Rama kancelarit austriak: Fajin e ka qeveria ime; jo kompania juaj

Postuar në 01 Gusht, 2012 09:31

Përpara se të hyjë në thelbin e gjërave, Rama tregohet i kujdesshëm të harxhojë ca fjalë të mira për kompaninë austriake: “Jam i ndërgjegjshëm se përgjatë viteve ‘Austrian Lotteries’ ka qenë në gjendje të gjenerojë shuma domethënëse për shtetin austriak si dhe për publikun austriak, duke vepruar me mënyra të ndershme në këtë sektor delikat, ku integriteti i operatorit është me një rëndësi esenciale”. Dhe pas kësaj, vjen një “megjithatë”: “Megjithatë, jam i mendimit se sjellja e tyre në rastin e tenderit shqiptar nuk ka qenë e këtyre standardeve dhe se ata kanë dështuar të aplikojnë të njëjtat kritere siç bëjnë në vendin tuaj”.

Tani është hera për të shpjeguar gjërat: “Kushtet e tenderit në Shqipëri, që është denoncuar që në fillim si i manipuluar nga mediat dhe kompanitë pjesëmarrëse, nuk përfshinin disa rregulla që zakonisht udhëheqin këtë proces dhe garantojnë një proces të ndershëm ofertimi, përfitime thelbësore fiskale për shtetin, trajtim të ndershëm të publikut ose përfitimet për grupe të dizavantazhuara sociale. Lotaritë Kombëtare janë në fakt një mjet unik për të krijuar të ardhura fiskale, përfitime për publikun dhe po ashtu kontributorë të rëndësishëm për çështjet sociale kudo në Europë.”

Pasi ia lë qeverisë shqiptare, duke thënë se “është turp që qeveria jonë aktuale ka zgjedhur të injorojë këto gjëra”, Rama premton se “ka si qëllim të ndërmarrë çdo hap të mundshëm ligjor për të hetuar të gjithë procesin, dyshimet për manipulim dhe për të riparuar dëmet që i janë bërë publikut shqiptar përmes këtij akti të rëndë papërgjegjshmërie”.

Muhnd të keqkuptojë kancelari austriak këtë qasje? Ndoshta, por Rama kërkon empathinë e tij, pasi “[po bëj pikërisht atë që do bënit dhe ju] në rast se do të ishin kompromentuar interesat e publikut austriak ose do ishte abuzuar përmes një akti korruptiv”.

Letrën e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://www.gazetatema.net/ëeb/2012/08/01/skandali-i-lotarise-kombetare-edi-rama-i-shkruan-kancelarit-austriak/

Re.Pu.

Comments

Submitted by loni (not verified) on

Rama eshte toc dhe e provoi edhe njehere. Kuptohet pasi e ka praktikuar korrupsionin me miqte e tij ne Bashkine e Tiranes per 10 vjet nuk i ben pershtypje nje firme austriake qe tenton nje "here te pare" ne Shqiperi. A t'i kete degjuar ndonjehere termat korrupsion pasiv e aktiv?

Submitted by e verteta (not verified) on

Nuk ka kryetar partie me koqe kendare se EDI RAMA.

Kujton ky se kancelari austriak eshte EDI RAMA

dhe jep urdher nje kompanie private terhiqu nga

qe ta fitoj miku EDI RAMEN nga greqia

kujton EDI RAMA se kompani eshte fidel yllit apo e koco kokedhimes

dhe terhiqen nga gara kur jep urdher EDI   RAMA

ZOTI RUAJT NGA I SEMUR:SE PO TE BEHET KY KRYEMINISTER DO TE NXJERRIN BOJEN

NE GJITH BOTA DO QESHIN ME NE NGA KY SHARLATAN POLITIK:

Submitted by Kristo (not verified) on

E pamenduara ndodhi! Edhe nje here politika shqiptare prodhoi xhevahirin e radhes, ate qe s'ka ndodhur dhe mos ndodhte ne asnje vend te botes!

Dakord se ka nje proces, i cili mund dhe duhet te hetohet ne imtesi per akuzat e ngritura, me apo pa baza, te drejta apo te iniciuara nga konkurrentet... le ta thote gjykata kete.  Por qe te nderhyhet nga nje opozitar, te cilit populli nuk ia ka besuar drejtimin dhe qeverisjen e vendit, deri ne nivelin e "Thuaji kompanise se shtetit tend te mos na vije ne Shqiperi" edhe kjo duket se eshte jo vetem ekzagjerim, por tejkalim i çfaredolloj norme apo etike te klases se papergjegjshme politike!

Dakord, le te mos vijne austriaket, po ke fton te vije ky sportist, piktor dhe qeverises i deshtuar? Ky eshte formati i premtimeve qe do te beje per te joshur qytetaret per voten?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.