Çdo ditë ndodhin 5-6 aksidente rrugore. Pse?

Postuar në 01 Gusht, 2012 03:51

Shtypi është i dominuar nga kronika e zezë. Nuk ka ditë që të mos ketë informacion mbi vdekje në rrugë. Shekulli i sotëm publikon disa të dhëna mbi numrin e aksidenteve rrugore në vite: në vitin 2000 ka patur 429 aksidente, në 2001-400, në 2002-328, në 2003-363, në 2004-804, në 2005-853, në 2006-1018, në 2007-1254, në 2008-1208, në 2009-1465, në 2010-2000, në vitin 2011 po 2000. Në ditët e sotme pra ndodhin 5-6 aksidente në ditë.

Sigurisht, një rritje e lehtë e aksidenteve në vite do të justifikohej me rritjen e numrit të makinave, por në të njëjtën kohë, përmirësimi i rrugëve dhe prania e kontrolli shtetëror i rrugëve, dhe i qarkullimit në to, do bënte të mundur një ulje të lehtë të aksidenteve. Pse ndodhin aksidente kaq të shumta, atëherë?

Sipas Sadedin Çelikut (të intervistuar nga Shekulli), që ka qenë për disa vite në drejtorinë e përgjithshme të shërbimit të transportit rrugor, janë një numër arsyesh: 1. Patentat jepen në këmbim të parave nën dorë, gjë që është vënë re edhe tek arrestimet e shumta në këtë sektor; 2. Automjetet janë me moshë të madhe; dominojnë ato me moshë mbi njëzet vjeçare; 3. Mungojnë sinjilastikat vertikale, horizontale, dhe elektronike; 4. Mungon ndriçimi në rrugët nacionale; 5. Shfrytëzimi i rrugëve fillon të bëhet në një kohë rrugët janë të pambyllura dhe me të meta teknike.

Re.Pu.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Aksidentet ndodhin se shoferet nuk i japin bakshish policit rugor _Jepi bakshish policit dhe nuk ndodh aksidenti --Po nuk dhate bakshish ky muhabet do jete --Ndaj mos jini doreshtrenguar, po liroheni njecike</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>ç&#39;lidhje ka <em>bakshishi</em>( fjale turke/perse, keni ndonje tjeter?) ne kte mes mor idiot?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.