I dyshuari për vrasjen e 71 vjeçarit Mark Shkreta ka një alibi të fortë

Pas ekzekutimit të 71 vjeçarit Mark Skreta, policia e Tiranës nuk nguroi të hedhë dyshime të menjëhershme mbi Jetmir Llanajn (disa gazeta e shkruajnë mbiemrin e tij ‘Llani’ e disa ‘Llanaj’), të atin e Indritit 9 vjeçar që ia vranë vëllezërit Shkreta një muaj e gjysmë më parë.
Dje, në mënyrë të papritur është bërë i gjallë Jetmir Llanaj (i shpallur person në kërkim), por jo për të pranuar se ish autor i vrasjes; përkundrazi, për të përgënjeshtruar çfarë është thënë deri më tani në adresë të tij e për të nxjerrë në evidencë një alibi. “Unë ndodhem në Greqi prej një jave; kam kaluar në pikën kufitare të Kakavijës më datë 14 korrik ora 06.30 e mëngjesit së bashku me vëllain tim Muharremin; policia mund ta verifikojë shumë lehtë momentin kur kam kaluar në pikën kufitare; gjithashtu, ka dhe mjaft dëshmitarë, që mund ta provojnë se unë kam qenë në Greqi javën e fundit”.
Në dritën e këtyre fakteve, ai ka menduar të ngrejë një padi kundër policisë për dëmin moral që i kanë shkaktuar. Ndërsa pyetjes së gazetarit të GSH-së: “Pra, ju pretendoni se nuk e keni qëlluar Mark Shkretën?”, ai i përgjigjet: “Unë nuk marr hak duke vrarë një plak; kur të hakmerrem do qëlloj atë që më vrau tim bir”. Vini re! Thotë “do marr hak”, e jo “do marr gjak”. Janë dy koncepte të largëta sa dy planete.
M.N.
Comments
Pse mor skraparlli, ça ka te

Pse mor skraparlli, ça ka te keqe te marre hak mbi ato qe i vrane te birin 9 vjeç? I lumte pushka dhe shpresoj tja jape ne lule te ballit, siç e don edhe Kanuni.

Ah po, per ju liberalet eshte barbari nje gje e tille!

Ca thu mer idiot?! Si qenka

Ca thu mer idiot?! Si qenka normale te zbatosh kanunin?!

Ti, bashke me te gjithe ato mesjetaret e tjerer qe mendoni njesoj, shkoni gjeni nei shpelle diku ne malet e shumta qe kemi dhe ngujohuni atje.

Tani fisi tjeter do marri

Tani fisi tjeter do marri haken e babait duke vrare kete tipin apo ndonje te familjes se tije e keshtu deri sa te shuhet njeri apo te dy fisey...

Mjere shqiperia - ne Gerdec

Mjere shqiperia - ne Gerdec nji bande kriminele me kollare (ministra+kryeminister+etj) vrane dhe plagosen dhjetra.

Asnji nga Gerdeci nuk u cua dhe te kishte kurajon te merrte hak kunder ketyre kermave milioneresh qe bene para me gjakun e te afermeve te tyre !

Por Shqiptaret shkojne dhe vriten me njeri tjeterin per nji fjale goje, per nje "te qifsha motren" therren dhe priten (edhe sikur te mos kene motra), kurse kur Berisha dhe pushteti i vret (Gerdec dhe 21 Janar) asnji ska byth te marri pushken dhe te zhdu qofte dhe nji politikan te vetem.

Ah ju jeni popull i qelbur ! Burracake ! Mire ja u beri Enveri per 50 vjet...edhe po aq mire ja ben doktori i Enverit keto 20 vjet !

Add new comment