Surroi, Komiteti i Partisë Komuniste, Dragodani, Rruga e Elbasanit

Postuar në 25 Korrik, 2012 05:09

Drejtorët e ndërmarrjeve publike në kohën e ish-Jugosllavisë, kur iu duhej të shkonin në Komitetin e Partisë, thoshin: Po shkoj të marr mendimin tim. Këtë na e thotë Veton Surroi në shkrimin e vet me titull ‘Komiteti në Dragodan’, dhe neve që kemi jetuar kohën e Hoxhës kjo batutë na sillet shumë familjare. Por Surroi don të dalë diku tjetër, dhe kjo gjë nënkuptohet qysh në titull: Dragodani i Prishtinës është si ‘Rruga e Elbasanit’ në Tiranë, është pra  lagjja ku ndodhet Ambasada Amerikane, që për Surroin është bërë si Komiteti i Partisë qëmoti. Dhe për ta ilustruar këtë tezë të vetën, ai flet për udhëheqësit politikë të Kosovës që raportojnë, e marrin udhëzime, çdo ditë në Ambasadë. “Njëri lider merr në telefon çdo ditë ambasadën për t’u treguar atyre se ç’mendon e për të kuptuar se ç’duhet të mendojë. Një tjetër nuk u beson telefonave, dhe e viziton ambasadën disa herë në ditë. I treti, ... e kështu me radhë.

Duket sikur po flet për Tiranën. Në fakt, fjala është për Prishtinën.

E.G.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>&quot;&quot;&quot; .... neve qe kemi jetuar ne kohen e Hoxhes...&quot; &nbsp;e ce pastaj?? &nbsp;Sigurisht qe krimi fatal i E. Hoxhes ishte cmorritja e 92% analfabeteve. Boll ore se ju qesh bota kur shani babane e kombit, apo me qe nuk do jeni gjalle kur te konsiderohet baba, futi kodra pas bregut tani. E njeh E. Hoxhen ti more kulturmadh? Apo ta kane thene sherbetoret e serbogrekeve se c&#39;ka qene ky njeri??&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.