Kontroll faktesh: “Aleanca Kuqezi kërkon të mbështetet nga 62 % e elektoratit shqiptar”

Në një mesazh për elektoratin opozitar, të botuar në gazetën Tema, Kreshnik Spahiu u përgjigjet kritikave të disa opinionistëve në lidhje me sfidën që Aleanca Kuqezi ka shpallur si ndaj PD-së që është në pushtet, edhe ndaj PS-së që është në opozitë. Në ndihmë të përgjigjes së tij, Spahiu sjell edhe disa shifra elektorale nga zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Shifrat e zgjedhjeve të 2009-ës [tregojnë] se Socialistët gëzojnë 620.000 vota në raport me 3.200.000 qytetarë me të drejtë vote. Sipas kësaj statistike, socialistët votohen nga 19% e shqiptarëve. Demokratët votohen nga 610.000 votues. Nëse mbledhim votuesit e PD-së dhe PS-së, të dyja së bashku votohen nga 38% e qytetarëve me të drejtë vote, sipas statistikave zyrtare. Natyrshëm del që shumica e elektoratit shqiptar votojnë ose abstenojnë kundër establishmentit PD dhe PS,” shkruan Spahiu
Dhe më tej, duke u bazuar në llogaritjet e mësipërme, ai shprehet se Aleanca Kuqezi kërkon të mbështet nga 62 % e elektoratit shqiptar, i cili nuk ka votuar PD-në dhe PS-në.
Por llogaritjet e Spahiut kanë në themel një hamendje të pabazë.
Ndër 3.2 milionët shqiptarët me të drejtë vote, rreth 1 milion janë emigrantë që nuk e ushtrojnë të drejtën e votës. Vetëm pak mijra prej tyre kthehen në Shqipëri ditën e votimit për ta ushtruar atë të drejtë, ndërkohë që të tjerët nuk e kanë mundësinë të votojnë për deputetët shqiptarë në vendet ku jetojnë. Pra, në 62-përqindëshin që ka hamendësuar Spahiu si anti PD-PS, mund të ketë edhe dhjetra (në mos qindra) mijra emigrantë që do të votonin për PD-në ose PS-në, në qoftë se do t’u krijohej kollajllëku i votimit në vendet ku jetojnë.
E.Zaloshnja
Comments
Po mund te kete shume

Po mund te kete shume emigrante qe mund te votojne per PD e PS, por ama tipologjia e emigrantit eshte tmerresisht mosbesuese ndaj PD+PS, ndryshe nga tipologjia e shqiptareve brenda, ka nje dallim humneror mes tyre, qe lidhet kryesisht me faktin qe shumica ne Shqiperi, sheh te mbijetoje fale politikes, ndersa votuesi ideologjik eshte ne minorance.

Nuk eshte fare çudi, dhe na e ka treguar LSI-ja, qe po te njejtet votues te ndryshojne kahun drejt AK-se, e cila ne fund te fundit eshte parti ideologjikisht e hapur per shumicen e shqiptareve ( eshte e mbyllur ideologjikisht per kozmopolitet, por jo per te majte e te djathte, siç jane keta ne Shqiperi).

62% eshte zona ku AK-ja kerkon vota, pastaj sa do t'ia dale eshte pune tjeter.

Gjithsesi edhe po te hiqen 1 milion emigrantet, ngelen 700 mije qe jane ne Shqiperi e s'votojne, nderkaq sondazhet dhe logjika thone qe as PS-ja e as PD-ja, s'mund te pretendojne shifrat e fryra te 2009, po do bien tek 500 mije votuesit.

hyp xhixhi.....62% pa

hyp xhixhi.....62%

pa llogaritur edhe elektoratin e zhgenjyer te pd-ps qe vene rreth 30%, ja vajtem 92%. Shto ketu edhe vajzat e bukura qe do t'a votojne se eshte bukuran, rreth 5%, vajtem 97%, shto afersisht 3% qe jane ata qe do te votojne me porosi nga burimi i pareve te kreshos, vajtem sipas hesapeve te ketij lloji qe i vetmi qe nuk do t'a votoje ak jam une.

process

Po ti do ta votosh more

Po ti do ta votosh more zeshkan se edhe pse Janulle b#theshqyeri te paguan per te kunderten, ty te pelqen shume sallami i Myzeqese dhe pikerisht per kete do ta votosh!

PEDERIZMI BERISHIAN PO PERENDON, PS-ja ESHTE MYKUR NEPER ZYRA DHE AFERA, ALEANCA KUQ E ZI ESHTE E VETMJA ARDHME E SHQIPERISE!

o shoku, pyet njehere gruan

o shoku, pyet njehere gruan tende se ca jam une, pastaj jepi llapes.

Nje nga arsyet qe jam kunder c'do levizjeje nacionaliste, eshte se ne pergjithesi ato kane mbledhur rreth vetes llumin e shoqerise, njerez pa asnje vlere te cilet jane ezaltuar nga propaganda se ishin te vlefshem vetem se ishin. Po te shohesh levizjen nacionaliste me serioze dhe te sukseshme te te shekullit XX, nazizmin, ve re se berthama e tij ishin, skizofrene, bq, maniake depresive, hajdute, mashtrues etj.

Nuk e ve ne dyshim se ti ( jo gruaja jote) do t'a votosh ak. eb

Fitorja e Spahiut do jete

Fitorja e Spahiut do jete bllokada me e madhe qe do ti behet Shqiperise nga fqinjet,do tu jape "arme" analogeve" ballkanike,do frenoje investimet,kredite,rruget tregetare,levizjet e lira,armiqesi me pakicat..Dhe jeta E SHQIPTAREVE DO SKUQET NGA VETMIA DHE DO NXIHET NGA VARFERIA!..S a per trojet,ky miush i ka bere hesapet pa hanxhine pasi gerriset me anetare te vjeter te Natos,dhe lobiste te fuqishem greko-amerikane..Keto "mesime" na i jipte dikur Partia Republikane,PDIU,BALLI e ZOGISTET. Ti more "bjond" do maresh......!Sa me shpejt te te vine mendt,aq me shpejt nuk do ti hane qente..Por me sa duket ti i ke hunbur mendt dhe vrapon pas parrullave ekstreme te Spahiut,qe shiten per fat te keq shume lire ne tregun e trazuar politik shqiptar..Mos e co voten dem,do te zhgenjehesh, pasi nuk eshte kaq trim sa duket!

Nje koment gjuhesor: Zoti

Nje koment gjuhesor: Zoti Zaloshnja e pordor shume kete fjalen anglisht "prezumuar"( ne anglisht "presume").Nje numur shume i vogel shqiptaresh e kuptojne kete fjale.Ai fare mire mund te perdorte fjalen ose togfjaleshin( nuk dua ta perdor fjalen "perefrazim") shqip: "e marr si te mireqene"," e mendoj te mundshem" ose edhe "parashikoj".Hiqni dore nga fjalet e huaja,zoti Zaloshnja.Ju si gazetar dhe analist shqiptar duhet te jepni shembull ne ruajtjen dhe pasurimin e gjuhes shqipe me fjale ose shprehje ne shqip,kur mungon fjala apo folja dhe te kritikoni perdorimin pa vend te fjaleve te huaja.Kjo gje eshte bere udhe( nuk dua te perdor fjalet e huaja "zakon" apo "tradite") jo vetem nga disa gazetare e folesa ne TV por sidomos nga te ashtuquajturit politikane dhe disa deputete ne kuvend, te cilet duan te tingellojne si "me kulture", "njerez te lecitur"!Pika kultures qe zotrojne! Kam frike se kur flasin me te huaj perdorin gjuhen shqipe,te shtremberuar me disa fjale te huaja ose gjuhen e gishtave.

Gjuha e huaj e folur nga nje shqiptar i Shqiperise se Mesme,i pa shkolle,qe mburrej se fliste italisht,flitej si ai qe kur iu drejtua nje italiani i tha: " O sinjoro,kuando che i ramazon,se tropo fajde per i vuxhuti, perke non bevere dahon!" Eshte koha e ramazonit!

Bravo Arberesh, Ne te vertete

Bravo Arberesh,

Ne te vertete nuk eshte vetem Zaloshnja qe kerkon te shese mend se e di aq mire anglishten, sa qe shpesh nuk e gjen dot fjalen ne ship dhe e ia fut anglisht. Gazetare dhe politikane te ketij kallepi ka sa te duash dhe duket se po shtohen cdo dite e me teper. E vetmja menyre per te frenuar keta bastarde eshte perplasja ne fytyre sa here qe tentojne te shtremberojne gjuhen tone.

Falenderoj dhe pergezoj

Falenderoj dhe pergezoj z.Zaloshnja dhe redaksine per korigjimin e bere,duke zevendesuar fjalen anglisht "presume" me fjalen shqipe "hamendje" apo "hamendesim',qe i afrohet origjinalit te fjales angleze, apo latine;te pakten eshte shqip " ma ha mendja"(ose e marr me mend).Te vetekorigjohesh dhe te pranosh nje verejtje shoqerore eshte edukate,kulture dhe perparim.

Falenderoj dhe pergezoj

Falenderoj dhe pergezoj z.Zaloshnja dhe redaksine per korigjimin e bere,duke zevendesuar fjalen anglisht "presume" me fjalen shqipe "hamendje" apo "hamendesim',qe i afrohet origjinalit te fjales angleze, apo latine;te pakten eshte shqip " ma ha mendja"(ose e marr me mend).Te vetekorigjohesh dhe te pranosh nje verejtje shoqerore eshte edukate,kulture dhe perparim.

Ja fut pordhes kreshua, aq sa

Ja fut pordhes kreshua, aq sa thote ai ska popull Shqipetar, jo votues.

Add new comment