'Zhurma me Enver' u bën mirë shitjeve?

Postuar në 22 Korrik, 2012 12:30

Ka zhurmë në media këto ditë për një dorëshkrim origjinal të romanit “Dimri i vetmisë së Madhe” që Ismail Kadare e kërkon dhe Nexhmije Hoxha nuk e dorëzon. Nga ajo që Bujar Hudhri, botuesi i Kadaresë thotë sot në një intervistë telefonike për A1 Report, merret vesh që padia është e këtyre ditëve, por kjo histori ka një dekadë që vijon: "Kadare e kërkon këtë dorëshkrim prej më shumë se 10 vitesh. Ka menduar se duhej të ishte në arkivin shtetëror, ka kontrolluar në rrugë institucionale. U faktua se ishte te zonja Nexhmije Hoxha…" Po pse një gjyq? Hudhri tha se "këto nuk janë çështje personale që mund të zgjidhen në mënyrë shoqërore"; pak më tej thekson se përpjekje pak a shumë 'shoqërore' edhe janë bërë: "U insistua që të merret një fotokopje jo në rrugë institucionale, por me të tretë, me profesorë, dhe shkrimtarë të njohur (s’është nevoja t'i citoj emrat), dhe u arrit një marrëveshje mes Arkivit dhe Nexhmije Hoxhës, që në këmbim të dorëshkrimit të romanit t’i jepeshin sendet e Enver Hoxhës nga muzeu shtetëror. Por problemi është që fotokopja nuk është e saktë…"

Në median e sotme gjen plot prononcime të tjera dhe citime kujtimesh ku flasin drejtorë për Nexhmijen, Nexhmija për Kadarenë, Kadare për Enverin; me gjasa zhurma në media nëpërmjet padisë në fund do shërbejë për të rindezur interes në treg për ribotimin e "Dimrit". E nxitur apo e rastësishme, kjo është vështirë të ndahet, ama dihet mirë tashmë se zhurmat apo para-zhurmat në media (e veçanërisht "zhurmat me Enver") rezultojnë goxha 'të shëndetshme' për shitjet. E vërtetoi panairi i fundit i librit në Tiranë ku pati rekorde shitjesh të librave që u debatuan më parë në media. As Hudhri nuk e fsheh. Pyetjes së A1 Report: "A ka njohur shitje këto ditë "Dimri i vetmisë së madhe” botuesi i përgjigjet: "Po, ka njohur shitje… Të rinjtë të nxitur nga ky debat kanë shtuar kuriozitetin për të lexuar këtë libër". Vetë Kadare ndoshta ka mendim tjetër për këtë tip marketimi? Në një intervistë për Shqiptarja.Com ai thotë: "…Ju lutem, mos shkruani asgjë nga këto në media. Madje nuk do të doja të thosha asnjë fjalë për këtë. Më bën nervoz kjo gjë. Mua më vjen keq që mori përmasa të tilla në media kjo punë…". (A.N.)

Në foto: Gazetari B.Fevziu, duke dhënë autografe për librin e tij "Enver Hoxha", gjatë panairit të 14 të librit në Pallatin e Kongreseve në nëntor 2011, një nga rastet e shitjeve të larta të paraprira nga debate mbi librin dhe figurën e Enver Hoxhës në media

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Normale Kadareja do te arnoje Krijimtarine e tij sepse edi mire qe ajo i perket Sistemit Utopik&nbsp;Komunist. Dhe kete nuk e mohon dot...................sa per Blendi Fevziun ai mbetet thjesht nje Pordhac Tirane asgje me teper.............................Nje pseudo Llafazan Tirane por nga ata me kollare.....</p>

Submitted by morali (not verified) on

<p>Titull domethenes lajmi,sarkazem e goditur,sa per kete pretenduesin qe shet me veprat&nbsp; e botes eshte nje turp per gjithe krijimtarine letrare shqiptare sepse ky s`eshte asgje ,sepse nuk eshte krijeus i mirefillte...Po kete shoqeri cope-cope qe kemi ne libra cope do zgjedhin!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>All publicity is good publicity.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Se besoj te kete gjë me qesharake se kjo ceshtje gjyqesore. Padyshim Ismaili do ta fitoj lehtesisht - por nese Nexhmija nuk deshiron tja ktheje doreshkrimin cfare do te bej gjykata/permbarimi I dhjerë apo vete Ismalja....
Valle do te shkojne me SWAT team te zbulojne se ku mund te kete fshehur Nexhi librin. A do ta burgosin perseri Nexhmijen tani qe si kthen Kadares librin e tij te dashur.

Kushdo qe do te kishte pak tru e inteligjence do ta kuptonte qe ti kerkosh dicka te tille nje cope plake qe ska asgje per te humbur, (qofte kjo edhe e veja e Enverit) e madje plot urrejtje dhe qefmbetje nga djali plangprishes, do te thote te behesh qesharak dhe "gjirokastrit".
Nexhi ne fund te fundit mendim se me mire ta djeg ate doreshkrim sesa tja ktheje Ises.
Pastaj kush mund ta vertetoje se Isa nuk ja ka dhuruar ate Nexhit (me dshire apo nga pahiri) dhe kjo I jep te drejten Nexhi te bej ç'te doje me te.

A shkrimtari yne I ngrate qe I ka hyre nje beteje te kot qe ne thelb nuk mund ta fitoj kurre dhe mund ta turperoj per restin e jetes se tij jo dhe aq dinjitoze.

Megjithate jetojme ne Shqiperi dhe diktatori I ri mund tja vjedhe librin Nexhit, me SHIU-n e tij, apo Imamin, apo Fevziutn, apo vjehrrin, madje Nexhi mund te pesoje nje aksident kur te shkoje per gjah, dhe tja ktheje kryevepren Shkrimtarit tone te Madh Kombetar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.