A do t’i shërbejë PS-së futja e teknologjisë zgjedhore në Tiranë dhe Fier?

Postuar në 18 Korrik, 2012 01:54

Në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në News 24, Damian Gjiknuri, kryenegociatori socialist për ndryshimet në kodin zgjedhor, bëri një pasqyrë të përmirësimeve në kodin zgjedhor, që sipas tij, do ta minimizojnë mundësinë e deformimit të rezultatit në zgjedhjet e ardhshme. Ndër këto përmirësime, ai përmendi edhe identifikimin e votuesve të qarkut të Tiranës me anë të makinave që lexojnë kartën e identitetit dhe numërimin e votave të qarkut të Fierit me anën e skanerave optikë.

Sipas Gjiknurit, makinat identifikuese do të përdoren në Tiranë, që është qarku ku përcaktohet pothuaj çereku i mandateve parlamentare, sepse këtu ekziston rreziku më i madh i votimit fiktiv ose të dyfishtë, ngaqë ka patur shumë lëvizje demografike nga qarqe të tjera ose brendapërbrenda qarkut.  Në fakt, ky ka qenë edhe pretendimi kryesor i PS-së në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale për këtë qark.

Po pse PS-ja nuk zgjodhi një nga qarqet veriorë, që njihen si bastione të PD-së?

Se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme është vështirë ta parashikojmë, por zgjedhjet e kaluara na treguan se në qarkun e Tiranës, në qoftë se teknologjia e identifikimit të votuesve do të kishte si rezultante një pakësim të votave fiktive për PD-në në nivelin  4,360 vota, ajo do të merrte një mandat më pak. Dhe atë mandat do ta fitonte PS-ja. Ndërsa në Lezhë kjo shifër duhej të ishte në nivelin 14,550 vota, në Shkodër në nivelin 10,400 vota, në Dibër në nivelin 10,150 vota, dhe në Kukës në nivelin 7,900 vota. Pra, edhe sikur të quheshin të pavlefshme aq vota të PD-së, shpërndarja e mandateve nuk do të ndryshonte në qarqet veriorë.

Sipas Gjiknurit, skanerat optikë të numërimit të votave do të përdoren në Fier, që është qarku ku përcaktohen 16 mandate parlamentare, sepse ishte një qark problematik për numërimin në zgjedhjet e fundit parlamentare. Po pse PS-ja nuk zgjodhi Beratin, që ishte edha ai një qark me probleme në numërim në zgjedhjet e fundit parlamentare?

Përsëri, se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme është vështirë ta parashikojmë, por zgjedhjet e kaluara na treguan se në qarkun e Fierit, një përmirësim i numërimit mund të kishte favorizuar koalicionin e PD-së, që ishte vetëm 580 vota larg marrjes së një mandati tjetër, të cilin do ta humbiste PS-ja. Ndërsa në qarkun e Beratit, ishte një situatë në favor të PS-së – një përmirësim i numërimit mund të kishte ndihmuar koalicionin e PS-së, që ishte vetëm 535 vota larg marrjes së një mandati tjetër, të cilin do ta humbiste PD-ja...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

I sherben vetem Edi Rames dhe listes se PS-se ne Tirane (dhe Fier),  me kete levizje Edi Rama çimenton qendrimin e tij dhe Gramoz Ruçit dhe arrin te spastroje partine nga pallat e vjetra si Pandeli Majko, Arben Malaj, Arta Dade etj. Mbase vertet ket rradhe ka ardhur koha qe Majko me shoke te dalin ne pension - thjesht fakti qe nuk guxuan te ngrene koken para Edvin idiotit - tregon se Shqiperia nuk ka me nevoje per keta Socialist "reformatore".

Por ky do te jete dhe rikthimi i bijve te bllokut me Ditmir Sulejman Bushatin, Ilir Gjelil Gjonin, Edvin Kristaq Ramen, Dash Pezen e shume te tjere qe kane per te marr hak per baballaret e tyre.

Po nuk hoqet Edvin Ramen nuk ka PS !!

Submitted by Zeni (not verified) on

O perroi psiqik.Cshkruan mo mavri?

Tashi me ke e ke ti vlla se e ke nisur me Majkon e me Daden(Te vjetrit), e ke vazhduar me Ditmirin(te Rinjte) dhe ke perdunduar me Rames.

Ti dmth shan te gjithe PS-ne.Dakord iken Rama po mbeten keta te tjeret qe ty te duken palla e halla. Si thua ti filozof me orientim futurist nga mentaliteti por homo(fobik) per nga pasioni? :))))

Tashi shiko cdo besh?Ik futi nai kos njere per njere, bej edhe nje poezi per babin shpirteror(Berishen) edhe ik merr ate rrogen qe te jep partia.

Se e di si thone, kur je i zhytur ne mut, mos e hap gojen se te mbushet plot :))

Submitted by nik (not verified) on

o zaloshnje.me edin ne kry nuk ka kod e teknollogji qe ben ps te fitoje,sado qe ti i shkreti po mundohesh shume me ato sikur e tuaja.

sikur te kishte halla k......do ti thoshin daje zaloshnja.

Submitted by Zeni (not verified) on

Nuk e di ku e gjen ky tipi guximin te shrkuaje pavarsisht injorances qe e vesh si pallto me izolim hermetik nga bota normale.

Ti qenke fiks per diskutim tek kafja e fshatit.

Me formim kaq te manget dhe me mungese kaq te theksuar te inteligjences une jam i surprizuar me faktin qe ti mund te lidhesh dy fjale bashke edhe pse pa ndonej kuptim sinjifikativ.

Nejse ne zgjedhjet e ardhshme PS do ti fitoje zgjedhjet dhe shpresojme qe shqiperia te ndryshoje ne menyre qe te mos pjelle me monstra kaq perfaqesuese te injorances ekstreme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.