Berishës i shpërthen delli krijues; Tema e hartimit: Si i vret të varfërit imuniteti i zyrtarëve

Postuar në 18 Korrik, 2012 06:00

Lexojeni sa për dëfrim, pa asnjë koment e pa asnjë kokëçarje raportimi, shpërthimin kreativ të Berishës në mbledhje të qeverisë:

“Është njëmijë herë më mirë të dëgjosh zërin e të papunit që sot nuk e di se ç’do tu japë nesër fëmijëve të tij sepse korrupsioni ua merr atyre kafshatën nga goja, të dëgjosh më mirë një nënë që ka humbur bashkëshortin dhe rrit dy fëmijë jetimë sepse korrupsioni pengon që fëmijët e saj të kenë një trajtim më dinjitopz dhe më të mirë. Mendoj se më mirë të dëgjosh zërin e pensionistit që qan pa lot çdo ditë sepse ka dhimbje për përballimin e jetës së përditshme me pensionin që merr, sepse imuniteti e pengon që të marrë më shumë. Nuk mund të gjej kurrë një motiv për të penguar heqjen e tij. I bëj thirrje dhe një herë zotit Rama ta mendojë dhe rimendojë se kjo që bën është tmerrësisht e rëndë dhe në kundërshtim me interesin jetik të çdo qytetari të këtij vendi. Është një mur që ngrihet në procesin e integrimit. Detyra jonë është ta shembim atë, jo ta ngremë. Por në rrafshin njerëzor çfarë është imuniteti? Gjenerator kryesor i korrupsionit, i pabarazisë së qytetarëve, dhunimit të të drejtave të tyre”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

mbaje ne bycke Edvin Rama - se ngado qe kerkon te kthehesh Sala arrin te bej politik "sociale" edhe me qelimet e partise tende.

Po nuk u shporr Edvin Kristaq Rama nga PS-ja - nuk iken kurr maloku nga Kryeministria !

Submitted by Anonim (not verified) on

Hahahaaaaa, c'fare llogjike Idiote:

Edvin Kristaq Rama nga PS-ja - nuk iken kurr maloku nga Kryeministria

TE thoshte po nuk u ngrit populli, do ta kuptoja, por qe Lideri i opozites te nje vendi, eshte pergjegjes per kryeministrin; kjo llogjike egziston vetem ne Shqiperi..!!!

Submitted by xha Jaho (not verified) on

“Në fillim ata [nazistët] u morën me socialistët, por unë nuk bëra zë, pasi nuk isha socialist; pastaj ata u morën me sindikalistët, por unë sërish nuk bëra zë, pasi unë nuk isha sindikalist; pastaj – dihet – iu vërsulën hebrenjve, por unë prapë nuk e ngrita zërin, pasi unë nuk isha hebre; në fund më erdhën mua, dhe pashë se s’kish mbetur askush që ta ngrinte zërin”.

Ky eshte (S)ali Nazi (S)erbi. Po kush e ben kete korrupsion ore kaqol i zurufjasur?

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Ky palla duket që në fytyrë, se është psikopat dhe nën ndikimin e drogave... mjerë ky popull, që e duron e nuk mund ta largojë...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.