Tragaj, vrasësi i Golemit, artist me pasion politikën

Ardian Tragaj, autori i dy vrasjeve sot në plazhin e Golemit, në Durrës, është vetëdorëzuar pranë policisë pas negociatave me forcat e rendit. Atij i është gjetur edhe një armë, që mendohet se është ajo që ka përdorur për t’u marrë jetën dy personave.
Piktor dhe shkrimtar, Tragaj e ka shprehur qartë mendimin e tij për vdekjen edhe në tekstin me të cilin ka zgjedhur të përshkruajë veten në faqen web të galerisë që mban dhe emrin e tij, www.ardian-tragaj.com: “Të vdekshmen si nocion e kemi nxjerrë ne qëniet e gjalla (njerëzore), nga paaftësia për të perceptuar ato gjësende që ne i quajmë të vdekshme apo të vdekura; prandaj do të ishte më mirë dhe më e pranueshme që në vend të fjalës vdekje të thoshim shndërrim për vazhdimësi”.
Autor i disa ekspozitave, Tragaj, ka pritur në galerinë e tij edhe punime të piktorëve të tjerë. Në faqen e tij në internet, mes fotove të shumta, spikasin edhe ato ku Tragaj ndodhet pranë disa eksponentëve të politikës shqiptare, si me kreun e PD-së Sali Berisha dhe me atë të republikanëve, Fatmir Mediun, dëshmi e pasionit të tij jo vetëm për artin por edhe për politikën.
Shqiptarja.com
Comments
Paska gjetur kete shpjegim

Paska gjetur kete shpjegim racional kukudhi per t'u marre jeten te tjereve por ndoshta edhe te veten ns puqen rrethanat per kete "shndrrim per vazhdimesi"!!

U be njezet vjet qe gazetaret

U be njezet vjet qe gazetaret thone "U kap vrasesi" dhe "Po kerkohet vrasesi". Kur ne fakt personi qe kerkohet ose kapet eshte gjithmone "I dyshuari per vrasjen". Te jete noi bythe e qut, pas marrjes se pafajsise i hudh ne gjyq kta gazetare palaco.

Artisti ne kohe 'artistesh'

Artisti ne kohe 'artistesh' thekson (si me siper) : "...do te ishte me mire dhe me e pranueshme qe ne vend te fjales vdekje te thoshim shnderrim per vazhdimesi.'

Pse nuk u 'vazhdimesua' per vete artisti ?!

Kohe te 'koleres' mendesore...me syze 3D pronesore...

Add new comment