Masakra e Kolorados dhe interpretimi i amendamentit të dytë

Postuar në 24 Korrik, 2012 06:10

Nga një studim i kryer nga profesorët amerikanë David Law and Mila Vertsteeg, rezulton se në mbi 90% të kushtetutave të botës merren në mbrojtje liria e besimit, liria e shprehjes dhe e shtypit, e drejta për barazi, e drejta për pronë private, e drejta për t’u mbledhur e organizuar, e drejta e votës, etj, etj. Të gjitha këto liri e të drejta kanë qenë të përcaktuara fillimisht në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë profesori Geoffrey R. Stone në një shkrim të vetin në huffpost.com, dhe po në këtë shkrim veçon një përfundim tjetër të studimit në fjalë: “Jo gjithçka e kushtetutës së parë amerikane është universalizuar më pas; fjala vjen, vetëm 1% e vendeve të botës kanë imituar kushtetutën amerikane në njohjen e së drejtës së qytetarëve për të mbajtur armë; më saktë, janë vetëm Meksika dhe Guatemala”.

Të gjithë janë me idenë se kushtetuta amerikane, amendamenti i dytë (i vitit 1791), njeh qartazi të drejtën e amerikanëve për të blerë e mbajtur armë, por profesori Geoffrey R. Stone, bazuar në opinionin e shumë gjyqtarëve, ka një interpretim të tijin të amendamentit 2, që saktësisht thotë “A well regulated militia being necessary to the security of a free state, the right of the people to keep and bear arms shall not be infringed”, e që në shqip do bënte – po i bëj një përkthim jo profesional, e për ndonjë pasaktësi kërkoj ndjesë – “nuk mund të ndalohet krijimi i një milicie (forcë ushtarake e përbërë nga civilë. M.N.) të disiplinuar dhe e rregullt kur këtë gjë e kërkojnë nevojat e sigurisë së një shteti të lirë, [dhe] e drejta e njerëzve për të patur e bartur armë zjarri”.

Ka mbi dyqind vjet që ky amendament interpretohet si e drejtë për të mbajtur e bartur armë, Ndërsa Stone, duke u përpjekur të përcjellë apo përfaqësojë opinionin e shumë gjyqtarëve amerikanë, ka tjetër interpretim: “Amendamenti i dytë i njeh të drejtën qeverisë që, në rrethanat kur nuk ka forca profesionale të policisë, kur nuk ka një gardë kombëtare e kur nuk ka një ushtri të organizuar, të organizojë një milici vullnetarësh të armatosur me qëllimin për të mbrojtur apo rivendosur paqen”.

Ky debat ka rinisur këto ditë, pas masakrës në Kolorado të kryer nga një djalë i armatosur deri në dhëmbë, i cili hyri në sallën e kinemasë ku po shfaqej premiera e filmit "The Dark Knight Rises", dhe qëlloi qorrazi e qëllimisht mbi njerëzit, duke lënë 12 të vdekur.

M.N.

Comments

Submitted by loni (not verified) on

O Muco eshte si te thuash qe te hiqet te drejta e gazetareve te shkruajne sepse kur shkruajti Artan Hoxha (ai spiuni) disa tironsave i ra infarkt nga inati! Pa le kur shkruan Blendi Fevziu ose Armand Shullaku (sidomos kur mbrojne Nanon!). Ose te heqim nga televizori programet "Deja Vu" dhe "Fiks Fare" sepse "Top Story" dhe "Opinion" ta shpifin!

Gomere si ky Holmes ke sa te duash (mjafton te shohesh nga Shkodra e Tropoja) edhe ne USA e kudo ne Perendim. Jo te gjithe vrasin dhe nuk eshte se u mungon arma.

Keto jane biseda tipike te majta (apo duhet thene progresiste :) ) dhe kane kohe qe zgjasin, por me duket se populli amerikan i deshiron mjaftueshem armet dhe deshiron mjaftueshem edhe lirine e tij. Te dyja keto te drejta perkthehen qe me lejohet te vras i qete hajdutin qe me hyn ne shtepi ( ne Europe ne keto raste ndodh e kunderta).

Ne Itali diku nga 2004 pati nje rast kur ne nje shtepi hyri nje hajdut. Ai s'u mjaftua me te vjedhurin por ia kerceu siper edhe gruas se shtepise. I zoti i shtepise (njekohesisht edhe i zoti i gruas) mori ciften edhe ia kerciti ballit. Policia erdhi, inspektoi skenen e krimit. Prokurori erdhi (nuk jane ndryshe nga Di Pietro, te majte 24 karat) dhe akuzoi per vrasje me paramendim te zotin e shtepise sepse ky nuk paska verifikuar qellimin vdekje te hajdutit. E thene shqip: ne mes te t'qimes i zoti i gruas (sepse ne kete situate vlen me shume si i zoti i shtepise) duhet te pyese perdhunuesin a ke ndermend pas t'qimes, te beje edhe ndonje vrasje. Ne qofte se, dhe vetem ne qofte se, hajduti pergjigjej pozitivisht, ose nxirrte armen (vegla me shaleve sado e rrezikshme per gruan, ne fakt a eshte e rrezikshme???, nuk quhej e rrezikshme per jeten) me te cilen kanoste jeten e personave, atehere ai mund te qellohej nga i zoti i shtepise.

Ne kete situate pothuajse na pelqejne hakmarrjet shkodrane...

Submitted by arvanites (not verified) on

Me mire te kesh nje arme dhe mos te duhet sesa te duhet dhe mos ta kesh. Mire do ishte qe dhe ne Shqiperi te shiteshin armet ne supermarket qe politikanet mos ecnin aq me koken lart rrugve te Tirones.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sa do te doja te ta jepja nje grusht te fort hundeve  per kte shkrim, mor turk qe megjithese do kete nje publik te vogel, me inatos prape!

Nga cilet çifute e merr financimin per kte propagande, mor shkerdhate? Dhe mos ma fshi komentin!

Submitted by Anonim (not verified) on

Problemi i vertete i Sh.B.A-ve nuk jane armet, por izolimi social i shume individeve, qe i kombinuar me papunesine dhe me nje botekuptim hedonist, e kthen nje te cmendur te zakonshem nga ata qe gjenden kudo neper bote ne nje "American  psycho".

Submitted by Dritan (not verified) on

Amendamenti i dyte eshte ne fuqi qe ne luften per pavaresi ndaj Anglise. Ky amendament i referohet pikerisht atyre koherave dhe u jepte te drejte qytetareve amerikane per te mbajtur arme e per tu mbrojtur nga pushtuesit.

Per mua eshte nje amendament qe duhet rrezuar sepse per shkak te tij numri i viktimave ne amerike eshte vertete shokues. Armet jane regres, jane injorance. Ka polici per te cilen paguhen taksa. Rastet e vrasjeve masive si te ketij rasti jane te paparashikueshme, por tu japesh te drejte qytetareve amerikane te dalin xhiro me arme ne brez kkjo eshte cmenduri.

Paguhen taksa te medha per te mbajtur nje polici teper te forte si ajo amerikane, dhe nuk e kuptoj pse njerezit duhet te mbajne arme per tu mbrojtur. Ne mungese te armeve, nuk do kishte edhe krim. Kuptohet qe armet futen edhe ne menyre te paligjeshme, por atje ku thyet ligji eshte pikerisht kongresmeni apo senatri qe e lejon kete gje.

Submitted by loni (not verified) on

"Ne mungese te armeve nuk do te kishte me krime"  nga e nxjerre kete perle, nga ndonje liber i utopise komuniste? Njeriu nuk vuan per arme per te vrare, ia arrin qellimin mos ia qaj hallin. Me kete s'dua te them qe hajde t'i pajisim te gjithe me nga nje mitraloz, por edhe te me ndalosh te drejten te mbrohem nuk te takon as ty. Sepse krimineli ne cdo rast do ta gjej nje arme ilegale, po une qe nuk dua te jem ilegal si t'ia bej?

Submitted by adriatik (not verified) on

Nje amendament ne kushtetute i mundeson c'do psikopati te dali ne TV lehtesisht me ane te masakrave te tilla.

Ne USA te marresh nje antibiotik ne farmaci kerkon leje nga doktori. Po te blesh nje shotgun ne supermarket jo. A ju duket normale kjo? Nqs pergjigja eshte jo atehere qenkeni "progresiste, marksiste, komuniste".

Nuk eshte e nevojshme te kalosh nga ekstremi ne ekstrem. Une nuk them duhet te bejme si ne Itali ku, fjala vjen, u procedua i zoti i shtepise qe kapi vjedhesin duke perdhunuar gruan. Po dhe kjo qe ndodh ketu nuk mund te jete normale.

Nuk mund te jete normale mundesia per te blere arme automatike. Nuk mund te jete normale aftesia per te blere kaq shume arme. Dhe nqs je nje koleksionist duhet te kete leje speciale.

Amerika eshte nje shoqeri kaq e dhunshme qe ngjarje te tilla jane pjese e jetes te perditshme.

Submitted by loni (not verified) on

qe nga masakra e Kolumbine sa te tjera kemi pasur: 10 apo 15 raste? Sa te vdekur? Le te themi 200. Dmth. ne nje shoqeri tejmase te avancuar, me 300 milione banore, nje popullsi multietnike, multiraciale, me diferenca sociale te thellesuara, dhe gjithsej paskemi 100 te vrare ne 20 vjet nga marrezia e individit (nuk po perfshij te tjere krime)!!! Sa patem ne, bijte e Skenderbeut, populli trim, bujar dhe i beses, me shume me pak arme (te pakten jo nje per person) me 1997? Rreth 5000. Sa patem qe nga 1998 e deri nga 2002 (pa futur ne hesap kurdet e kinezet)? Ndoshta po aq te tjere. Dhe sa kemi cdo vit nga aksidentet automobilistike? Numero vetem ato ne zonen e Lacit! Me kete llogjike i bie qe lacianet te mos kene makina (po kush do t'i qije atehere gocat e Tiranes tek Folia e Moma?) dhe vlonjatet te mos lejohen te bejne tubime. Gjithashtu na duhet te bejme eksporte te shkodraneve neper te tjere rrethe, ne stilin e FBI me mbrojtjen e deshmitareve. Sepse me duket si e vetmja menyre per te ndaluar marrezite e gjakmarrjes.

Merre me shtruar. Komenti im me larte nuk ishte kundra komunisteve. Ishte kunder tendencave te te majtes europiane dhe amerikane te kete doren e lehte me vrasesit. Ne vecanti me perdhunuesit, sidomos ata plurime. Rasti i fundit i psikiatres amerikane qe vrau veten sepse kishte autorizuar nje pedofil te dilte nga burgu, i cili 10 minuta pas daljes ia hipi nje femije 10 vjecar, tregon mjaftueshem per problemet qe shoqeria moderne ka. Une nuk po them qe te pajisim me detyrim cdo kend me arme. Por ama edhe te ndalojme dike te mbaje arme per mbrojtjen e tij apo te familjes se tij, nuk shoh se si mund ta justifikojme. Ne si shoqeri, nuk arrijme dot ta mbrojme nga cdo rrezik. Atehere si mund ta ndalojme te vetembrohet? Ata qe jane kundra armeve jane te lire te mos i mbajne. Le te behet nje sondazh e te shohim sa prej tyre kane arme ne shtepi!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.