Shënim: Dy koalicione opozitare, strategji që shton gjasat për rizgjedhjen e Berishës

Gazeta Shqip kishte sot një artikull të gjatë, bazuar në informacione nga “burime në selinë rozë”, në të cilin shtjellohej me hollësi strategjia elektorale e PS-së për zgjedhjet e ardhshme. Po bëj disa citime të drejtpërdrejta nga artikulli i Shqip-it dhe në fund do të bëj një koment të shkurtër, me presupozimin se burimet e Shqip-it janë të mirinformuara.
“Burime në selinë rozë bëjnë të ditur se, edhe pse është herët për të vënë piketat e strategjisë elektorale, gjasat e një rreshtimi elektoral në zgjedhjet parlamentare është që opozita të garojë me dy koalicione të ndara; aleanca e majtë, nën drejtimin e Partisë Socialiste dhe koalicioni i qendrës së djathtë, që do të ketë në përbërje Frymën e re Demokratike dhe Aleancën Kuqezi, por edhe disa grupime të së djathtës, ku ka gjasa që të jenë demokristianët e bashkuar me Ndokën e Lesin, por edhe disa grupime nacionaliste të tjera si Partia Konservatore apo edhe shoqata e ish të përndjekurve, si dhe ajo e ish-pronarëve.”
“Ajo që mund t’i lidhë dy koalicionet në një grupim opozitar, do të jetë “kujdestaria” e PS-së për të gjitha forcat opozitare në administratën zgjedhore, ku vetëm PS-ja dhe PBDNJ-ja mund të arrijnë të sigurojnë pjesëmarrjen në Komisionet Zonale, Grupet e Numërimit dhe natyrisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.”
“Burime në PS, theksojnë se ky model i një opozite të diversifikuar mund të shtojë votat nga të dy palët, duke sjellë si shembull zgjedhjet e fundit në Greqi, ku si Demokracia e Re, si Siriza arritën të triumfonin mbi partinë në qeveri PASOK, duke sjellë si rezultat rrudhjen dramatike të Lëvizjes Socialiste Panhelenike të Evangelos Venizellos.”
Koment: Modeli me dy koalicione opozitare mund të funksionojë në sistemin zgjedhor grek (proporcional kombëtar me prim), por jo në sistemin zgjedhor shqiptar (proporcional rajonal). Berisha mund të fitojë mandate ekstra në disa qarqe vetëm nga ndarja e votës opozitare.
Shembull: Në vitin 2009, opozita u fut e ndarë në garën me trenin e gjatë 16-vagonësh të Berishës. Si rezultat, Berisha arriti të sigurojë 70 mandate. Në qoftë se opozita do të kishte garuar si një koalicion i vetëm, Berisha do të merrte vetëm 68 mandate me votat që i njohu zyrtarisht KQZ-ja e Ristanit…
E.Zaloshnja
Comments
Besoj qe E majta do te marre

Besoj qe E majta do te marre vota si gjithmone te majta dhe koalicioni tjeter do te marre vota qe rrjedhin nga e djathta. Te mos harrojme qe jane kthyer shume emigrante qe do te shtojne numrin e votave. Nese Partia Socialiste me aleatet do te arrije te kontrolloje votat ne Veri te vendit dhe ne zonat rurale( ne kuptimin qe te arrije ndalimin e votimit ne emer te emigranteve dhe mos mbushja e kutive) Kjo e gjitha do te varet sa i organizuar do te jete koalicioni opozitar

Sistemi i grekut nuk është

Sistemi i grekut nuk është proporcional kombëtar, por RAJONAL. Gjithsesi me prim, po, është e vërtetë. Mirëpo primi ka tjetër kleçkë në Greqi. I ofrohet PARTISË më të madhe, dmth supozohet se kjo garon e vetme, dhe jo koalicionit. Syriza psh vetë është koalicion partish, ka 13 vektorë. Një sistem tëpkë si i grekut, do të favorizonte pa dyshim PS-në, si partia e vetme më e madhe. Ndërsa dy koalicione opozitare, do të vareshin nga do rridhnin votat e ku do shkonin. FRD dhe AKZ, supozohet se do i marrin vota PD-së dhe jo PS-së. Në këtë rast favorizohet koalicioni opozitar. Këtu hyn dhe krahasimi me Greqinë. Ish zgjedhësit e PASOK, ishin më të prirur të kalonin tek Syriza. Ndërsa ata të ND, u prirën të rivotonin ND. Tani me hamendje, nga pritet të marrin vota AKZ dhe FRD. Nëse do i marrin nga PD-ja, favorizohet opozita. Nëse do i marrin nga PS (nuk më duket e mundshme), do ngelet PD në pushtet. Në Greqi për këtë, bëhen edhe sondazhe për të matur kohezionin partiak. Kur një lider i një partie të caktuar bëhet agresiv dhe konservator në qëndrimet e veta partiake, atëherë synon të rrisë kohezionin e partisë së vet. Ne nuk kemi arritur akoma të realizojmë sondazhe të tilla.

komponenti rajonal i sistemit

komponenti rajonal i sistemit elektoral te greqise vlen per te percaktuar emrat e deputeteve te nje partie, ndersa numri total i mandateve te saj percaktohet nga totali i votave qe partia ka marre ne rang kombetar.

ne rastin e shqiperise, dalja e ak-se me vete mund te demtoje te majten sepse, me sa kam vene re une gjate vizites ne tirane, perkrahesit e saj jane nga familje te majta. ndersa frd-ja duket se ka perkrahes te djathte, te zhgenjyer nga berisha. dhe ne qofte se te gjitha partite qe jane per rotacionin e pushtetit mblidhen ne nje tren te gjate, kane shanse me te medha per ta realizuar rotacionin.

Në qoftë se opozita do të

Në qoftë se opozita do të kishte garuar si një koalicion i vetëm, Berisha do të merrte vetëm 68 mandate me votat që i njohu zyrtarisht KQZ-ja e Ristanit…

zaloshnje.shume i sakte je."Ne se do te kishte halla ko..... do ti thoshin daje"

kete do te thuash edhe ne 2013.

Add new comment