Si do t'i përgjigjej 'i mohuari' Mit'hat Frashëri, 'ofiqarit orientues' Sali Berisha

Postuar në 22 Korrik, 2012 09:58

Në një takim me media disa ditë më parë, kryeministrit Berisha iu bë edhe një pyetje mbi "deklaratat për rivlerësimin e figurave historike dhe të vetë historisë", siç u shpreh ai që e pyeti. Dhe gjatë përgjigjes, (që mund të lexohet e plotë në http://www.km.gov.al/index.php?fq=brenda&m=news&lid=16707) Berisha pasi tha që ata, të cilët mendojnë se Kryeministri nuk merret me historinë, "janë qesharakë, për të mos thënë më shumë", përmendi Mit'hat Frashërin dhe e krahasoi (duket si pa lidhje, megjithatë ai e krahasoi) me Qemal Stafën që 'nuk u bë dot as udhëheqës çete': "Është shumë e papranueshme për një komb që kryetari i Kongresit të alfabetit, që i dha alfabetin latin gjuhës sonë, të jetë mohuar në këtë mënyrë, siç është mohuar Mithat Frashëri. Ndërkohë që emrin e një djali të ri,i cili la studimet në Itali e kthye në vend për të luftuar, por u vra dhe nuk ia doli dot të bëhej as udhëheqës brigade, as udhëheqës batalione dhe as udhëheqës çete, e mbajnë dhjetëra rrugë e objekte…"

Një apo dy ditë pasi Berisha foli për "historinë e re", një historiane (Nevila Nika) u citua në shtyp: "Ai tha një objektiv, një orientim sesi ta shkruajmë; ai dha vetëm një orientim..". Po vetë Frashëri çfarë do thoshte për ata që orientojnë shkrimin e historisë dhe a bëhet kjo punë nga ofiqarët? Siç dihet, Mit'hat Frashëri, në shkrimet publicistike përdorte pseudonimin Lumo Skëndo (në disa botime përdori edhe pseudonimin Mali Kokojka). Autori i këtyre radhëve ka në bibiotekë një kopje relativisht të rrallë të revistës "Përpjekja Shqiptare" (botohej nga Branko Merxhani) numri i muajit mars 1937, ku një nga artikujt është shkruar pikërisht nga Lumo Skëndo dhe flet pikërisht për.. historinë. Edhe atëkohë kur nuk kishte ende një tekst bazë historie, Frashëri mendonte që "punimi në këtë lëmë s'bëhet as me urdhër, as me ofiq, as me dekret". Merreni me mend ç'do thoshte sot.

Teksti është lënë në formën e tij origjinale dhe ribotohet ndoshta për herë të parë. Shkruan Skëndo (Frashëri) para 75 vitesh: "...Pyetja: A duhet të kemi një të përkohëshme të konsakruar historis s'ënë?, gjen përgjigjen logjike: Ku i ke historianët, shërbimtarët e historisë? Është lehtë të marrësh kartën, t'a palosësh, ta nxish me mellan, t'i vësh edhe një titull. – Po ku i ke ata që do të shkrojnë lëndën? Sa për tani, do të kënaqësha me botime, artikuj në rëvista të ndryshme, broshura dhe libra të botuara me iniciativa private; më vonë s'ka dyshim se do të ndjejmë nevojën e një punimi më serios, me një organ për botimin e landësë. Kur të kemi njerës me zell e me pasion, dihet vetiu se do të mejtohemi për formimin e një "Shoqërije" për historinë t'ënë, ku të mbështillen njerzit me vullnet dhe të përhapin pemët e kërkimevet të tyre… Punimi në këtë lëmë s'bëhet as me urdhër, as me ofiq, as me dekret.." (A.N.)

Comments

Submitted by Vlora (not verified) on

<p>Respublica, vihet re qe ne shumicen e rasteve ju perpiqeni te beni rolin e spinn doctor-it. Thelbi eshte qe a duhet rivleresuar figura e Mit&#39;hat Frasherit apo jo, dhe a ka te drejte k/ministri kur flet per rivleresim historie?</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Jo nuk ka, nuk mund te fusi hunden ne nje teme kaq sensative.</p>

Submitted by antikonform (not verified) on

<p>A.N. une nuk te njof por kam krijuar nje respekt te vecante per ju nga shkrimet qe lexojme ketu. Ajo qe dua te them eshte qe kete &quot;pergjigje&quot; te Mithat Frasherit te madh gjeni menyren tia coni zoteris Sali Dinshumit. Eshte pergjigja me e sakte qe mund te mare per magallomanine e tij prej perversi psiqik ne lemin e historise dhe ne te gjitha lemet e tjera ku fut hundet sikur eshte i pikur nga qielli, nje cope katundari qe ende e quan te nevojshme te shenoje ne CV-ne e tij zyrtare ne sajtin e Keshillit te Ministrave &quot;Profesor Doktor&quot;. Sa here e shof me vjen ta peshtyj ne turinj e tij them: Ik mer dreq, race budalli qe nuk t mjaftun as parate e vjedhura, as pushteti e as jeta ne kryeqytet, per t shpetu nga kompleksi i katundarit</p>

Submitted by relapso (not verified) on

<p>Doemos qe figura e Mit&#39;hat Frasherit duhet rivleresuar, sikurse edhe figura te tjera te historise sone, por kjo, se pari, nuk ka te beje me Qemal Stafen, dhe, se dyti, nuk eshte pune e kryeministrit, sado intelektual i apasionuar te jete ai pas historise. Ky eshte mendimi im. Nga ana tjeter duhet thene se ka shume shembuj te ndritur nga vende te tjera kur kane qene pikerisht politikanet ata qe kane kerkuar rishikim te historise. Kujtoj ketu De Golin, por edhe rastin e fundit italian kur Presidenti i Republikes kerkoi rivleresimin historik te&nbsp;masakrave te partizaneve titiste ne zonen e Triestes pas luftes se dyte boterore (ate qe njihet si çeshtja e foibe-ve). Duam s&#39;duam fjala e fundit per keto gjera i mbetet politikes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.