Kushdo e di që Topi është kreu i FRD-së, përveç Topit, Oketës, etj ...

Cili do të jetë roli i Bamir Topit pas mandatit presidencial? Kjo është pyetja që i është bërë Bamir Topit, para e pas përfundimit të mandatit, por edhe eksponentëve të FRD-së, dhe përgjigja e të gjithëve ka synuar të maskojë atë që të gjithë e dinë tanimë, dmth që Bamir Topi është shpikësi, themeluesi e kreu i padiskutueshëm i FRD-së. Ja, fjala vjen, si i është përgjigjur Gazmend Oketa së njëjtës pyetje në Gazetën Shqiptare:
“Nuk ka kaluar ende një javë nga mbarimi i mandatit presidencial të z.Topi dhe, siç ai vetë është deklaruar, do të marrë kohën e nevojshme për të publikuar vendimin e tij lidhur me angazhimin në politikë. Unë nuk dua të flas në emër të z. Topi, por sigurisht që angazhimi i tij në FRD do të ishte kontribut dhe një vlerë e shtuar e padiskutueshme. Unë dhe z. Topi do të kemi një takim ku do të diskutojmë pikërisht këtë çështje dhe më pas çdo deklarim që lidhet me emrin e z.Topi dhe angazhimin e tij politik duhet të bëhet nga vetë z. Topi. Personalisht kam gjithë durimin e nevojshëm për të pritur fundin e gushtit apo fillimin e shtatorit për të dëgjuar këtë deklaratë dhe për t’u njohur me gjithë detajet e këtij angazhimi.”
Ka vërtet kuptim të fshihet fakti që Bamir Topi ka qenë e është de facto në krye të FRD-së?
Re.Pu.
Comments
Qe cke me te qe ka kuptim,

Qe cke me te qe ka kuptim, dhe sidomos ti Muco duhet ta kesh te qarte me kohe :). Topi nisi kete projekt nga mesi i vitit 2011 me nje-dy persona qe mund te konsiderohen miq te tij dhe nismetare kryesore te PD-se se 1990-es, ne te cilen te mos harrojme Topi dhe Oketa nuk kane qene. Jo sepse ishin te vegjel, por per zgjedhje te tyre te asokohe. Nderkohe rruges projekti u fry me te tjere emra qe deshironin/shpresonin krijimin e nje nisme te re djathtas. Te mos harrojme qe te tille projekte kane ekzistuar qe nga 1997, por mediat shqiptare (85 te majta) nuk i kane reflektuar asnjehere sa duhet, dhe ne pergjithesi kane pasur shume probleme. Problemet vinin nga qe pjesa me e madhe e anetareve te rendesishem te mundshem (te tere ne PD) nuk ishin akoma te bindur per negativitetin e Berishes dhe demet e mundshme te tijat ne kurriz te Kombit Shqiptar. Nga grupi i njerezve qe iu afrua Topit nga nentori-dhjetori 2011 deri ne fillim te marsit 2012, sot ke te ngelur vetem Aleksander Biberaj. Te tere u larguan per arsye te ngjashme, midis te cilave po permendim: cfare trapin do Oketa ne kete grup?, dhe pse Topi nuk thote qartas se ku i rref zemra e truri ne lidhje me kete projekt? Pyetjes se pare po i pergjigjem personalisht duke thene thjesht qe Oketa eshte ministri qe Berisha zgjodhi per te menaxhuar post-Gerdecin. Ju te majtet qe beni sikur Gerdeci ju dhemb shume reflektoni dy sekonda mbi kete fakt! Pyetjes se dyte po i pergjigjem me fjalet e Mero Bazes: heshtja e Topit!

Pastaj, Muco, pervec pyetjes qe ti shtron, po te shtroj edhe une nje: kaq shume e paska pritur kete projekt Topi sa te marre leje tere gushtin? Apo heshtja e Presidences e ka munduar tejmase keto 5 vite? Nuk sheh ai asnje urgjence per te takuar grupin nismetar te ketij projektin (dhe ketu nuk e kam fjalen per Oketicin) e te nise punen aty ku e lane ne fillim te marsit 2012? Me sa duket jo! I bie qe ti qe shkruan me 30 korrik dhe une qe kam nerva qe ne mengjes te komentoj :) qenkemi totalisht trapa!

ka te drejte nazarko kur

ka te drejte nazarko kur thote: "Topi eshte i vetmi politikan ne shqiperi qe me aspak pune ka arritur ne majat e pushtetit"

dhe mos ta rreje mendja ndonjerin qe topi do te punoje per frd.

ai pret qe gjithcka ta bejne te tjeret dhe ai te korre frutet.

Add new comment