Roberto Benigni ‘nuk e harron asnjëherë’ Berlusconin

Postuar në 23 Korrik, 2012 01:06

Artisti Italian Roberto Benigni ka dhënë show-n e tij të radhës me leitmotiv Danten e Komedinë Hyjnore. Sheshi Santa Croce, Firence, ishte mbushur si rrallë ndonjëherë tjetër, dhe të gjithë kanë shijuar batutat e komikut të njohur, i cili e ka mbajtur shfaqjen e vet si një kombinim dy kohësh të largëta nga njëra tjetra, kohës së Dantes e kohës së sotme. Dhe target i tij ka qenë, si gjithnjë gjatë dy dekadave të fundit, Silvio Berlusconi. Por nuk ka kursyer as të tjerët, si kryeministrin Monti, kryebashkiakun Renzi, deri dhe Beppe Grillo-n. Ja disa të forta që u dëgjuan gjatë show-t:

  1. Berlusconi e Dante kanë një gjë të përbashkët: që të dy na kanë bërë të marrim vesh se si është ferri.
  2. Dantes i bënë një proces gjyqësor, dhe ia dolën ta syrgjynosnin për njëzet vjet, ndërsa Berlusconit i kanë bërë 200 gjyqe, dhe rezultati është se e kemi patur kryeministër për njëzet vjet.
  3. Tani që Berlusconi ka vendosur të rikandidojë prapë si leader i partisë së vet, në partinë e majtë ‘Partia Demokratike’ kanë marrë frymë të lehtësuar; dhe kanë të drejtë; nëse Berlusconi s’kandidon, ka rrezik që këta të fitojnë zgjedhjet, e s’dinë ç’të bëjnë pastaj.
  4. Unë dhe Grillo jemi kolegë. Nëse ai fiton zgjedhjet, mua do t’më bëjë ministër të jashtëm. Çfarë qejfi! Do kem mundësi të bëj një dorë muhabet me Obama-n.

Etj, etj.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

<p>dhe berluskonit ju ka rrujt shume prej ketij.eshte bere me turp dhe ka heq dore nga cdo gje.</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>R.Benini nuk harron Berluskonin dhe M.Nano nuk harron Berishen ! I pari me sarkazem dhe i dyti me tejmase seriozitet. Jeta mesdhetare eshte plot me te forta ne humor dhe ne perditshmerine &#39; e kollarisur&#39;. E ka fajin Mesdheu, deti Mesdhe dhe dielli mesdhetar. Etj, etj.Vecse mos t&#39;i ngaterrojme: Ai , Benini, me te qeshur dhe ky , M.Nano me te ngjeshur...Ndersa ne te ...ngerdheshur...Etj,etj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.