Kosova i jep lamtumirën Ali Podrimjes

Postuar në 26 Korrik, 2012 11:20

“Ali Podrimja në Shtëpinë e Amshimit” – kështu titullohej raporti mbi varrimin e Ali Podrimjes në versionin online të Kohës Ditore. Zëri online ka titullin: “Ali Podrimja përcillet për në banesën e fundit”. “Podrimja iu bashkua Lumit”, thuhej në gazetën Express, duke evokuar për herë të n-të këto ditë djalin e tij, Lumin, që është ndarë nga jeta kohë më parë, e që la pas një dhembje të madhe në shpirtin e të atit poet. Edhe në sitet e tjera është përcjellë po njësoj lajmi mbi ceremoninë e varrimit të poetit Ali Podrimja.

Duke ndjekur reagimin e shoqërisë kosovare pas vdekjes së Podrimjes në distancën që ndan Tiranën me Prishtinën na është krijuar ideja se dhimbja për humbjen e tij i bëri bashkë të gjithë, larg pozave shtinjake. Ali Aliu tha sot në fjalën që mbajti para se Podrimja të përcillej në banesën e përjetshme, se “një popull që lind një poet si Ali Podrimja, është popull me fat; për gjysmë shekulli, ne shqiptarët u mësuam ta ndjejmë poezinë e Aliut, si një zë tmerrësisht tronditës, të mprehtë, të qëndrueshëm, bartës të dhimbjes së të gjithëve, si një melodi e përsosur që gjithnjë është aty kur na duhet dhe na shoqëron pa e kërkuar”.

Me sa duket, Ali Aliu ka folur për të gjithë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Prishtina (not verified) on

<p>Zotërinj të redaksisë së ResPublica-s,</p><p>Disa herë këto kohët e fundit keni thënë që Lumi vdiq kohë më parë, që në mënyrën sesi e keni thënë dukej se ai ka vdekur para 3-4 vitesh. Lumi ka vdekur në fillim të viteve 80&#39; të shekullit të kaluar, ndërsa vepra e njohur Lum Lumi është botuar në vitin 1982.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.