Dështuan negociatat Berisha-Ndoka

Postuar në 23 Korrik, 2012 13:34

Gazeta Panorama, duke iu referuar “burimeve të sigurta pranë maxhorancës”  raporton se kanë dështuar negociatat mes Berishës dhe Nard Ndokës për rikthimin e Partisë Demokristiane në koalicionin qeverisës. Në takimin mes të dyve, Berisha i ka ofruar partisë së Ndokës postin e zv.Ministrit të Brendshmëm, por ai nuk e ka pranuar këtë post. Në vend të tij, Ndoka ka kërkuar që partisë së vet t'i jepet posti i Prefektit në një nga qarqet e vendit. Dhe kjo kërkesë nuk është pranuar nga Berisha.

Ndoka, dikur Ministër i Shëndetësisë në kabinetin e Berishës, u largua në vitin 2008 nga e djathta dhe një vit më vonë doli në zgjedhje në koalicion me LZHK-në në “Polin e Lirisë”. Në ato zgjedhje Partia Demokristiane mori rreth 13 mijë vota. Ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale, në koalicion me PS-në ajo mori rreth 41 mija vota.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by lilo (not verified) on

Negociatat ?? apo pazaret....

Submitted by nik (not verified) on

o zaloshnje.

je gjoja specialist.nuk behet ky lloj krahasimi.

nuk krahasohen zgjedhjet lokale me ato parlamentare.

sa per ndoken.edhe zv.minister e ka shume.hajdut i hilaceve te spitaleve,le te rrije me edin se mire eshte.

Submitted by gori (not verified) on

Sipas teje pervec faktit qe mori 13 mije vota ne zgjedhjet parlamentare nuk

duhet ta permende edhe faktin tjeter  qe mori 41 mije ne lokale?

Jeni bere shume te bezdishem me keto kritikat pafund qe shkruani.Qe pervec kesaj ne pjesen derrmuse jane pa vend

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Mos qani hallin e Ndokes, nuk e beri Berisha perfekt, e ben Rama minister.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.