Harasani i përgjigjet me ironi protagonizmit të ambasadorëve të huaj

Postuar në 19 Korrik, 2012 03:41

Ambasadorët janë rockstar-ë në Shqipëri, e kjo gjë jo të gjithëve u shkon pas midesë. Deputeti socialist Andis Harasani, fjala vjen, nuk e gëlltit dot protagonizmin e tepërt të tyre. Para dy ditësh, ai shkruante në mënyrë ironike në profilin e vet në facebook, se “imuniteti duhet t’u hiqet zyrtarëve tanë, por t’u hiqet edhe ambasadorëve”.

Duke parë jehonën që ka pasur ky qëndrim i tij, Harasani “është bërë edhe më ekstremist”. Ai shkruan po në profilin e vet të facebook-ut: “Shqetësim i madh për zhvillimet e fundit ekonomike në Spanjë. Përgjegjësia e klasës politike spanjolle është evidente dhe kriza spanjolle rrezikon gjithë ekonominë e BE! Ndoshta ka ardhur momenti që ambasadorët fuqiplotë të Shqipërisë në Spanjë, Greqi, etj., t’u "sugjerojnë" partive politike të këtyre vendeve heqjen e imunitetit për deputetët e zyrtarët e lartë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Ambasadoret jane si jevgjickat fallxhore,qe lexojne arabisht shqipen e shkruar te fatit ne pellembet e lemuara te politikaneve tane per ardhmerine e kombit ne vorbullen e ciklonit demokratik...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.