Veton Surroi “ka provokuar” shumë vetë me letrën e tij për Dell-in

Postuar në 18 Korrik, 2012 11:08

“Letra e lamtumirës” që Surroi ia ka dërguar publikisht ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell-it, nuk është publikuar ende e tëra, por jehona ka zënë të ndihet. Sot në Gazetën Express është Ilir Mirena, zv.ministër i qeverisë “Thaçi”, që polemizon me Veton Surroin (‘VS’ e quan ai gjatë shkrimit, me iniciale) e që ia pagëzon këtë letër me emrin ‘manifest i urrejtjes’. Ky ‘shpërthim’ i VS-së vjen prej një ëndërre të parealizuar presidenciale, thotë zv.ministri, dhe në fund bën një paralele me ëndërrën e Sara Goldfarb-it, personazh i filmit me titull ‘Rekuiem për një Ëndërr’ të Darren Aronofsky-t. Fabula është si më poshtë (po citojmë fjalë për fjalë shpjegimin e Mirenës, që ky vetë e ka marrë nga Wikipedia):

“Sara, një vejushë në moshë, jeton e vetme në Brooklin, kalon kohën pranë televizorit, derisa një ditë merr një telefonatë [që i thotë] se do të jetë pjesëmarrëse në njërin nga programet e saj të preferuara. Por nuk ia thonë se kur; duhet të presë. Pas asaj telefonate, atë e kap makthi i trupit të vet, që nuk ka më freskinë e rinisë. Ajo nxjerr nga dollapi një fustan të moçëm ngjyrë të kuqe, i cili nuk i përshtatet më moshës së saj të shtyrë. Që trupi i saj të futet brenda atij fustani, ajo ia nis një diete duke përdorur amfetamina. Përkundër këshillës së të birit se do të bëhet e varur nga amfetaminat, ajo insiston se mundësia për t’u paraqitur në televizion i ka dhënë asaj një motiv për të jetuar. Por Sarës ftesa nuk i mbërrin kurrë. Ajo fillon të ketë haluçinacione se është personazhi kryesor brenda shoë-t televiziv dhe njëkohësisht ndjehet e kërcënuar nga frigoriferi i saj, që i transformohet në një përbindësh. Derisa e tillë përfundon në një klinikë mentale.”

Dhe zv.ministri i Thaçit e përfundon shkrimin me fjalët: “Them se reagimi i VS-së është një rekuiem për një ëndërr, një ëndërr presidenciale”.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim D (not verified) on

<p>e vetmja gje qe me beri pershtypje ishte qe duhet te kishte shkruajtur : Klinike mendore &nbsp;.....dhe jo mentale bre .... :p&nbsp;</p><p>keto qarravitjet e ministrave kosovare duken shume te ngashem me ato te shqiperis se ketejme. dmth flasin shume &nbsp;per t emos thene as gje, per mos thene per sharjen &nbsp;( bythlepirjet publike ) ne shenj peruljeje ndaj liderit te tyre.&nbsp;</p>

Submitted by Kosovari (not verified) on

<p>Shkrimi i Ilir Mirenes eshte brilant. Ai aty shtjellon disa prej tiparave kryesore te z. Surroi dhe permes tyre gozhdon kete njeri, i cili, me gazeten e tij, ka shantazhuar shumicen e bizneseve dhe partive politike. Mos ta harrojme hapjen e TV Dukagjinit, kur z. Surroi shkruajti nje kolumne jashtezakonisht te rend ndaj pronarit te ketij televizioni, e me pas kur Ekrem Lluka ia dha 30 mije euro, ai nuk foli me kurre per kete televizion. Rasti tjeter lidhet me Posten dhe Telekomin e Kosoves. Z. Surroi ne faqet e gazetes se tij shkruante: &quot;Ketu do duhej te ishte reklama e PTK-se&quot; - ky ishte rasti me i rende i shantazhit publik te mediave ndaj kompanive. Dhe cfare ndodhi, pas disa ditesh CEO i Postes u takua me z. Surroi dhe per nje vit Kompania Koha fitoi rreth 1 milion euro nga PTK-ja.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.