Nishani AFP-së: Do jem i pavarur si President

Gazetarët e Agjencisë Francezë të Lajmeve, AFP, i kanë marrë një intervistë Presidentit të ri të Republikës, që futet në zyrë sot në mbrëmje, dhe i kanë shprehur shqetësimin e kontrollit të sistemit të drejtësisë e të shërbimeve sekrete nga ana e Berishës. Dhe kanë lënë të kuptohet, sipas Temës online, se kjo do të bëhet realitet nëpërmjet rolit të Bujar Nishanit. “Do të jem i pavarur plotësisht nga çdo forcë politike”, ka qenë përgjigjja e thatë dhe e prerë e Nishanit. Në po këtë intervistë, Presidenti ynë është shprehur se “sistemi i drejtësisë do të jetë prioriteti i tij, dhe se ka vendosur të angazhohet plotësisht në favor të reformave në sistemin e drejtësisë, që mbetet një faktor kyç për integrimin e Shqipërisë në BE”. Nuk ka shpjeguar se ç’mundësi reformuese i jep atij posti. Presidenti ka në dorë të vërë në binarë KLD-në e të bëjë emërime të qëlluara brenda sistemit, por reformat varen në tërësi nga ekzekutivi.
Re.Pu.
Comments
Ket e kan var per bolesh qe
<p>Ket e kan var per bolesh qe tani.</p>
E degjuat fjalen e betimit ne
<p>E degjuat fjalen e betimit ne Parlament? Sa medioker, sa medioker. Ja kush do te jete qytetari i pare i Shqiperise per 5 vitet e ardhshme. Epo, kush u vu dhe nuk e beri.</p>
Add new comment