Demetaj: Femrat myslimane nuk mund të shohin tek të tjerët çfarë ato vetë e fshehin

Të gjithë duhet të kenë parë gra myslimane në plazh. Ato rrinë herë të ndrojtura e herë të shkujdesura tok me familjet tyre, por s’e kanë për gjë të rrinë mes njerëzish të tjerë, që janë të veshur me rroba banjoje. Por vetë janë të mbuluara. Ashtu futen dhe në ujë, dhe këtë e bëjnë në respekt të dogmës së tyre fetare. Vërtet? Teologu Dorian Demetaj, i intervistuar nga Shekulli, mendon se femrat myslimane që shkojnë në plazh, ku ka meshkuj e femra të veshura me rroba banjoje, veprojnë në kundërshtim me rregullat kuranike.
“Femrat myslimane, ashtu si nuk lejojnë të tjerët të shohin pjesë të trupit të vet, po ashtu nuk e kanë të lejuar që të vështrojnë ato pjesë të trupit që ato vetë nuk ua shfaqin personave të tjerë”, thotë Demetaj.
Re.Pu.
Comments
Asgjekundi nuk ka ligj per

Asgjekundi nuk ka ligj per ndalimin e syve, madje ne shohim edhe pas...perdeve. Nuk do ju duket cudi po t'ju them qe ne plazhin e Golemit ka plot femra te 'nxirrosura' qe hyjne ne det me komande dhe shohin me neps femrat me bikin duke bere disa levizje duarsh te pakontrolluara ne rregullimin e gjoksit e te te fshehurave te tjera, madje dhe kur dalin ne breg syte nuk i mbajne nga njera tjetra por atje tek 'lakuriqesia' e te 'perdalave' ku i mbajne syte meshkujt...Deti thone gjallesat e veta i ka pa 'breke'...

Zonja dhe Zoterinje ...

Zonja dhe Zoterinje ... perpara jush... ISLAMI!

Eshte e turpshme te marresh

Eshte e turpshme te marresh persiper deklarata te ketij lloji. Personalisht, kam jetuar me nje vajze muslimane, nga Kuvajti. Nje studente ne Universitetin e Maltes, qe si shume bashkekombase te saj eshte e mbuluar. Per informacionin e cdo teologu, askund nuk deklarohet qe nje femer muslimane nuk lejohet te shkoje ne plazh ku ka njerez me rroba banje, ndryshe nga ato. sepse po te ecej me kete mentalitet, atehere nje femer muslimane e mbuluar nuk lejohet te frekuentoje asnje ambjent me femra apo meshkuj me veshje "normale", me floket zbuluar, kurrizin a barkun, kofshet a krahet zbuluar, sepse keto pjese ato nuk jane te lejuara ti zbulojne ne publik. keto jane dokrra. Femrat muslimane vendosin te mbulohen per te respektuar dicka qe atyre u duket e drejte, pa dashur t'i imponojne kurrsesi askujt te njejten zgjedhje. Ato jane femra si te gjitha te tjerat, me deshira, pasion, endrra, force dhe guxim. Femra qe zgjedhin nje kod tjeter veshjeje, por jo jetese ne nje bote tjeter. Ato ndjekin moden, dashurojne te veshin te brendshme provokuese (mjafton te shihni garderoben e mikeshes sime e do te mendoni se ajo vajze vetem nje e mbuluar nuk mund te ishte), lyejne floket, kercejne kenget e kohes, shohin filma te cdo lloji. Ndaj, ato ska pse te konsiderohen si te zgjebosura vetem se duan te ndjekin nje stil jetese; eshte zgjedhja e tyre e lire. Jetojme ne nje shoqeri qe nuk na shqeteson nese vajza apo djali yne vishet si nje huligan, tattoo-ohet nga koka tek kembet, lyen floket cdo jave si idhulli i tij muzikor, e shqetesohemi pse disa femra preferojne te mbulojne pjese te trupit te tyre. Keto jane diskutime te dekadave te kaluara. Perditesohuni..

like

like

like

like

Ne rradhe te pare dua te te

Ne rradhe te pare dua te te pergezoj per shkrimin me nivel dhe per ciltersine (ndoshta dhe naivitetin) ne lidhje me temen. Gjithashtu dukesh qe qendron larg paragjykimeve dhe steriotipeve; edhe per kete te lumte.

Mirepo, desha te komentoj se me sa e kuptoj une autorin e shkrimit, i cili eshte teolog mysliman dhe me siguri i diplomuar ne vende arabe, parimet kuranike dhe sidomos ato te ligjit islamik (sheriatit), i cili bazohet rende ne hadith dhe jo vetem ne kuran, nuk lejojne perzierjen e gjinive sidomos ne vende publike. Me sa di une lejohet vetem ndermjet pjesetaresh te se njejtes familje apo atyre qe kane lidhje te afert familjare/fisnore ndermjet tyre. Keshtu spjegohet se pse ne vendet islamike (me islamike nenkuptoj ato qe praktikojne ligjin islamik dhe jo detyrimisht vendet me shumice popullsie myslimane sic mund te jete Turqia, Bsonia, etj.) shohim nje ndarje te ambiente publike si p.sh. qendra tregtare (mall-e) apo xhami, etj. ne hapsira ekskluzive per njeren gjini; vende qe shumekush i konsideron te zhvilluara si Emiratet e Bashkuara Arabe (Dubai, Abu Dhabi), Katari dhe madje Kuvajti jane shembuj tipik. Kete dukuri e verejme madje edhe ne raste festash, si p.sh. martesa, apo vdekjesh madje edhe ne disa zona te banuara nga shqiptare ne Maqedoni, Kosove por edhe ne Shqiperi.

Per me teper, parimi kuranik (sic e kuptoj une) i mbulimit te gruas (i veshjes me modesti thone disa) behet me qellim qe te mos tundohet mashkulli qe e shikon ate dhe ne menyre qe ai te mos bjere ne gjynah (mekat) perpara allahut dhe qe, largeqofte, ai te mos ta kete te mundur te kontrolloje epshin e tij dhe te arrije deri ne agresion seksual ndaj kesaj femre. Pra femra me mbulimin e saj mbron mashkullin nga gjynahu por edhe veten. Uroj te biem dakord deri ketu! Ndoshta do te thoje se c'lidhje ka kjo me femrat e mbuluara myslimane qe vene ne plazh! Ne qofte se kemi nje parim kuranik qe obligon femren te mbulohet ne menyre qe te mos tundoje te tjeret (pra qe meshkujt te mos hyjne ne gjynah karshi allahut duke menduar apo deshiruar gjera te ndaluara), po keto femra qe sodisin pjeset trupore qe konsiderohen tunduese (ose te turpshme) sipas po ketij parimi, a nuk e fusin veten ne gjynah? Une gjykoj qe po! Me fjale te tjera kemi te bejme me nje standard dyfish te praktikuar nga keto femra; nga njera ane ato mbulohen ne menyreqe te jene korrekte me allahun, te tjeret dhe veten e tyre, dhe nga ana tjeter gjenden ne nje ambient qe me shume gjasa do t'i nxiste ato drejte tundimit. Une mendoj se kurani apo sheriati nuk perjashtojne mundesine e tundimit te femres nese ajo eshte ne prezencen e nje mashkulli qe ekspozon pjese te trupit qe konsiderohen "intime" apo "eksituese" (per mungese te nje termi me te pershtatshem), apo jo?

Nje dicka tjeter qe merr shkas nga kpmenti yt, medoj se myslimanet nga vende arabe te cilat kane nje zhvillim te konsiderueshem, por edhe ato nga vende jo aq te zhvilluara por qe rrjedhin nga familje "te kamura" dhe te edukuara (kam parasysh qe shoqja jote lejohet nga familja e saj dhe ka mundesine, sidomos ekonomike, te beje shkollen ne Malte) nuk jane perfaqesueset tipike te femres myslimane qe jeton ne nje ambient te dominuar nga ligji islamik (nenkuptoj zbatimin klasik te tij si ne Arabine Saudite bie fjala). Te mos harrojme se ne Arabine Saudite femrat vetem para me pak se nje viti fituan te drejten e votes dhe akoma nuk lejohen te ngasin makinen (nuk jam i sigurte, por mendoj se nuk lejohen as te punojne bashke me meshkujt). Gjithashtu, ne baze te sheriatit ato mund te jepen ne martese nga prindi apo gardiani i tyre ligjor ne moshe te mitur (6 vjece p.sh.) pa deshiren e tyre tek meshkuj ne moshe sa prindi i tyre apo edhe me te vjeter; nje martese e tille eshte e ligjshme spias sheriatit! A mund te themi qe shoqja jote eshte nje perjashtim i kendshem dhe besoj se duhet ta kosideroje veten me fat?

Te pershendes!

Respekt per ket koment!

Respekt per ket koment!

Shihni foton nr. 887 tek

Shihni foton nr. 887 tek Respublica ne rubriken ' Fotografi nga lexuesi'.

eshte vape ne shqiperi?

eshte vape ne shqiperi?

Une, cili edhe per

Une, cili edhe per religjionin Islam jam i informun sikur per krishtinizmin etj., nuk jam dakort me ket "Teolog". Nese njeri e lyp plazhen vetem per me shiku trupa, me motive sexuale, ate her kjo nuk asht ndoshta ne kuptimin e fejes, por ket nuk mun me dite askush, kjo asht ne zemren e ati personi dhe na skem asgje perveq paragjykimeve. Ai person duhet vetem zotit dhe vetes ti pergjigjet. As nji teolog nuk mun ne baze te nji paragjykimi ta flet nji vlersim si ket qe e bani ky "teologu".

Perndryshe, per njerzi si Paul Tedeshini, qe veq presin...... Tana relogjione ne baze nuk dallohen nga apeli moral. Por kohe mas kohe shoqnite jan ndryshu, per t'mir e per t'keqe, dhe religjionet ne disa shoqnie nuk e luajn ate rol te cilin e kishim ma heret. Bile disa institucione fetare, si Vatikani, ne vitet e funit jan zbute shum, per mos me i ik besimtaret ne shtetet evropiane. Per ket arsye nga njiher besimtaret musliman, apo edhe ata katolik ne shum shtete afrikane, apo edhe hindut etj. doket shum radikal ne ligjet e tyne. me siguri edhe shum her jan. Por pikat prej cilave kan fillu jan me nji ven. A asht mir qe disa e kan zbute religjionin e vet, ja kan pershat jetes se vete, kapitalizmit, lirise, individualitetit etj. apo a asht ma mir se disa nuk ju pershtatin ketyne zhvillime dhe ju metin besnik vlerave tradicionale etj., kjo asht nji pytje, te cilen secili prej neve dueht ta pergjegj vetem per vete.

Në Mateu 5, 27 + 28, Jezu Krishti thotë: "....unë them: Kushdo qe shikon nji grue për ta dëshiru, ka shkel kurorën me të në zemrën e tij ".

Add new comment