5 ndotjet e Lubonjës

Postuar në 30 Korrik, 2012 08:19

"Ndotjet" e ka titulluar shkrimin e sotëm në Panorama, Fatos Lubonja, ku fillimisht flet për situatën tonë të jashtëzakonshme me plehrat: "…Plehra që dergjen rrugëve rreth e rrotull vendeve të banimit; plehra që shkarkohen nëpër rrëpira; plehra gjithandej. Dhe ne që jetojmë mes tyre pa na bërë përshtypje…".

Por veç kësaj ndotje të madhe të  jashtme, Lubonja numëron 4 ndotje të tjera, të brendshme. Shkruan Lubonja: "Ndotja që ne shohim, dëgjojmë, prekim, nuhasim e shijojmë me shqisat tona në trajtën e plehrave, mbeturinave, kalbësirave, bajgave, dioksinës etj., nuk është tjetër veçse vizualizata e jashtme e ndotjes sonë të brendshme.

E kam fjalën, për shembull, për ndotjen tonë morale. Shikoni ç’bëhet: të duket sikur jemi një popull që e ka të natyrshme – ashtu sikurse të hedhë plehrat nëpër rrugë – të pasurohet duke vjedhur, mashtruar, gënjyer, trafikuar, korruptuar e jo duke punuar me ndershmëri.

E kam fjalën për ndotjen politike. Shikoni ç’bëhet: nuk gjen dot një politikan që t’i përmendësh emrin pa menduar se është i ndotur, e megjithatë emrat e tyre përmenden natë e ditë me respekt të madh – pale kur lënë ndonjë koalicion e kalojnë në ndonjë tjetër!

E kam fjalën për ndotjen mediatike. Shikoni ç’bëhet: gazetat e televizionet, në vend që të informojnë e të investigojnë për t’i shërbyer publikut, riciklojnë e ambalazhojnë ndotjet e politikës e të korrupsionit të pronarëve të tyre për t’ia shitur publikut, nëpërmjet gazetarësh/kamerierë që të paraqesin menynë të veshur me papion, si ushqim “BIO”.

E kam fjalën për ndotjen e Drejtësisë. Shkoni ç’bëhet me gjyqet dhe jo gjyqet e shumta që të bëjnë të mendosh se Drejtësia, në vend që të jetë fshesë e pastrimit të krimit, kullon krim e korrupsion vetë…" (A.N.)

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

mire e ke ti more Fatos po ketu as kush sta ve veshin,  e kane mendjen vec me ta mballos.......

Submitted by Bard (not verified) on

Lubonja eshte nga te paktet intelektuale qe eshte per tu respektuar ne cdo shkrim qe ben. Vetem me nje kendveshtrim nga lart-poshte dhe perbuzes te gjendjes se mjerueshme ne te cilen gjendet ky komb, mund ti behet kritika qe meriton. Une mendoj qe per shkak te mungeses se kritizereve si Lubonja, dhe shtimit ne mase te te vetekenaqurve qe pranojne te jetojne mbi plehra mjaft qe te mbushin plencin, jemi ne kete gjendje. Nuk ka perbuzje as percmim te mjaftueshem per tufat e tuhafeve qe vrapojne te krenohen me nje identitet kombetar dhe pohime kuqezi qe s'gjenden kerkund ne psiken e shqiptarit te sotem. Ne qofte se ka nga ata qe krenohen me gjendjen morale te shqiptarit mesatar te ketij fillimshekulli, atehere mua me vjen ndoht qe jam shqiptar. Ashtu sic turperohem nga parulla patetike 2 lekeshe si "O sa mire me qene shqiptar!". Per cfare eshte mire me qene shqiptar? Per faktin se kemi qelbur Europen me kriminele, prostituta dhe trafikante   te rangut  boteror dhe i kemi shendrruar  dy shtetet tona ne Kolumbine e Europes? Per faktin qe si ne Kosove ashtu ne Shqiperi qeverisemi nga maskarenj qe kane vrare njerez dhe askush s'ben gëk? Apo qe edhe ne opozite kemi po te njejtin soj qe pritet te na qeverise kur keta qe jane ne pushtet te jene velur nga parate dhe zanati i te vjedhurit?

Submitted by Elton (not verified) on

Skaner i sakte i asaj qe te gjithe e shohim, por nuk e dononcojme!

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Jemi te ndotur dhe ne si popull perndryshe nuk do ti pranonim keto "ndotje".

Submitted by Kristo (not verified) on

Ne nje nga emisionet "Opinion" me tematike ndotjen, ku m]e duket se qe edhe vete Lubo i ftuar ne panel, vete A. Frangaj u shpreh ne menyre konkluduese se "jemi popull pisanjos".  Dhe kjo eshte sa e vertete ne higjenen personale, aq edhe me shume ne higjenen psiko-sociale te vete shoqerise sone...fatkeqesisht ama!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.