Berisha bën arkitektin dhe merr përgjigjen e Shkrelit

Berisha dha disa shpjegime lidhur me zgjerimin e rrugës për në Farkë, dhe me impaktin në lëmin e ambientit e të trashëgimisë të kësaj ndërhyrjeje: “Rruga prek një monument kulture, i cili është rrethimi i Pallatit të Brigadave. Ai rrethim, me ato harqe, është një stil i kohës, i veçantë. Ndaj dhe çdo gur i atij muri do të kthehet po në atë mur, pasi të garantojë që harqet do të kthehen siç janë, pasi të garantojnë rikthimin në origjinal, një për një, të kësaj infrastrukture. E vërteta është se ajo arkitekturë që, në pamje të parë mund të mendohet se ribëhet me lehtësi, nuk ndodh kështu, pasi ajo është një vepër e një stili arkitekturor të asaj kohe, shumë të respektuar kudo.”
Artan Shkreli, arkitekt dhe ish-drejtor i Institutit të Monumenteve, ka polemizuar menjëherë më ‘arkitektin e urbanistin’ Berisha: “Ideja është krejt e marrë”, tha Shkreli, “pasi nuk ekziston më në praktikën bashkëkohore teoria e zhvendosjes së monumenteve të kulturës, nga vendet e tyre origjinale, nga konteksti i tyre fizik”.
Re.Pu.
Comments
Arkitekte si ky shoku me

Arkitekte si ky shoku me emrin Shkreli, nuk bejne emer me veprat e tyre qe nuk i permend kush, por nga qendrimet politike en shtyp. Ketu nuk eshte fjale per te zhvendosur nje mur disa qindra e mijra km lar vendit origjinal, si disa monumente te Egjiptit, por nje mur, i cili leviz vetem pak dhjetra metra. E mira eshte te mos levizi, por kur interesa me te medha e kerkojne te levize, perse duhet ndertuar ne nje menyre tjeter e nuk duhet ruajtur stili e teknika e origjinalit? Ku eshte e keqja qe e ngaterron muhabetin me prononçime te tilla prej dallkaukesh mediatike?

O Aqif mos u nxeh bre burre,

O Aqif mos u nxeh bre burre, se spo ta ha njeri Berishen! Askush nuk ka spjeguar se pse duhet rruga me 6korsi, dhe pse nuk ka nje shmangie te rruges qe te pakten te shpetonte parku u pallatit te Brigadave. Nese shkon aty e sheh se e gjithe puna eshte bere per te shpetuar 10 brranga pa leje dhe per kete prishet qofte parku, qofte fortifikimet e Pallatit te Brigadave. Kjo nuk ben sens. Nese nuk do te kishte rrugedalje atehere edhe mund te mendohej nje spostim i murit te Pallatit. Po kush i ka pre keto. Ti per vete flet paraqende si Berisha. Shko provo te spostosh - si tha Shkreli - murin e kopshteve te Versajes, qofte edhe pak metra. Rruga behet per TEG-un, dhe mire behet qe ndihmohet ai biznes ne veshtiresi, por duhet bere pa prishur vlera unike.

"Marrinat", e shqiptueme në

"Marrinat", e shqiptueme në shkodranishten e bukur, besa asht njaj ajo fjalë qi duhej thanë, me ket' rast (orvatje e një shqiptari tosk në gegnishte). Por kujt ja thua, barbarve!? Ky kryeministër kërkon, në kushtet kur barbarët nuk përfillin interesat e komunitetit, të lajë m...n me sh...ë, veç që të mbulojë marrinat e të përkëdhelurit të tij, Lulit, që deri tani askush nuk i ka thënë se vendimet e veprimit, ligji i republikave i kërkon kolegjiale.

Nje pordhe ben Berisha dhe

Nje pordhe ben Berisha dhe dyqind vete zgjohen tetrembur nga gjumi!

Add new comment