‘Pro’ dhe ‘kundër’ idesë së Beneluksit Ballkanik

Postuar në 26 Korrik, 2012 04:33

BE-ja mirëpriti idenë për të formuar një strukturë të re dhe të përhershme, një Beneluks Ballkanik i përbërë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi -- por kjo ka sjellë reagime nga ana e atyre që mendojnë se kjo mbështet në një mënyrë të tërthortë krijimin e Shqipërisë së Madhe. "Ne jemi absolutisht për çdo lloj integrimi dhe veprimi të përbashkët të vendeve", tha Peter Stano, zëdhënës për komisionerin e zgjerimit të BE-së Stefan Fule.

Qëllimi është për të shtuar marrëdhëniet politike dhe ekonomike dhe për të përshpejtuar anëtarësimin në BE, sipas ekonomistit austriak Gunter Fehlinger dhe gazetarit të Kosovës Ekrem Krasniqi, të cilët kanë iniciuar këtë ide. Fehlinger dhe Krasniqi propozojnë një traktat ndërqeveritar midis Shqipërisë dhe Kosovës, të ndjekur nga ftesa Maqedonisë dhe Malit të Zi për t'u bashkuar. Ata parashikojnë një sekretariat teknokratik për të zhvilluar dhe zbatuar masa si dhe për të kontrolluar veprimet e qeverive.

"Deficiti tregtar gjithnjë në rritje i Kosovës e vë atë në qendër të këtij projekti. ...Bizneset e saj të vogla kanë nevojë për të hyrë në tregjet rajonale. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia mund të shërbejnë edhe si nxitës për Kosovën drejt Italisë, Greqisë dhe pjesës tjetër të BE-së", thanë ata.

"Qëllimi kryesor i Maqedonisë dhe interesi është që të bëjë përparim në integrimin në BE, jo integrim më të ngushtë me vendet e rajonit. I pari është shumë më i avancuar dhe më i rëndësishëm, dhe kapërcen barrierat e pranishme në çdo integrim të ngushtë", tha për SETimesAleksandar Georgiev, zëdhënës për qeverinë maqedonase. Georgiev shpjegoi se Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë me të gjitha vendet evropiane, si dhe me Turqinë dhe Ukrainën -- një treg i madh prej 600 milionë njerëzish.

"Kufizimi i vetes në një treg prej 8 milion njerëz është i pakrahasueshëm me tregjet evropiane, sidomos që Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova janë të mbuluar nga këto të fundit", tha Georgiev.

Propozimi vjen në një kohë me një ndjeshmëri në rritje, kur një diplomat veteran britanik, ish-ambasador në Beograd Sir Ivor Roberts, propozoi rregullimin e kufijve të Ballkanit nëpërmjet organizimit të një Konference të re të Berlinit, duke iu referuar konferencës së paqes të vitit 1878 e cila stabilizoi pastaj rendin evropian.

Kongresi Botëror Maqedonas menjëherë hodhi poshtë një bashkim të ri si Beneluksi, në të cilën maqedonasit, malazezët dhe serbët do të jenë një pakicë që numëron 2.5 milionë, në krahasim me 5.5 milion shqiptarë.

"Një bashkim i dominuar nga një etni tregon se është një zëvendësim për Shqipërinë e Madhe dhe do të përjetojë fatin e ish-Jugosllavisë e cila ishte një zëvendësim për Serbinë e Madhe", tha ai.

Disa, si banori i Shkupit Bekim Berisha, 51 vjeç, nuk pajtohet. "Unë jam i vetëdijshëm për rreziqet e dominimit të perceptuar etnik. Por megjithatë vendet e Ballkanit duhet të kërkojnë mënyra për të krijuar një treg të unifikuar jashtë BE-së të trazuar ekonomikisht", tha Berisha për SETimes. Berisha argumentoi se çdo zgjidhje e propozuar duhet të bazohet mbi aktivitetin sistematizues ekonomik dhe përdorimin e porteve të Durrësit dhe Barit si alternativa ndaj Selanikut.

"Tregtia nëpërmjet këtyre porteve do të reduktojë kostot e transportit dhe unë jam dakord me zyrtarët se kjo do të mundësojë harmonizim me direktivat e BE-së", tha ai, duke u bërë jehonë pikëpamjeve të zyrtarëve shqiptarë.

"Megjithatë, çdo integrim duhet të vijë nga vetë vendet, jo të imponohet nga jashtë", përfundoi Berisha.
Maleski shpjegoi se popujt dhe shtetet në Beneluks shfaqin shkallë të fortë solidariteti dhe bashkëpunim të ngushtë. "Por në Ballkan, kujtimet e së kaluarës të dhimbshme dhe mosbesimi i akumuluar të gjeneruara nga problemet ekzistuese të drejtpërdrejta ndikojnë në mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve më racionale".Ish-diplomati Ognen Maleski tha se është i befasuar me lehtësinë me të cilën ideja e Beneluksit u nis dhe u mbështet. "[Çdo] nismë e tillë, duke përfshirë edhe paraardhësit e BE-së, Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut dhe tregu i përbashkët evropian ... u formuan mbi të gjitha mbi baza gjeopolitike, dhe jo ekonomike".

Slobodanka Jovanovska tha se Brukseli është duke përgatitur të krijojë një oborr të ri për BE-në, në vend që t'u japë anëtarësimin e plotë vendeve të rajonit bazuar në merita. "Megjithatë ideja e [Beneluksit Ballkanik] paraqitet më shumë sikur është krijuar nga Bruksel, por arsyet politike tregojnë se është lokale, pra rajonale", tha Jovanovska.

Marrë nga SETimes.com, përkthyer nga blogu peshkupauje.com

Comments

Submitted by XHIMI (not verified) on

<p>Keto,jane shenjat qe nuk duan te na fusin ne BE!</p><p>Republikat e Bananeve &nbsp;Ballkanike ne nje bashkim eshte si te futesh macet ne nje thes..dhe ti mekosh me karamele!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.