Besnik Mustafaj “lan hesapet” 8 vjet më pas me Thaçin, Majkon, Kadarenë,…

Ju kujtohet termi “pavarësi e kushtëzuar për Kosovën”? Është një term i shpikur nga Besnik Mustafaj, pak kohë pasi mori përgjegjësinë e ministrit të jashtëm. U bë debat i madh atëmot lidhur me këtë tezë, dhe Besnik Mustafaj ka shfrytëzuar sot një mbledhje të paradokohshme të Grupit Ndërkombëtar Drejtues në Vienë, ku “iu dha fund fazës së mbikqyrjes së pavarësisë së shtetit më të ri të Kosovës”, për të hequr ca guriçka nga këpucët e veta. Guriçka e parë është e lidhur me kryeministrin e Kosovës, i cili ka reaguar fort ndaj termit në fjalë (por nuk jepet reagimi konkret nga ana e Mustafajt), ndërsa në mbledhjen e Vienës, tetë vjet më vonë, është gëzuar pa masë që më në fund po fillonte një epokë tjetër për Kosovën, epoka e Kosovës me pavarësi “të pakushtëzuar”.
Mustafaj ka gjëra për t’u thënë dhe të tjerëve. Berishës jo, pasi ky “thjesht i ka kërkuar ta përmendë sa më rrallë në publik këtë tezë, por duke e mbajtur si linjë të veprimit diplomatik”. Por ka të tjerë, që kanë lëshuar “sharje dhe akuza” me atë rast, duke filluar me “një pjesë të konsiderueshme të opinionit publik shqiptar, qoftë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi apo qoftë edhe në diasporë, [të cilët u treguan] tepër emocionalë dhe nuk kishin veshë për të dëgjuar asnjë lloj shpjegimi racional”, pastaj me “opinionistët e zellshëm që i njohim të gjithë, e me atdhetarët gjuhëbrisk të blogjeve”, e në fund dhe me Ismail Kadarenë e Pandeli Majkon.
Me Majkon, ai mbyll dhe shkrimin e publikuar në dy faqe të Panoramës, por pa demonstruar asnjë çikë mllef; përkundrazi: “Njëherë, në Parlament, kur ai ishte i nxehur keq me ‘tradhtinë’ time dhe e shfryu gjithë dufin e shpirtit të plasur pse unë po bëja ‘punën e Beogradit’, u detyrova t’i bëja thirrje të mos mërzitej shumë se në fund të mbramë pavarësia mbetej e bishtat (kushtet) binin gjatë rrugës.”
Ja ku ranë Pandi, edhe bishtat! – kjo është fraza e fundit e shkrimit, të cilin të plotë mund ta ndiqni në linkun: http://www.panorama.com.al/2012/07/26/pse-kerkova-pavaresi-te-kushtezuar-per-kosoven/
E.G.
Comments
Kur reagimet emocionale nuk

Kur reagimet emocionale nuk lene racionalen te dale, keshtu ndodh: ne fund, te gjithe thone "uaa, po kete sikur pati thene edhe ky more". Ne jemi te dominur nga emocionet, si popull. Disa e bejne dhe per interes, per te fituar peshe e opinion, edhe pse e dine qe jane koke e kembe gabim.

Me të vërtetë nuk e kuptoj.

Me të vërtetë nuk e kuptoj. Në shtator të 2005-ës kryeministër i Kosovës ka qenë Bajram Kosumi. Ç'kuptim ka në lidhje me Thaçin '... nuk mund t'i lejoja vetes kurrsesi të dekredibilizoja kryeministrin e Kosovës... e ku ai do të kishte natyrshëm një barrë të madhe me mandatin, që kishte'. Thaçi ka fituar zgjedhjet parlamentare më 17 nëntor 2007 dhe ka krijuar qeverinë në fillim të vitit 2008 dhe një muaj e ca më vonë ka shpallur pavarësinë e Kosovës.

Ti Besnik dhe gjithe udhehqja

Ti Besnik dhe gjithe udhehqja e PD (pa perjashtuar "hammallet e PS qe me mundim te madh, mbajne mbi supet e tyre te njoma "hallet e popullit te shumvuajtur") keni qene dhe mbeteni ne Sherbim te interesave shoviniste te Beogradit dhe Athines. Ju keni punuar shume kunder interesave te kombit dhe jeni shperblyer per kete. Corben e Beogradit ti dhe shoket e tu e hengert dhe u befte mire dhe pretendimi yt eshte si pretenimi per "virgjeri" i putanave plaka te Evropes. Natyrisht, do te doja te debatoja me ty dhe me shume te tjere mbi politiken e madhe te mbrojtes se interesave te Shqiperis por me eshte e pamundur te shkruaj ne blogje te gjithe argumentet mbi "dashurine tuaj te madhe dhe te shenjte kundrejt popullit shqiptar" qe kishte vuajtur aq shume dhe ju e nxorret ne drite me bemat tuaja kalorsiake.

C'ne ajo qe parashikoi

C'ne ajo qe parashikoi Mustafai doli e vertete? Ai tha ateher, pavarsi e kufizuar dhe me pas pavarsi e plote, dhe ajo ndodhi. Tradhtar? Apo diplomat i zoti dhe realist?

Persoreni trurin para se te etiketoni robt!

Besniku nuk thote te

Besniku nuk thote te verteten. Nuk eshte puna tek termi qe perdori asokohe, por te thelbi i politikes se tij te jashme. Atehere Mustafaj perkrahte tezat e disa qarqeve diplomatike franceze qe i binin ndesh politikes dhe interesave amerikane ne rajon. Ishte pikerisht presioni i amerikaneve qe e beri mikun e tij Berisha ta detyronte te jepte doreheqjen. Lind pyetja: pse Besnik Mustafaj u be vegel e qarqeve franceze prosllave dhe antiamerikane? Kur te hapen arkivat tona diplomatike, ndonje studiues i vemendshem do ta gjeje pergjigjen. Tani eshte ende heret.

Besniku nuk ka kellqe as

Besniku nuk ka kellqe as sot te dale nga statusi i pionerit. Eshte nga ata qe gjithe kohen qendrojne mbi uje. Po si? e. Mjafton te mos kesh asnje peshe. I tille eshte tropijani yne i vogel. Ben edhe ndonje revolte brenda gotes. Kur sheh deshtimçn si politikan e minister thote se eshte shkrimtar. Por te pyesesh ne rruge per shkrimet e tij, veshtire te gjesh ndonje person qe njeh qofte edh nje titull...

Ky njeri beri nje fare emri

Ky njeri beri nje fare emri sa ishte nen hijen e shokur Berisha.. Se pastaj mbeti si kungull bosh. Shkrimtar nuk u be kurre, politikan mbeti gjysmak, diplomat ishte me skandalozi i ketyre njezet vjeteve, disident nuk u be kurre. Care eshte ky tip qe del e hedh gaz squfuri ne aher here pas here?

Add new comment