Një dramë gjakmarrjeje. Akti i dytë. Akti i fundit?

Postuar në 19 Korrik, 2012 04:22

Një muaj e gjysmë më parë, saktësisht në 5 qershor, diku afër Fushë-Mamurrasit, ndodhi një krim i shëmtuar, që gazetarët e kataloguan si “gjakmarrje”. Muharrem Llanaj ish në makinën e tij, tok me kunatën dhe me nipin, Indritin 9 vjeçar, kur dy persona (të identifikuar më vonë si vëllezërit Shkreta, Albani dhe Altini, që të dy të arrestuar tanimë) i kanë prerë rrugën në një kthesë, dhe kanë qëlluar me automatik mbi të. Por vetëm e kanë plagosur. Ndërsa nipit të tij i kanë marrë jetën.

U mbyll kjo ngjarje tronditëse me arrestimin e autorëve të krimit? U qetësuan gjakrat e shpirtrat? Jo, për ata që ndjekin kanonet e ritit të gjakmarrjes, ndëshkimi e reagimi që bën shteti nuk është ngushëllim. Edhe? Edhe sot sot, në të gdhirë – kështu raportojnë mediat bazuar në raportime të policisë – Jetmir Lanaj, i ati i vogëlushit Indrit, ka ekzekutuar me dy plumba 71 vjeçarin Mark Shkreta, të atin e dy vëllezërve të arrestuar.

Çfarë ka në origjinë të kësaj drame, akti i fundit i së cilës nuk dihet? Ka një sherr banal, një kacafytje mes dy familjesh për motive të dobëta (e lagu, s’e lagu), dhe të nesërmen, vëllezërit Shkreta i dhanë dum ta zgjidhnin sherrin me një armë automatike. Më pas, … dihet.

E.G.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Akti i vazhdimesise se nje tragjedie deri ne shuarjen e ...fiseve! Ngaterese e mirefilli midis gjakemarrjes dhe hakemarrjes shqiptare ne emer te &#39;Kanunit&#39; qe nuk kanunizon asgje...</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Lerini hartimet me kanun per oren e letersise. Dini ndonje vend te botes ku denohesh 8 vjet per vrasje? Cfare hani mut kot atehere?&nbsp;</p>

Submitted by miri (not verified) on

<p>Pa pyeteni nje here veten&nbsp;ç&#39;do te kishit bere ju po t&#39;ju vrisnin kot se koti djalin 9 vjeçar?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.