Majko pyetet për Ramën dhe flet për elefantë e dhelpra, Braçe revoltohet me termin "bast"

Postuar në 22 Korrik, 2012 16:01

Një intervistë e Pandeli Majkos për shtypin kosovar ka ngjallur irritim te deputeti Erion Braçe. Në intervistën e Majkos (në fakt, profesionalisht modeste) bie në sy lehtë përpjekja e "ish-kryeministrit të luftës" për të mos ia prishur qejfin gazetarit kosovar (kur flasin për Berishën, ata zakonisht e bëjnë vetë edhe pyetjen, edhe përgjigjen). Por Braçe ka parë në përgjigjet e Majkos shumë më tepër se kaq.

Pyetja e Kosova Info: Edi Rama duket se nuk ka se çfarë të ofroj më për PS-në. Në të dyja shtetet si në Kosovë dhe në Shqipëri, liderët politikë mbeten të palëkundur qoftë edhe kur i humbasin zgjedhjet. Morali i liderëve shqiptarë për të dhënë dorëheqje ende nuk duket në horizont. Si i vlerësoni këto momente kyçe?

Përgjigja e Pandeli Majkos: Politika, ashtu si piktura, është art. Në art, dramat si rregull të nxisin për më shumë. Edi Rama është një politikan jokonformist dhe produkt i kohës së tij. Ka përballë “bastin” e jetës dhe që është ndryshimi i statuskuosë në Shqipëri...Sigurisht, edhe daljen në pension të një elefanti të vjetër politik si Berisha...Unë jam në krahun e ndryshimit... Kur ky të ndodhë, e di që do jem i mërzitur me këtë fakt. Pasardhësit e Berishës nuk do kenë përmasa “elefanti”. Do japim e marrim me “dhelpra”...

Reagimi i Erjon Braçes në FB për Majkon: “Largimi i Sali Berishës nga shteti nuk është ‘bast’! Nuk mund te jete “bast”! I kërkujt! Sali Berisha po shet atdheun. Për shkak të korrupsionit po e po. Por edhe duke cenuar rëndë interesat kombëtare ndërshqiptare. Ato janë të shenjta. Po të kujtoj se janë ndërtuar me mund e gjak në çdo vit të 100 viteve të shtetit tone. Për to nuk vihet “bast”! (A.N.)

Foto arkiv, dhjetor 2008: Berisha, Topalli, Oketa, Uithers dhe Majko, gjatë një ceremonie me rastin e përfundimit të misionit paqeruajtës "Liria e Irakut", në Mosul dhe Bagdat

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Shifeni mire Oketen, deri dje rendte pas Berishes, tashi i doli kunder. Sa e bukur eshte <em>politika</em>!</p>

Submitted by loni (not verified) on

<p>Nuk e shtron mire observimin tend :) . Duhet pyetur pse valle Bamiri zgjodhi Oketen? Te kete te beje sado pak lidhja e tij me Salen apo lidhja e tij me fene musulmane boshniake (Oketic quhet nga ato ane)?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.