Berisha, dhe Ceka pas tij: Socialistët duan të marrin kryeprokurorin

Postuar në 24 Korrik, 2012 05:04

Opozita ka kërkuar që, në kuadrin e ndërhyrjes në kushtetutë me rastin e nevojës për të hequr apo kufizuar imunitetin, të bëhet dhe ndryshimi tjetër që përcakton shumicën parlamentare të 84 votave për të zgjedhur kryeprokurorin dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë. Kryeministri Berisha i ka bërë një lexim të vetin kësaj kërkese. “Pakica kërkon t’i marrë të gjitha, dhe t’mos i lërë asgjë shumicës”, tha ai.

Pak a shumë të njëjtin interpretim i bën kësaj kërkese të opozitës dhe Neritan Ceka në një intervistë për televizionin ‘A1 Report’, në programin e Kazhanit. “Edi Rama duhet ta harrojë Prokurorin e Përgjithshëm dhe Gjykatën e Lartë”, thotë ai, e më poshtë përsërit, sipas shqiptares.com, një ide të Berishës: “kryesocialisti po përpiqet të bëjë pazare”.

Ceka foli për një lojë të opozitës që po bëhet “me iluzionin se mund të marrin Prokurorin e Përgjithshëm, se mund të kontrollojnë gjykatat për partinë e tyre”, por nuk kuptohet se ç’lexim është ky që “84 votat parlamentare i sheh si vota të pakicës”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Paska te drejte Rama i shkrete, se maxhoranca te gjitha pushtetet i dashka vet dhe per vete...A jane te pavarura ?!...Milet, luaj vet se askush per ty s'e vret !...Po u mbyte...rrahmet !

Submitted by I-liri (not verified) on

More z. Ceka ! Po si kuptohet kjo? -"Edi Rama ta harroje Prokurorin  e Pergjithshem dhe Gjykaten e Larte-Kryesocialisti po perpiqet te beje pazare..."!!??

Ne se duhet ta harroje Edi RAMA, do t'ja leme dikujt tjeter ta kujtoje, thua ti. Dhe ta mare pa bere pazar fare, pa pyetur njeri. Se edhe ne nje ankand ofrohen shume bleres. Ju zotin Rama, jo qe se lini te afrohet ne nje ankand, por as te mendoje per keto gjera ! Keto duhet ti mare vetem SRB-i.

Submitted by loni (not verified) on

ne rastin e cekes ps-ja po korr cfare ka mbjelle: mori nje plehre si ky dhe e beri tre vjet minister te brendshem. Ia din gjithe krimet (vrasje ne kuader te 97 e tutje) dhe nuk thote nje llaf. Kjo eshte PS-js, nje parti e tredhur.

Submitted by illi (not verified) on

Sigurisht qe Cekes po i mbaron bateria, prandaj arsyetimet e tij duhen marre me rezerve. Nderkohe, qe per te krijuar ekuilibre dhe ndarje efektive te pushteteve, kur presidenti u zgjodh me 71 vota eshte detyrimisht e nevojshme qe kryprokurori, kryetari i kushtetueses, ai i i gjykates te larte etj. te zgjidhen me 84 vota. Kjo nuk eshte as pazar e as marrje e ketyre posteve nga opozita, por siguri per pushtete te pavarura. Populli ja jep voten mazhorances per ekzekutivin e jo per pushtetet e tjera, qe duhet te jene te ekulibruar e te pavarur dhe nje gje te tille e merr vesh edhe bufi, qe realizohet me 84 vota. Neritanit qe nuk e kupton s'kemi ç'i bejme.

Submitted by llulla kokemadhe (not verified) on

Su bere njeri o Tani! Po le ta marin, cfare te keqe ka? A nuk jemi ne  demokraci O Neritan Ceka. Ty perse te djeg  ai vendi? Apo Sales? Do te mbahesh mend si nje nder shkerdhatokratet me te medhenj te ketij vendi.  Sikur te mos ishte yt ate, ai qe te dha emer, nuk do te njihte njeri mes te gjalleve. Turp o zagar plak.

Submitted by LUFTEKA (not verified) on

MESHIRE PER PLAKUN E RRJEDHUR, CEKA... TE RROJE VETE SE MENDTE E KANE LENE QYSH KUR PRANOI TE BEHEJ KESHILLTAR I SALIUT, BASHKE ME XHUVEL MAVRINE...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.