Arvizu, kafe me Ina Ramën, Berisha, not me veten… Dhe ndonjë pyetje jo retorike për faqet rozë dhe/ose politike

Postuar në 29 Korrik, 2012 09:07

"….Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Aleksandër Arvizu dhe kryeprokurorja e Shqipërisë, Ina Rama, janë kapur nga paparaci ynë disa ditë më parë, teksa janë takuar paradite në një nga baret e zonës së ish-Bllokut. Ata kanë pirë kafe së bashku larg syve kureshtarë dhe më pas janë ndarë me njëri-tjetrin. Kjo nuk është hera e parë që ambasadori Arvizu takon personalitete të jetës politike në vend dhe jo vetëm, dhe për këtë nuk zgjedh zyrat e tyre, por vendet publike…".

Teksti i mësipërm gjendet në faqet rozë të fundjavës në Panorama Plus bashkë me foton që kemi botuar këtu.

“Për të disatin vit radhazi, kryeministri Berisha ka sfiduar vetveten në detin e Dhërmiut, duke thyer rekordin e vendosur një vit më parë për qëndrimin sa më gjatë në ujë duke notuar. Këtë herë, shefi i Ekzekutivit, ka qëndruar 141 minuta, në ujërat e detit. Ky është një rekord i ri për kryeministrin Berisha, i cili këtë vit ka qëndruar 9 minuta më shumë në ujë, krahasur me vitin e kaluar. Vitin e kaluar ai ka notuar për 132 minuta …" etj

Xhevahiri i mësipërm gjendet në një njoftim zyrtar të Kryeministrisë të saposhpërndarë sot në mesditë. Vitet e kaluara, (bashkë me foton tashmë të njohur ku shihet një Berishë qafëzgjatur mbi ujë), njoftime si ky janë botuar rregullisht në faqet e politikës nëpër gazeta. Me gjasa edhe nesër do botohet në të njëjtat faqe. Po edhe kafetë e mëparshme të Arvizusë janë botuar më parë në faqet politike, madje janë marrë si sinjale të forta politike.

Pyetje: Nga çfarë shtyhen redaktorët e shtypit shqiptar për ta klasifikuar një lajm në faqe rozë apo në faqe politike? Cilat standarte editimi zbatohen? Dhe SA standarte editimi zbatohen? Pse një kafe e Arvizusë "me Lulin" përshembull është politikë dhe një kafe "me Inën" është lajm rozë? Ose pse një tekst-mualebi si ky i kryeministrisë i ngjishet në grykë publikut çdo vit si lajm politik kurse  veprime të tjera ku e ku më me interes publik se kaq, numërohen e mbrohen fort si "çështje private"?  Nuk janë pyetje retorike. Vërtet do ishte me interes që dikush që di më tepër nga puna nëpër redaksi ose në zyrat e shtypit të partive, të ndante me ne ndonjë mendim këtu në ResPublika.

(A.N.)

 

Comments

Submitted by bio-metri (not verified) on

<p>Zoti (ose zonja) A.N. Une nuk ju njoh por sic ju kam shkruar edhe here tjeter i lexoj me shume vemendje te posacme shkrimet tuaja ketu dhe me pelqejne realisht shume observimet tuaja. Por une do thosha dhe dy gjera:</p><p>E para, keta gazetaret e mediave jane ne shumice sahanlepires si shumica e shoqerise shqiptare dhe pyetja juaj per standarte nga nje vesh ju hyn e nga tjetri ju dalin. do thote dikush qe jane sahanlepires se jane hallexhinj, do hane dhe ata. Po mor po, do hane, por ka popuj shume me te varfer se shqiptaret dhe per ta mundur varferine behne shume perpjekje, ama kure nuk heqin breket per leke, para te parit njeri me pushtet apo para qe u del perpara.</p><p>Keshtu mendoj, une respekte per ju, mustafain, mero bazen, andrea stefanin dhe ndonje i pakte qe ka mbetur verdalle ne nje shoqeri qe i kane rene breket te kembet dhe zbukuron turirin me diamante te blera me para te vjedhura</p>

Submitted by mialeksi (not verified) on

<p>Ashtu jane sahanlepiresa. dhe shume katundare per ate zot. Per &quot;gazetaret&quot; tane&nbsp; Berisha me breke eshte lajm bombastik, kurse Rama pa breke eshte skandal.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.