Nuk është vetëm Surroi i pakënaqur nga Christopher Dell

Postuar në 01 Gusht, 2012 12:00

Komentatori i Zërit, Fadil Lepaja, ka shkruar një artikull, me anë të të cilit thotë të vetën në debatin që ka provokuar polemika mes ambasadorit amerikan Dell dhe publicistit shqiptar Surroi. Dhe rreshtohet qartazi, si pak të tjerë në Prishtinë, kundër ambasadorit. “Ai nuk u mjaftua të ishte vetëm kryediplomat në këtë vend, por ai u fut thellë edhe në politikë. Gati drejtpërdrejt! Anoi haptazi, negocioi koalicione, emëroi e shkarkoi... bëri çka deshi vetë!”, thotë Lepaja në shkrimin e vet me titull ‘As mos e mendo, cowboy!’

Komentatori i Zërit merret gjatë me ambasadorin amerikan, dhe aty gjen rast të bëjë edhe pak ironi me faktin që SHBA-të përfaqësohen nga një “rrotëz” e vogël në ‘kurrkundin” me emrin Kosovë. “Z. Dell po shkon”, thotë ai, dhe aty për aty bën ndarjen mes Dell-it dhe vendit të Dell-it: “Amerika mbetet ndër ne! Vetëm kështu, pa pasur nevojë për ndonjë fakt shtesë, po e kuptojmë të gjithë ne edhe ata që pohonin ndryshe andej dhe këndej vijës së kuqe qeveritare, se Dell-i dhe SHBA nuk qenkan një”.

Shkrimin mund ta ndiqni të plotë në linkun: http://www.zeri.info/artikulli/3/20/54344/as-mos-e-mendo-kauboj/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Fadil Lepaja eshte dashur ta kritikoje njejte edhe Surroin. Veton Surroi eshte pasuruar ne mer te Kosoves dhe nuk i ka dhene asgje Kosoves. Ka marre 1 milione dollare donacion nga qeveria e Amerikes ne emer te Kosoves. Ka marre 1.3 milione pound nga qeveria britanike ne emer te Kosoves. Ka marre 600 000 dollare nga Sorosi ne emer te Kosoves. Te gjitha parate i ka shfrytezuar per blerje te shtypshkronjes, botim te gazetes dhe televizinit KTV. Veton Surroi eshte perfituesi me i madh ne emer te Kosoves, jo vetem pse ka marre mbi 3 milione ne emer te Kosoves por sepse mediat e tij shfrytezohen si mjet propagande vetem per kultin e tij personal. Provo Muç ti apo kushdo te shkruani diçka kritike per Surroin dhe do ta shihni a e bton gazeta&nbsp; dhe TV e tij. Lepaja e di kete mire, por ja qe ju paska lepire Surroit sepse ka menduar qe Dell po shkon dhe mos po i hidheroj Surrojet. Edhe Delli edhe Surroi jane nje m... Nuk eshte mire te jesh i njeanshem sikur Lepaja, por duhet rene te dy te keqijave qe na kane pllakosur diplomate idiote dhe publiciste egoiste qe nuk u ha palla per popullin e as Lepajen.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.