Erion Braçe flet për ‘të majtët e të djathtët’ e Lotarisë: I pashë të lumtur dje

Postuar në 26 Korrik, 2012 03:34

Erjon Braçe, më aktivi ndër deputetët e opozitës, ndoshta më i zëshmi në politikën shqiptare pas Sali Berishës, duket se ka ca pakënaqësi për “heshtjen dhe inkoherencën” e PS-së lidhur me korrupsionin e qeverisë së sotme. Në profilin e tij në facebook, ai fokusohet tek dy afera të mëdha, dhe denoncimin e detajuar e finalizon në të dy rastet me shprehejn: Por u hesht e jo për faj të Gramoz Ruçit (është interesant kujdesi për ta mbajtur të distancuar Ruçin nga përgjegjësia; por nuk shpjegohet lidhur me këtë).

Por pjesa më interesante e shënimit të gjatë që ai ka lënë në facebook është ajo që ka të bëjë me Lotarinë Kombëtare të marrë nga një kompani austriake. Dhe në këtë mes, ka një nënvizim, që gjithashtu nuk është ndriçuar deri në fund: “Nënkontraktuesit shqiptarë të këtij ‘favori 100 milionë eurosh’, me lidhje të forta në politikë, djathtas por edhe majtas, dje ishin në lumturi të plotë”. Është momenti që provokon interes e kureshtje për të marrë vesh se për cilët është fjala, por Braçe e lë me kaq. Vetëm se ka merak të sqarojë ndoca vetë brenda opozitës, që kanë zënë ta luftojnë me idenë e një axhende personale të tij; dhe prandaj, pas çdo denoncimi, bën pyetjen: Më thoni, betejë e axhendë personale është kjo?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Brace e ka destinacionin te paracaktuar: Do perjashtohet si gjithe te tjeret qe guxojne te mendojne ne ate parti. Rama nuk do njerez qe mendojne ne ekip, eshte teper e rrezikshme per nje kope te kete brenda saj njerez qe s'dine te duartrokasin shefin...

Submitted by I3VI5 (not verified) on

C'faj ka Rama? Pse mos te mesoje nga Berisha?

Berisha ka 20 vjet qe punon 24/7 per interesat e veta personale, duke perjashtuar te gjith ato ate qe guxojne te mendojne vete dhe populli idiot vazhdon e voton.

I meritojme te gjitha ato qe na bojne, pa perjashtim!

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Brace nuk e thote por deputete dhe zyra e maredhenieve te publikut Veliaj-Fuga jane dorovitur pas gjobes anti tender qe te bejne zhurme te lehte pa cenuar tenderin;-)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.