Arvizu-ja 'ka zbuluar' që në Shqipëri dy javë vlejnë sa një përjetësi

Do ta bëjnë ndërhyrjen në kushtetutë për heqjen e imunitetit? Berisha po ‘u përgjërohet’ socialistëve, por këta të fundit po thonë se janë të hapur për ta diskutuar shtruar në shtator, pas pushimeve të gushtit. Tok me Berishën janë bërë dhe ambasadorët. “Duhet ta mbyllni këtë punë deri më 6 gusht”, është dëgjuar t’u thotë palëve ambasadori amerikan, Alexander Arvizu. Po ka kohë deri në gjashtë gusht? Ka sa të duash. Është vetë Arvizu-ja që e thotë këtë gjë. Madje, ka gjetur një mënyrë sugjestive për ta thënë. “Në çdo vend të botës data 6 gusht është data 6 gusht, dmth duhen edhe nja 15 ditë që të vijë”, u përpoq të thosh ai me fjalët e veta, “mirëpo ne jemi në Shqipëri, ku koha matet ndryshe e ku me 6 gushtin na ndan një përjetësi”.
Ndoshta ka parasysh faktin që këtu mjaftojnë disa minuta për të zgjedhur një President.
Re.Pu.
Comments
Gjithe ky presion qe po behet
<p>Gjithe ky presion qe po behet tani nga nderkombetaret duhet te ishte bere per zgjedhjen e nje presidenti konsesual i cili do te garantonte nje prokurori dhe gjyqesor te pavaruar. Tani i kerkohet opozites heqja e imunitetit kur Nishani thote ne interviste se prokuroria do riformatohet dhe kreun e ShiSh duhet ta zgjedhe Berisha.</p><p> </p>
Jane te gjitha "Pordhe me
<p>Jane te gjitha "Pordhe me rigon". Jane kata nderkombetaret qe po i ndersejne palet, jo me aftesine, por me paaftesine e tyre. A mos i di gje me te zgjuar se ne arvizu-te?</p>
Add new comment