Scoop i shqiptares.com: Berishajt paguajnë për një foto me Cameron-in

Postuar në 29 Korrik, 2012 10:08

Qeveria shqiptare porositi një agjenci lajmesh në Londër që të fiksonte fotografinë e takimit mes kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeministrit britanik David Cameron.
Shkrepja u bë mesditën e 27 korrikut, ndërsa kryeministri ishte i ftuar në Pallatin Mbretëror për tu takuar me mbretëreshën Elisabet. Pas takimit me madhërinë e saj, edhe takimi me kryeministrin britanik, David Cameron, aq shumë i lakmuar.
Fotoja është mbresëlënëse: Dy kryeministra të fiksuar në një foto, ku shqiptari flet me duar dhe këmbë, ndërsa britaniku me gishta kryqëzuar që ka fiksuar mimikën e rrudhur të fytyrës së qeshur përballë.
Për ta arritur deri te ajo foto është dashur pajtimi I një agjencie mediatike "The Press Association", me qendër në Londër. Mision që e ka marrë përsipër vetë z.Berisha, jo kryeministri, por Mal Berisha, i ngarkuari me punë në ambasadën Shqiptare në Londër.
E-MAILET
Të premten paradite, në orën 10.12, shtetasja londineze Gemma Dewhurst i nis një email ambasadorit të Shqipërisë në Londër, Mal Berishës: "I dashur Mal, të lutem gjej bashkëngjitur imazhin PA-14131607 që të kam premtuar. Do të lidhemi të hënën për të konfirmuar përdorimin dhe pagesën. Gjithë të mirat, Gemma". Imazhi në fjalë është fotoja që fiksoi takimin mes kryeministrave dhe është një foto shumë e bukur. 11 orë më vonë, i ngarkuari me Punë në Londër, Mal Berisha i shkruan një email tjetër Emma Dewhurst-it me subjektin "konfirmimi": "E dashur Gemma, të lutem më nis me email foton që kemi porositur (ishte Joana Papakostandini që sapo foli me ju në emër të ambasadës shqiptare në Londër). Unë jam i Ngarkuari me Punë i Shqipërisë. Të lutem nise menjëherë te adresa ime Berisham@gmail.com. Ne do t’ju paguajmë të hënën ashtu siç ratë dakord me zonjushën Papakostandini. Gjithë të mirat dhe faleminderit. Mal Berisha".

Joana Papakostandini është sekretarja e tretë e ambasadës shqiptare, e cila pas dorëheqjes së ish-ambasadorit Zef Mazi, mëse një vit më pare, ende nuk ka ambassador, por të ngarkuar me punë, zotin Mal Berisha, që shkoi atje me vendim të qeverisë në shkurt 2012.
Pas këtij letërkëmbimi online, fotoja është dërguar nga adresa e Mal Berishës te adresa e dhëndërrit të kryeministrit, Jamarbër Malltezi dhe më pas në adresën e zëdhënëses së kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli. Pas kësaj kryeministria e shpërndau mbrëmjen e të premtes, bashkë me lajmin për bisedën e gjatë mes kryeministrave Cameron dhe Berisha në pallatin mbretëror. Por gabimisht, gjatë shpërndarjes së lajmit dhe fotos për takimin e shumëpritur me kryeministrin Cameron, zyra e shtypit pranë kryeministrisë nisi edhe bashkëbisedimin mes Mal Berishës dhe zonjushës londineze për të blerë në Londër një foto që shitet shumë shtrenjtë në Tiranë.
(Shkrimi u botua në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)
(aq/sg/shqiptarja.com)

Comments

Submitted by mialeksi (not verified) on

Nuk e di nese eshte tamam skup sic e quani ju, por dy gjera duhen vene ne dukje:

E para, nje sherbim fotografik edhe mund te paguhet, sidomos nga rregjime blegtorale si ky i Saliut. Por kjo nuk provon gje. Kamerun e ka takuar vertet dhe me foto ose pa foto, takimi mbetet fakt. Une do preferoja qe te zbulohej qe Kamerunin e kane njoftuar qe ka perpara nje vrases dhe ai prape ka pranuar te takohet.

E dyta, askush nuk pjerdh me per foto te tilla, pervec katundareve klone te Salihut neper ambasada. Edhe Gedafi bente foto me te gjithe po ngordhi si legen me nje hu ne bythe, ne nje zgaver minjsh

Opozita te tundet vendit, te veje shpi me shpi dhe te shikoje njerezit ne sy, me zemren plot. Keto historit me skupe fotosh jane cic mice. Flm

Submitted by anti-anti-shqiptari (not verified) on

O Mialeks, po ti kujton se Kameruni nuk e di? Sa Berisha ka vrare Kameruni neper bote o plak! Hahahahaha cme bere te qesh

Submitted by davidi (not verified) on

nga titulli duket sikur e kane paguar nga xhepi i tyre... shikoni na jepni shifren se me intereson edhe mua nje foto me elizabeten qe u hodh nga helikopteri.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Nuk di te ekzistoje ndonje foto e ketij standardi pa pagese! Cdo sherbim fotografik ne bote paguhet sdms ne standarde te tilla (2 kryeministra!). Lajmi eshte bullshit. Le te na thone ekspertet e respublikes qe i publikojne fotot pa copyrights se sa kushton ne Shqiperi nje foto e LSA apo Babanit kur publikohet ne media dhe a mund te quhet kjo nje shkelje??? Perkundrazi, shkelje ben Respublika qe publikon foto pa copyright dmth pa pagese!

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

je msu ti qi cdo sherbim ta bosh me pagese....iukwim...

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

je msu ti qe cdo sherbim ta bosh me pagese....iukwim...

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Mer k..r denbabaden, une kam nje jete qe punoj vullnetarisht por fotot qe me kane bere agjencite fotografite kur kam pas mundesi financiare i kam blere, kur skam pas jam kenaqur me fotot amatore qe kemi bere vete.  Por ti te vetmet foto profesionale qe ke jane ato kur ke bere pashapporten!!!;-p

Submitted by dritan (not verified) on

Ne te gjithe bote perendimore ku te drejtat e copyright-it zbatohen njerezit paguajne edhe per kopjet e fotove te dasmes se vet jo me pastaj agjensite e lajmeve qe shitjen e fotove e kane pjese normale dhe te tatueshme te biznesit. Lajm do kishte qene nese Berisha do kishte thyer copyright-in dhe jo sepse e ka respektuar ate .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.