Si përfundoi dorëshkrimi i Dimrit të Vetmisë së Madhe në duart e Nexhmije Hoxhës?

Gazetat e djeshme kishin lajmin e një padie që Ismail Kadare ka ngritur kundër Nexhmije Hoxhës për shkak të dorëshkrimit të librit ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’ që ka qenë për dekada të tëra në duart e vejushës së famshme. Me siguri, teksa keni qenë duke lexuar këtë lajm, ju ka lindur pyetja se “për ç’arsye ky dorëshkrim ka përfunduar tek Nexhmije Hoxha”? Përgjigjen do ta gjeni në të përditshmet e sotme. Në të gjitha. E thotë vetë Kadare në padinë e depozituar. Në vitin 1972, një mbrëmje, në derën e apartamentit të Ismail Kadaresë shfaqet Nexhmije Hoxha. Është një vizitë, së cilës Kadare nuk ia shpjegon kontekstin e rrethanat (afërmendsh, në një padi s’mund të shkruhen gjëra të tilla), por duhet të ketë qenë koha kur marrëdhëniet e ngatërruara të shkrimtarit me regjimin ishin të ngrohta Dhe aty, në bisedë e sipër, e befasuar nga librat e shumtë e nga hapësirat e ngushta të apartamentit, e shoqja e Enver Hoxhës i kërkon Kadaresë që një pjesë librash e dorëshkrimesh mund t’i kalojë në arkivin e Partisë së Punës së Shqipërisë, që ish i sigurtë (gjë më të sigurtë nuk mund të gjeje, në fakt). Kadare thotë se nuk mund t’i thosh ‘jo’ kësaj kërkese a këtij sugjerimi, dhe ka të drejtë. Një ‘jo’ e tij mund të interpretohej në mënyrat më tekanjoze të mundshme.
Të habit fakti se Nexhmije Hoxha, e intervistuar nga gazetat, shprehet se dorëshkrimin e Dimrit të Vetmisë së Madhe mund t’ia marrin me forcë, por ajo nuk ka ndërmend ta dorëzojë, pasi është një dhuratë personale që i është bërë, dhe me këtë lë të kuptohet se ajo ka një version tjetër që shpjegon se si dorëshkrimi i këtij libri që bëri bujë ato kohë përfundoi në duart e saj.
E.G.
Comments
Është tjetër gjë arkivi i

Është tjetër gjë arkivi i Partisë së Punës dhe tjetër gjë biblioteka personale e Nexhmije Hoxhës. Vetëm Kadare mund ta çkokolisë të vërtetën, nëse i dorëzoi për ruajtje në arkivin e partisë (e në këtë rast, të ndodhurit e dorëshkrimit tek Nexhmija duhet trajtuar si përvetësim), apo ja "dhuroi" Nexhmijes. Nëse është kjo e dyta, dorëshkrimi i duhet kthyer të zotit, sepse dihet që shqiptarve mund t'u merrej çdo gjë në atë kohë, me argumentin e dhurimit.

Ala habiteni e besoni rrenat

Ala habiteni e besoni rrenat e te poshtres Nexhmije ju,s´thone kot qe shqiptaret nuk kane shpetuar nga kthetrat e klanit Hoxha.

Kadareja me duket po

Kadareja me duket po kerkon falje publike per letren qe i beri lul-domates ne qershor 2011.

Kadareja e ka dhuruar vetë

Kadareja e ka dhuruar vetë dorëshkrimin dhe nuk ia kanë marrë me zor. Këtë e pranon vetë Ismaili.

Se, dyti, kur bën një dhuratë, a është e ndershme ta kërkosh të ta kthejnë?

Se treti, dhurata e Kadaresë është një lloj ryshfeti, gjë për të cilën ai u shpërblye me pranimin në PPSH, postin e deputetit të Kuvendit Popullor dhe zëvendësit të Nexhmije Hoxhës në Frontin Demokratik. U shpërblye me kujdesin e shtetit për ta përkthyer në Francë e prej këndej në botë.

Ky dyzim i Kadaresë, mes regjimit diktatorial dhe lirisë krijuese, po i kushton rëndë shkrimtarit të madh. Dhe pse e meriton për vlerat artistike, atij nuk po i jepet çmimi Nobel.

Dihet që Jean Paul Sartre (1905-1980), Boris Pasternak (1890-1960), Czesław Miłosz (1911-2004) e morën Nobelin për vepra antikomuniste dhe antimarksiste.

Kurse Ismail Kadareja, fatalisht, e kishte pranuar titullin që i dha Enver Hoxha: “Ndihmës i PPSH për Edukimin Komunist të Masave Punonjëse”.

Po t’i referohemi Kadaresë dhe shkrimtares Natasha Lako, këtë fakt ka përdorur kundër Ismailit, bashkëqytetari, ish-ambasadori shqiptar në Suedi, kur i ka shkruar komitetit të çmimit Nobel.

Kujton Kadarè se tue padite

Kujton Kadarè se tue padite ne gjygje Nexhmijen per pervetim doreshkrimi, poban publikisht nji shkeputje/divorc me nexhmijen apo te kaluemen e tij.

Asht vone, teper vone Kadarè. Jii me i zgjuar!!!

Edhe une jam i menimit te

Edhe une jam i menimit te Idriz Tafes dhe ne ket rast edhe te Paul Tedeschinit!

Add new comment