Rama denoncon tek kancelari austriak tenderin e Lotarisë Kombëtare

Postuar në 01 Gusht, 2012 08:31

Edi Rama ka gjetur një mënyrë tjetër për të denoncuar e shkurajuar praktikat korruptive të privatizimit të kësaj qeverie, më konkretisht, të Lotarisë Kombëtare. Ai e ka zhvendosur praktikën e denoncimit nga salla e parlamentit shqiptar (me gojën e të vetëve) e nga konferencat për shtypin (me gojën e vet) në kancelaritë perëndimore. I ka dërguar një letër kancelarit të Austrisë, Werner Favmann, ku e vë në dijeni këtë të fundit mbi atë që ka ndodhur me tenderin e Lotarisë Kombëtare.

“Arsyeja pse jua sjell këtë fakt në vëmendjen tuaj është sepse fituesi i paracaktuar i këtij tenderi me sa duket është kompania austriake, Austrian Lotteries. Dua t’ju vë në dijeni se kam denoncuar procesin për Lotarinë, pasi ishte një proces i manipuluar”, shprehet Rama, sipas Balkanëeb-it.

I pari i PS-së e informon kancelarin se kompania fituese ‘Austrian Lotteries’ ishte vendosur të shpallej fituese para se të zhvillohej tenderi, dhe në fund ia bën të qartë se PS-ja, me të ardhur në drejtimin e vendit, do ndërmarrë çdo veprim ligjor për ta hetuar këtë proces.

Është shpejt të flasim për impaktin e kësaj letre (kancelari austriak Werner Favmann është social-demokrat, gjë që të bën të mendosh se duhet ta ketë njohur Ramën në ambientet e Internacionales Socialiste), por duket si lëvizje interesante dhe origjinale.

E.G.

Comments

Submitted by Jabanxhiu (not verified) on

Tiparet me te vlefshme te dijes kane vlere ku kontributi i saj per vetvendosje eshte realitet qe, e vertata te mos kthehet ne drame e tragjedi dhe askush te mos te na manipuloje duka na bere kukulla qe te flasim me vete. Te ne cdo gje eshte kthyer ne drame e tragjedi dhe cdo gje po konfigurohet ne perdhosje qesharake e bestialitet. Po per Detin kujt do ti shkruash: kryeministrit te Greqise!?

Submitted by loni (not verified) on

me kenaqe me rrjeshtin e fundit! Te lumte pena!

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Po kujt ti ankohet mor zoterinj??Popullit??Shqiptareve akoma nuk u eshte mbushur mendja per qeverine kriminalo-mafjoze qe eshte instaluar ne Shqiperi.A e dini ju mor zoterinj,se gjysma e Shqiptareve votojne per kriminelet ne krye te shtetit.Edhe vete te huajt habiten dhe qeshin me ne.Habiten se si ka mundesi qe Sali Berisha akoma merr rreth 50% te votave ne Shqiperi.Veriu i Shqiperise as qe e ka problem hic,per krimet e Saliut.Vazhdon ta votoje me sy mbyllur.E rrjedhimisht de Fakto Shqiperia eshte e ndare ne dysh.Ku te ankohet??Te dale ne protesta ne shesh??Te therrase popullin ne shesh,nderkohe qe jane shume pak ata qe shkojne ne proteste??Cfare te beje z.Rama.Ju,ne vendin e tij,cfare do te benit??Do shperthenit luften kunder Saliut,qe te kthehet Shqiperia ne nje 97-ate tjeter??A e kuptoni apo jo,qe endrra e Sali Berishes eshte qe te shpertheje populli kunder tij nen udheheqjen e opozites??Ai,nuk deshiron kurrsesi te humbasi me vote.Deshiron te iki si ne vitin 1997 ne menyre te tille qe te harrohen krimi dhe korrupsioni mafjozesh qe ka ndertuar keto vite.Ai del i lare nga ajo histori.Asgje nuk ka ne dore Edi Rama dhe opozita.Shpresa e Shqiperise eshte vetem vota jone kunder Saliut ne nje mase te tille,qe ta shporrim me lumenj votash.Dhe keni per te pare.Edhe nqs votohet ne mase kunder tij dhe humbja te jete mese e dukshme,Sali Berisha perseri do te provokoje popullin opozitar me te gjitha mjetet deri ne shperthim fatal,mundesisht ne lufte.A e kuptoni qe nuk ka rruge tjeter kunder Sali Berishes pervecse votes ne mase.Cdo te benit ju,ne vend te Edi Rames nqs do vjedhi votat perseri ne vitin 2013??Do te digjni Shqiperine??Do i benit popullit thirrje te rrembje armet,me koshjence te plote per viktimat e pafajshme qe do shkaktohen nga nje konflikt i tille??Shkoni mor debila dhe mesoni pak me teper.Hapni ndonje liber se ju ben mire.

Submitted by loni (not verified) on

justifikues i paaftesive te Edi Rames! Per difektet e tija na kerkon llogari neve??? Se cfare do te beja une po te isha ne krye te PS-se eshte puna ime. Problemi eshte cfare po ben Edi! Kuptove Labo? Po ta mbyll me nje refleksion timin personal mbi 97-en: pikerisht se ai vit u mbyll pa asnje hakmarrje ndaj PD-se por me tradhtine e PS-se ndaj popullit qe e votoi, jemi ketu ku jemi sot! Dhe me hakmarrje i referohem qofte edhe ndjekje penale ndaj Berishes...

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Tradhetine ndaj PS-se e kreu ne menyre spektakolare Fatos nano.Edi Rama e ka fajin edhe per kete??Dakort.Edhe per kete e ka fajin nga paaftesia Edi Rama.Une jam i mendimit se Edi Rama kur te vije ne pushtet ka per te pastruar Shqiperine nga mafja ne pushtet.Prandaj kunder Rames jane shumica e krereve te majte dhe te djathte.Fatos Nano-ja e urren Edi Ramen.Pse??A mund te me thuash??Ngaqe i mori partine??Ai vete ja dorezoi partine Rames ne vitin 2005.Jo mor zoteri.E urren ngaqe ardhja ne pushtet e Edi rames nuk do te beje dallim midis pislllekut te majte dhe te djathte ne Shqiperi.A e din c'fare u tha Patozi para disa kohesh kolegeve te tij te opozites??Me duket se nuk e ke degjuar.I pyeti.Pse e mbeshtesni Edi Ramen me cdo mejt,nderkohe qe ju e dini shume mire se ai do ju coje ne burg edhe juve???Kjo ishte deklarata qe jo shume njerez i ka vene rendesine e duhur.Une ate  equaj nje deklarate historike.C'fare mendon ti,se Ilir Meta nuk donte te bashkohej me PS-ne dhe me Ramen ngaqe urren PS-ne??Jo mor zoteri.Por me Ramen ai nuk vjedh dot dhe rrezikon seriozisht burgun.Hajde tek une i tha Saliu dhe vidh sa te duash e mos caj koke per burgun,se te mbroj une,mjafton te me mbash akoma ne psuhtet.Kjo eshte e verteta,qe Edi Ramen e sulmojne dhe nga brenda PS-se.Filloi i pari Kastriot Islami,qe ne vitin 2009 ishte hartuesi i strategjise eelketorale te PS-se.Disa kohe me tej vazhdoi djali i tezes se Nanos Ben Blushi etj.Me rastin e zgjedhjes se Presidentit Nano-ja perseri donte te percante PS-ne ashtu sikunder veproi ne vitin 2007 kur Bamir Topi u votua me deputete te blere nga Opzita nepermjet Nanos.Si ka mundesi qe te gjithe jane shenderruar armiq te Edi Rames,me te shper vete te majtet sesa edhe te djathtet??Pse shikimi i te majteve dhe te djathteve ne krye te partive te Tiranes bashkohet ne nje pike.Te gjithe kunder Edi Rames.C'fare i ka bere aq te keqe Edi rama Fatos Nanos,Kastriot Islamit,Ben Blushit,Ilir Metes etj saqe e urrejne Edinme teper se dhe vete Saliu.Ta them une.Frika nga sekuestrimi i pasurive kriminale qe kane ne posedim dhe ndoshta edhe vete burgosja e tyre per krimet e panumerta ekonomike dhe njerezore.Ky eshte kendveshtrimi im,i nderuar mik.Mund te zhgenjehem perseri do thouash ti,ashtu si ne vitin 1997.Patjeter.Nuk e perjashtoj.Por ama,besoj se me lejon te shpresoj.Dhe nqs Edi rama do ta zhgenjeje popullin Shqiptar sikunder veproi F.Nano,i sigurte te jesh,se edhe ate do ta heqim nga PS-ja deri sa te gjejme njeriun e duhur qe do tju thyej kockat zullumqareve te krimit qe kane zaptuar prej kohesh Shqiperine.Te pershendes.

Submitted by loni (not verified) on

O Muco, kete hap e mirepresim! Nuk ka dyshim ne kete pike. Por prape, ne kritikeve te Edi Rames, na ngelet qejfi ne nje tek pike. Pse asnjehere Edi Rama nuk deklaron qe do te  ndjeke per korrupsion dhe krim te larte ndaj kombit si dhe organizim te organizates mafioze, te tere aktoret ne kete histori: Qeveria jone, biznesmenet tane, si dhe biznesmenet austriake. Ketyre te fundit mund t'u kerkohet edhe demi ne vendin e tyre sipas ligjeve austriake dhe te BE-se. Gjithmone nese provohet qe ka pasur korrupsion. Por qe besojme, si ti si une e plot te tjere, qe nuk ka se si te mos kete pasur (nje gje qe vlen 100 e jep per 3). Minimalisht nje e tille deklarate e Edit do te trembe pa mase palen shqiptare. Por kur degjon Bracen qe aludon se dikush ne PS ishte gezuar, dhe kur beson cfare degjon per financime brenda ne PS nga biznesmente te Familjes, atehere a mund ta besojme se Edi e ka realisht me ate letren e tij?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.