Shpëtim Nazarko: Shtypi shqiptar është një shtyp i botës së tretë

Postuar në 24 Korrik, 2012 10:31

Në një intervistë për Javën e Minxhozit, ish-botuesi e gazetari Shpëtim Nazarko, flet për shtypin e gazetarinë e sotme. “Do të mjaftonte vetëm shikimi i titujve të panumërt të gazetave, të shtrira shumicën e rasteve në tavolina të vogla apo përtokë, për të kuptuar se shtypi këtu përfaqëson një shoqëri të paorganizuar. Nga tipi i reklamave përgjithësisht të karakterit tregtar dhe jo prodhues, shumica të kompanive celulare apo bankave, nxjerr përfundimin se në çfarë vendi jeton. Po të pyesësh edhe çmimet që i afrojnë publikut këto kompani që botojnë reklamat, tabloja bëhet më e qartë. Nëse të thonë që shtypi i shkruar shpërndahet vetëm në qytet, ashtu si njëzet vjet më parë, pra në qendrat qytetare dhe jo në fshat, [atëherë na rezulton se kemi të bëjmë me një] shtyp të një shoqërie nga ato të botës së tretë, që ka rrugë të pafundme për të bërë.”

Më poshtë Nazarko kalon në vëzhgime më konkrete. “Shtypi, veçanërisht ai elektronik, ka bërë përparime në [krahasim me 15 vjet më parë], kur shumica e artikujve ishin propagandistikë dhe me teknikë primitive të shkruari. Megjithëse mungon investigimi, sot prioriteti lidhet me lajmin, çka është gjë e mirë…. Por nuk e quaj normale që editoriali të shkruhet nga njëzetvjecarë apo njerëz pa autoritet.”

Intervistën e plotë mund të ndiqni në linkun: http://www.gazetatema.net/ëeb/2012/07/24/intervista-qeverisja-e-20-vjeteve-po-aq-kriminale-sa-ajo-e-enver-hoxhes/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Shqiperia asht vend i botes se trete dhe per konseguence po ashtu asht edhe shtypi i saje. Pse, si do te ishte?!?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.