Borxhi publik i Shqipërisë rritet me 255 milionë dollarë. Kalon tavanin ligjor “60% e PBB-së”

Ministria e Financave të Shqipërisë ka publikuar më së fundi raportin mbi borxhin publik për 6-mujorin e parë të 2012-ës (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/buletini_6_m_copy_1_3844_1.pdf). Nga shifrat e raportit, rezulton se borxhi publik shqiptar ka arritur në nivelin 801.2 miliardë lekë në fund të muajit qershor. Ky nivel përbën një rritje neto prej 28,4 miliardë lekësh (rreth 255 milionë dollarë) në 6 muajt e parë të vitit.
Ndërkohë, sipas INSTAT-it, Produkti i Përgjithshëm Bruto (PBB) pësoi një tkurrje prej 0.2% në tremujorin e parë, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2011-ës. Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në daljen e tij të fundit publike, deklaroi se “ecuria e faktuar e aktivitetit ekonomik në vend dhe informacioni i filtruar nga tregues të tërthortë mbi të kanë zhvendosur në kahun rënës projeksionet tona bazë për ecurinë ekonomike në pjesën e mbetur të vitit; [si rrjedhojë], ekonomia vendase pritet të ketë një ecuri të ngadaltë në pjesën e mbetur të vitit, e kushtëzuar nga dobësia e kërkesës së brendshme dhe të huaj” (http://www.respublica.al/artikuj/2012/07/26/ekonomia-tkurret-banka-e-shqiperise-e-ul-normen-baze-te-interesit-vetem-cerek).
Në këto kushte, skenari më optimist do të ishte që PBB-ja të mos tkurrej më tej në krahasim me 2011-ën; pra, të mbetet në nivelin e raportuar të 2011-ës (1301.8 miliardë lekë). Dhe në këtë skenar optimist, i bie që raporti i borxhit publik me PBB-në të jetë diku në nivelin 61.5%. Pra mbi tavanin e përcaktuar me ligj…
E.Zaloshnja
Comments
Kryesisht kujt ja kemi borxh
<p>Kryesisht kujt ja kemi borxh keto para, Zaloshnja?</p><p>Btwm, do kisha qejf te kishe nje blog personal.</p>
Ne qofte se klikoni ne linkun
<p>Ne qofte se klikoni ne linkun e raportit te Ministrise se Financave (qe autori ka dhene me siper ne lajm) mund te gjeni te detajuara burimet e borxhit publik</p>
Add new comment