drejt Jugut. Arsyetimi i parë i Berishës ishte se ato ishin rrugë elektorale, të premtuara nga Fatos Nano për elektoratin e vet. Ka qenë një debat që e ka bërë disa herë dhe me mua. “Nuk bëj një rrugë që kalon nga fshati i Gramoz Rucit”, ishte arsyetimi i tij i mundimshëm. Dhe kur e shihte se e gjitha dukej si një racizëm ndaj Jugut, nxitonte të thoshte një broçkull më të madhe “Mos u shqetëso. Do bëj një rrugë që do shpëtoj Jugun, nga Vaqarri në Berat deri në Memaliaj. I bie shkurt fare dhe shpëton Jugun”.
Me këtë arsyetim që gënjente dhe veten, shtyu gati gjashtë muaj. Angazhoi dhe një kompani të bënte fizibilitetin e kësaj gjurme dhe befas kuptoi se duheshin shumë pare, shumë kohë dhe thuajse asnjë mundësi për ta bërë gënjeshtrën realitet. Por nuk u tërhoq nga ideja se segmenti Levan- Tepelenë s’duhej ndërtuar. Mbetej armiku më i egër i atij segmenti. Si një jugor që vizitoj Jugun më shumë se një herë në muaj, nuk më rrihej pa u grindur për këtë çështje derisa në pranverë të vitit 2006, në një udhëtim në Jug bashkë me Berishën, Gramoz Pashko më erdhi në ndihmë duke shpjeguar në sy të tij sa shumë punë ishte dashur të bëhej projekti dhe të nxirrej kredia për atë segment rrugor dhe sa i pamundur është segmenti që Berisha përdorte për alibi. Berisha nuk tërhiqej. Ideja fikse se ajo ishte një rrugë e Fatos Nanos nuk i shqitej nga mendja. Ma tha këtë disa herë....”. (A.N.)
Comments
Eshte rruga qe eshte katandis

Eshte rruga qe eshte katandis me keq ne te gjitha akset e Republikes. Ne qe na duhej ta benim shpesh, e dime se c'kemi hequr.

Sali Berisha e urren

Sali Berisha e urren Jugun.Keto 8 vjet nuk ka ndertuar asgje ne Jug te Shqiperise.Ka investuar vetem ne Veri.

o Mero.pse nuk tregon per

o Mero.pse nuk tregon per fndet qe more per te bere nje ure madheshtore qe te con ne fshatin tend.nje ure ku as nje karroce ne muaj nuk kalon.

dhe boshti i jugut ai eshte Tirane - Elbasan - Berat - Memaliaj - sarande,qe nuk zgjat me shume se 2.5 ore,por ju injorantet dhe inatcijte nuk dini se cfare shkruani.

lutuni qe te fitoje perserri Berisha ne 2013 qe te perfundoje edhe boshti jugut,ndryshe opingat ka per tu bere.

O NIK BATHORJA, TA PASKAN

O NIK BATHORJA, TA PASKAN HEDHUR PRAPE NDONJE KOCKE, SE KISHE CA DITE QE NUK LEHJE KETU TE RESPUBLICA. PO IK OR BURRE KERKOJI NDONJE PUNE SI POLIC FLAMURIT, MEQE ESHTE BERE MINISTER I BRENDSHEM. AJO ESHTE TAMAM PUNE PER NJE BATHORIST SI TI.

Me faktet e deshmitarit

Me faktet e deshmitarit okular sic pretendon ky shkrim kam dhe une te drejte qe te kujtoj nje histori personale: ishte 1993, kafja te Piramida, isha me Ed Paloken dhe nje tavoline me ngjitur ishte edhe Fevziu, na erdhi Edi Rama dhe filloi te bertiste sic e kishte zakon: KUR TE RREZOJME BERISHEN DO TE RRETHOJME TIRANEN ME TELA ME GJEMBA NGA PJESA E BATOHERES, KAMZES DHE VERIUT DHE DO TE APLIKOJME VIZA PER TE ARDH NE TIRANE CECENET E SALES! Do thote dikush si vertetohet kjo qe po them une, dhe une po ju them deshmitaret okulare! Le te na e vertetoje Mero me deshmitare kete qe thote dhe jemi jek e jek;-p

Pershendetje Profesor Altini

Pershendetje Profesor Altini (kam qene student i yti nese je ai i verteti), me fal por ko qe po shkruan sikur nuk ka shume lidhje me ate qe eshte fakt: rruga drejt gjirokaster/kakavije/sarande ka qe ne 2005 qe jane siguruar fondet dhe ne vend qe te ndertohet, perfundimi i saj shtyhet e shtyhet pambarim. Per ne ka pak rendesi a ka deshmitare Baze apo jo (sa per tu sqaruar, une dyshoj ne te gjitha ato qe thote ai), fakti eshte qe rruga u nis me nja 3-4 vjet (jo 3-4 muaj) vonese, akoma nuk ka mbaruar dhe nuk i dihet se kur do mbaroje. Me aq sa kuptoj une, duke i lene debatet "Veriu apo Jugu", ekonomise se vendit i duhet me shume rruga nga porti i durresit drejt kakavijes dhe kapshtices sesa rruga drejt Shkodres apo Kukes/Kosove.Sigurisht qe edhe ato rruge duhen bere, por ne vend qe te ndertohej durres-kukes(qe akoma unk ka mbaruar edhe me 1.2 miliarde euro) mund te ndertohej shume mire dhe me shume me pak durres-kakavije apo durres-kapshtice, madje me nje shume prej 1.2 miliarde euro mund te tepronin edhe per te permiresuar infrastukturen rrugore te bregdetit.

Ne vend qe te merremi me Bazen apo Ramen, mire do ishte qe te merreshim me ate qe e kishte ne dore dhe nuk e beri sesa me ramen.

ps: po perpiqem shume qe te mbaj te njejtin mendim te mire qe kam patur per ju qe kur keni qene profesor. gjithsesi e kam te veshtire (... dhe jo vetem per kete koment te fundit qe keni bere)

pershendetje a.b. Une merrem

pershendetje a.b. Une merrem me modelin e deshmise si avokat pasi eshte normale qe TEMA te shkruaje cti thote mendja Meros por te amplifikosh si deshmi te urrejtjes krahinore te te parit te vendit fjalet e nje "deshmitari okular" pa asnje reference eshte njesoj sikur keto fjale qe une i kam degjuar me veshet e mi ti publikoj si fakte!!! Eshte njesoj sikur ti te shkruash ne gazete se kur ishe student para 14 vjetesh une te kam thene qe jam agjent i serbeve!!! A eshte nje fakt mediatik??? Ti me te drejte ngre pyetjen per rrugen, si eshte e verteta??? Berisha donte apo sdonte ta bente rrugen??? E donte me tekeqe me te mire??? Kush e tha cfare faktesh ka??? Sinqerisht me duket idiotesi qe te pretendohet per urrejtje krahinore antirruge!!! Jemi ne 2012, mjaft me percarjet veri jug te 1997 qe prodhoheshin nga e majta ne jug kunder ceceneve te Berishes!

Pershendetje. Duke lene

Pershendetje. Duke lene menjane Meron, Ramen dhe KM a mund te me thuash mendimin tend ne lidhje me rruget qe une permend ne mesazhin me lart? sh. flmd

Me kenaqesine me te madhe:

Me kenaqesine me te madhe: RRUGA QE DONTE BERISHA ISHTE ME E SHKURTER DHE E E DOBISHME PER TE LIDH JUGUN ME VERIUN por BERZH nuk pranonte ndryshimin e projektit se i binte te procedonte nga e para dhe institucionet nderkombetare e kane shume te veshtire te jene fleksibel kur e kane kry nje here nje pune. Ti dhe une gjths smund te bejme kompetentin per pune rrugesh se skemi as aftesine profesionale dhe as informacionin e mjaftueshem. Kete qe te them e di nga fushata elektorale e 2009 si argument.

(Pa subjekt)
Howdy! I just wish to give an enormous thumbs up for the great information
you
Altino ja ke fut kot fare!
Altino ja ke fut kot fare! Edvini ato rruge dhe ndertime Ne Tirane i beri fale punes se njerezve te papune qe kishte Ne veri! Tirana kishte Pune prandaj edhe Verioret fale vitalitetit te tyre e gjeten veten Ne Nje qytet paksa kosmopolitan si Tirana! Edvini nuk ka qene racist ndaj Verioreve sepse eshte Qytetar si pak nga ju! Nejse ju keni hudh sevda me Lulin e skeni cthoni .... Me sa ju shof une juve si klase politike jeni shume larg Edvinit per zotesi e kulture, te rrime shtrember e te flasim drejt!
Ndoshta e kam une gabim por tek kampi i PDs ju vetem prasa keni; shoqeria civile nuk ekziston ose eshte Ne pagesen e atij qe eshte Ne pushtet!
Me fal qe Po DAL jashte Teme Po une vura bast qe Ti Altino do ishe Ne vend te Panaritit! Cudi si te harroji Sala me aq sherbime sa i bo! Rradhes tjeter Daku!
REspect!
Avokatuc Goxhaj nuk ja vlen

Avokatuc Goxhaj nuk ja vlen te merresh me ty, por thjesht me ngacmoi sjellja jote ketu duke ofenduar komentuestit e tjere.

Po te drejtohem me Ti (dhe besoj se e ke shume) Ti nuk ke qene kurre, sje dhe nuk ke per te qene kurre pjese e shoqerise civile, fatkeqsisht ti nuk je as aktivist, ti je thjesht nje ushtaruc. Arritjet e tua, dhe te Ojq tende fantazme me fonde qeverie i di vetem ti, dhe me sa duket hapesira e vetme qe ke gjetur per ti reklamuar eshte ne replikat e komentit te ketij artikulli. Para zgjedhjeve te 8 majit, ne cdo edicion informativ te Klanit dilte surrati yt i poshter, i lig e i zi si tymi i bunkerit qe dogje kur ishe Zgjuar, dhe gerthisje per konsumatorin. Pas zgjedhjeve ti u zhduke, te pakten deri sot, thashe se kishe vdekur (jo se do ishte ndonje humbje madhe) por ve re qe qenke gjalle, thjesht konsumatoret i mbrojte dhe puna jote mbaroi me instalimin e Lul Bashes si kryetar bashkie me vota te vjedhura Live. Une nuk di a je pjese zyrtare e stafit te bashkise apo jo, dhe sinqerisht ne nje vend te dhjere si ky i joni nje plehre me shume nuk do bente diference, por di qe je pjese e organizmit te Lulit, nuk di egzaktesisht cilen pjese apo organ ti perfaqeson, por e kam nje ide, dhe kur heres tjeter te shoh ne TV ne ndonje nga bemat e tua ne mbrojtje te konsumatorit, do te kuptoj qe Luli po e shkund nje here!

Ketu opsioni per te fshire

Ketu opsioni per te fshire ate qe thua eshte privilegj vetem i redaksise se RESPUBLIKES pra i bie qe ketu TROLLI me emrin ANONIM qe ofendon robte online qeka vete Muc Nano!!! Muco ti je ai qe po fy robte apo ndonje staf i yti me emer anonim dhe ke fshire postimin tend qe te duket sikur une po i pergjigjem A.B.???? Muc pergjigju se eshte e rende kjo!!!

Altin, kemi hequr te gjitha

Altin, kemi hequr te gjitha komentet me gjuhe vulgare te debatuesit tjeter. Ndoshta, keni te drejte. Po heqim dhe tuajat ne kete rast. Qe te mos kete keqkuptime. Nga redaksia.

Add new comment