Ja çfarë ka arritur PS-ja me reformën zgjedhore; por kritikat e dyshimet janë të shumta

Postuar në 17 Korrik, 2012 04:15

Ndryshimet në Kod pas reformës zgjedhore PD-PS janë të shumta, thotë Damian Gjiknuri. Panorama bën një listë të tyre:

1. Financimi i partive do të bëhet mbi bazën e numrit të votave, jo të mandateve.
2. Ndalohet e ndëshkohet përdorimi i nxënësve të shkollave në aktivitete elektorale.
3. Reklamat qeveritare ndalohen 60 ditë para zgjedhjeve.
4. Listat e zgjedhësve do të publikohen çdo muaj për çdo qendër votimi.
5. Lista përfundimtare do të mbyllet 40 ditë para zgjedhjeve, dhe nuk bëhet më asnjë ndryshim.
6. Opozita do të ketë akses në çdo kohë në regjistrin elektronik të Gjendjes Civile.
7. Garantohet e drejta e dy anëtarëve të KQZ-së për të rihapur kuti të caktuara, pa pasur nevojë për ta kaluar në votim brenda KQZ-së.
8. KQZ-ja do rikompozohet nga e para.

Mjaftojnë këto ndryshime për të garantuar zgjedhje normale? Eksponentët e PS-së thonë po, por janë të shumtë ata që mendojnë se PS-ja ka dalë e humbur nga negociatat për reformën zgjedhore. Dhe janë ‘të brendshëm’. Dy të fundit që kanë kritika për mënyrën se si është mbyllur kjo histori janë Rexhep Meidani dhe Hamdi Jupe, të cilët kishin shkruar për Panoramën.

E.G.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

PS-ja ka perfituar vetem 'bojatisjen' e dekorit te vjeter te shfaqjes 'zgjedhje', pasi skenari, regjia dhe aktoret kryesore jane nen drejtimin e Berishes. Presim provat gjenerale...Por Berisha , itreti politikan me kariere me te gjate ne shtetin 1oo-vjecar shqiptar, pas Hoxhes e Zogut, eshte ne kulmin e ekstazes per pronesimin dominant te pushtetit historik ne cfaredo menyre te re te panjohur ne 'skakieren' e zgjedhjeve...Perballja e 'klasikut' te ringut Berisha me 'stilin e lire' te Rames do te jete nje spektakel i ri sponsorizuar nga votuesit shqiptar...dhe nen vezhgimin e 'idhujve' nderkombetare...dhe nen 'certifikimin' e 'gjyqtareve' te atyre organizmave ' te pavarura'...Dhe ne do te mbetemi 'te varur' me litar te trashe ne qafe ne pritje te shtyrjes se stolit te ekzekutimit...Fat qellon...dhe 'stoli' s'bie...

Submitted by loni (not verified) on

te tera pikat e larta jane pavlere. Sala, PD-ja dhe bizneset e tyre do t'u bejne bisht pa problem. Ajo cka duhej te kerkonte Edi (dhe tashme ne mendjet tona ngelet pyetja gjithmone e me e forte perse Edi cdo here qe i duhet Sales ben marreveshje te habitshme me te?) ishte me shume pluralizem: me shume perfaqesim ne parlament i forcave te ndryshme (te cilat sistemi aktual i le jashte pragut sic i pelqen Zaloshnjes!!!) dhe me shume te drejta per kontroll gjate votimit, gjate numerimit dhe jo prapa numerimit sic e kane lene tani! Duket sikur Edi eshte prape aq i bindur qe fiton (kuptohet qe kasandrat socialiste do te jene duke krijuar thashetheme per nje marreveshje globale qe per interesat e Kines, Pakistanit dhe Brazilit, me 2013 fiton Edi Rama, i financuar nga Soros) dhe prandaj nuk i intereson demokraci me shume por thjesht te zevendesoje Salen ne rolin e kryeministrit!

Submitted by I-liri (not verified) on

Pika 2-Ndalohat e ndeshkohet perdorimi i nxenesve te shkollave ne aktivitete elektorale.

Kush do ti ndaloje? Kush do ti ndeshkoje?- Ai qe i urdheron, eshte vete pushteti. Do te behet derr- derr dhe gjerat po njelloj do te jene. Po administrata pse lejohet. Sepse nje gje qe nuk ndalohet, lejohet. D.m.th. mesuesit lejohen ! Nxenesit nuk do ti mare njeri me zore, do te shkojne me "deshire", neper mitingje....

Pika 3-Reklamat qeveritare ndalohen 60 dite para zgjedhjeve. P.sh. Nen udheheqjen e ndritur te PD  dhe te shokut zotit SRB, u ndertua Rruga e Kombit, e Elbasanit,etj.           Kjo eshte reklame qeveritare apo partiake ....!!!???

Pika 8-KQZ do te rikompozohet nga e para; PD paraqet kandidaturat e Ristanit, Kosovrastit, Pones, Sashenkes. Eshte e drejte e PS te zgjedhe me te mirin. Kush e gjen kush eshte me i miri....????!!!!  Jemi prape atje ku ishim....

Pra ai qe mendon se PS ka dale e humbur nga keto negociata per kodin, gabon pasi PS, ka dale dy fish e humbur. La kodin te pandryshuar, dhe krijoi pakenaqesi tek aleatet e tjere te majte .... por fitoi largimin perfundimtar te Rames nga drejtimi i PS.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.