Gjiknuri bën gjeografinë e aleancës antiregjim

Postuar në 17 Korrik, 2012 15:42

Fillon e zbulohet plani elektoral  i socialistëve. “Aleancën antiregjim”, të cilën Rama e emërtoi por nuk e specifikoi, Gjiknuri e pagëzon ndryshe, “aleancë nga nevoja”, dhe me këtë ka parasysh një aleancë (edhe) mes PS-së e FRD-së e AK-së. E ka thënë këtë në talk show-n e Babaramos në televizionin News 24. Kuptohet, “nëse ata vendosin t’i bashkohen nismës për largimin e Berishës”, thotë Gjiknuri, duke lënë të kuptohet se nuk ka patur biseda lidhur me këtë gjë.

Ja arsyetimi i plotë i tij: “Kjo është një çështje në proces, patjetër që do e ndërtojmë me aleatët tanë dhe me të tjerët që e shpallin veten kundër qeverisë. Zoti Topi ka profil të dukshëm të djathtë, megjithatë nuk dua as të pohoj as të mohoj; kur unë them ‘një front i gjerë’, presupozoj çdo lloj force që don të bashkohet [për këtë qëllim]. Edhe Aleanca Kuq e Zi mund të ishte një mundësi.”

Po aleatët e deritanishëm, që janë zemëruar me PS-së? “Shanset më të mira aleatët tanë i kanë që brenda nesh t’i fitojnë votat e tyre. Aleatët thonë duan të krijojnë një pol, [por duhet të dinë se] për aq kohë sa je në koalicon ky system zgjedhor nuk është i padrejtë; kur largohesh atëherë bëhet i padrejtë”, thotë ai lidhur me partnerët e PS-në në opozitë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Aleatët thonë duan të krijojnë një pol, [por duhet të dinë se] për aq kohë sa je në koalicon ky system zgjedhor nuk është i padrejtë; kur largohesh atëherë bëhet i padrejtë”,

Epo ta thote tjetri kaq hapur...

Submitted by loni (not verified) on

O Muco, cfare pret nga personi pergjegjes nga PS-ja per sistemin shkencor zgjedhor! Ky nuk u tregua burre te pakten njehere te thote nja dy te verteta mbi pacavuren e Edvin Kristaq Rames.

Submitted by Albogentivlora (not verified) on

Ej jeni bere si papagallet te gjithe. Nje fjale thote Saliu me rrospijet e tij dhe ju do perdorni te njejten fjale. Nese Edi Rama eshte bir komunisti, atehere Saliu cfare eshte? Saliu eshte komunisti numer nje ne Shqiperi dhe ka bere pushime me femijet e Enverit. Por ju jeni qorra dhe nuk keni mundesi ta shikoni realitetin. Jeni aq qorra sa nuk shikoni se jetoni nen diktature.

Submitted by Zeni (not verified) on

Ka tre momente qe thekson artikulli:

1-PS eshte e gatshme dhe po punon seriozisht per te krijuar nje aleance shume te gjere.

2-Mbeshtet idene e pare duke kercenuar me idene qe patite e vogla jashte koalicionit nuk mbijetojne.

3-Me shume gjasa AK do jete me PS ne koalicion.

Nisur nga dy t fundit si dhe nga fakti qe FRD e ka ndoshta te pamundur koalicionin me PD,  ky burri thote se jane te gjitha shanset

qe me kuc e me mac te mblidhjen ne koalicion me PS.

Tani ti o kavie eksperimentale, qe verteton katerciperisht teorine e induktimit te buadallekut ne distance kur ky budallallek

perseritet vazhdimisht, pse nuk na thua cfare pret te degjosh nga Gjiknuri?

Me siguri te verteta qe ti patjeter i di por qe deshiron ti dine te gjithe :)))

Jemi shume kurioze ti degjojme.

Ki meshiren te na i largosh mbeshtetjen e verber ndaj te majtes dhe urrejtjen joobjektive ndaj Saliut.

Submitted by Grigor (not verified) on

Sistemi duhet te jete i barabarte edhe kur nje parti garon me koalicion edhe kur garon vete. Ne kete rast eshte prishur barazia e votes. Pasi vota ime nqs votoj per dike qe garon i vetem nuk eshte e barabarte me nje vote qe hidhet per nje parti koalicioni. Qe ne kete moment ky sistem ka rene dhe eshte i padrejte. Nuk ka sistem te drejte nqs hyn nen hijen e te madhit dhe te padrejte kur del vete. Kesaj i thone:- Ec me mua se edhe ngelet ndonje therrime. Rri vete dhe me perqafo pak Mustafa Qafleshin.

Submitted by Zeni (not verified) on

Gori e kupton sa parazite jane keto partite e vogla.Nuk kane asnje anetar.Ato te majtat i marrin nga PS votat.Ato te djathat i marrin nga PD.

E di ti mik qe Saliu gjysmen e ministrive si ka prekur me dore per 7 vjet se ja kane perlare aleatet edhe qe ne fund pergjegjesine psh per shendetesine PD-ja e mban.

Kur shkojne ne spital e shajne me rrenje e me dege per kushtet mizerabel, peseri Saliun e kane, jo partickat qe kane gati 6 vjet qe mbajne kete ministri me perjashtim te Cikulit ne fillim.

Si ka mundesi keto parti sidomos keto te opozites ne 7 vjet nuk i kam pare nje konference per shtyp nga selia e tyre. A thua se nuk i shqeteson asgje ne kete vend.

Si ka mundesi qe sapo ju hyri ky gjembi i kodit kercyen perpjete sikur tju kishte hyre ne vend te lig.

I ke pare intervistat e milos, pilos, filos e gjinushit?

Ne lokal inervistat.Rrine edhe tere pordhe, bejne si te indinjuar qe nuk i pyet njeri keta koka te medha.

Ata do shkojne neper koalicionet respektive si Cecua me nje kembe.Nese nuk hyjne perseri ne parlament ato shkrihen si parti.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.