Pyetjet (pa përgjigje) të Nazarkos mbi “një telefonatë të çuditshme”

Postuar në 14 Korrik, 2012 11:57

“Mediat shqiptare trajtuan me indiferencë të madhe një telefonatë të të ngarkuarit serb për Kryeministër Ivica Daçiç me Presidentin e zgjedhur Bujar Nishani, - shkruan sot në Panorama Mentor Nazarko. Ish-këshilltari presidencial ngre disa pyetje në analizën e tij (e ka titulluar: "Një telefonatë e çuditshme"), të cilat i lë deri në fund të shkrimit pa përgjigje, por e thotë qartazi që kancelaria shqiptare nuk duhej ta kishte lejuar të ndodhte telefonatën Daçiç-Nishani .

Shkruan Nazarko:  “...ai nuk duhej t’i telefononte një Presidenti të zgjedhur, por Kryeministrit Berisha. Po atëherë ç’ka ndodhur? Daçiç ka telefonuar Berishën në fillim dhe pasi ka dështuar, i ka rënë telefonit të Presidentit të zgjedhur, i cili mbase është më i aksesueshëm? Apo i ka rënë drejtpërdrejt numrit të Presidentit të zgjedhur, Nishani? Në të dyja rastet, pra qoftë sikur Daçiç i refuzuar nga Berisha ka telefonuar Nishanin, qoftë sikur ai të ketë telefonuar drejtpërdrejt Presidentin e zgjedhur, kjo bisedë telefonike ngjan e çuditshme, pa përmendur unicitetin e saj në atë pak histori të presidentëve të zgjedhur shqiptarë. Dakord me mirësjelljen diplomatike, por kancelaria shqiptare s’duhej ta lejonte këtë telefonatë. D.m.th. Kryeministria apo Ministria e Jashtme – Presidenti s’ka ende staf të emëruar formalisht – ndoshta duhej t’i sugjeronte kreut të zgjedhur të shtetit të mos e ngrinte telefonin. E kemi të vështirë të imagjinojmë që zoti Nishani të ketë pasur ndonjë dëshirë ekstreme për t’u zhytur në politikën rajonale ende pa filluar zyrtarisht detyrën. Atëherë, pse ia ka ngritur telefonin një President i zgjedhur që s’e ka marrë akoma detyrën një Kryeministri të emëruar të një vendi tjetër që s’ka marrë akoma detyrën? Do të ngjante e papërshtatshme kjo telefonatë, edhe nëse Daçiç do të ishte Kryeministër në detyrë, pale tani që s’e ka filluar detyrën. Çfarë ka ndodhur realisht?”

(A.N.)

Në foto: Nishani, duke u përshëndetur me Berishën, pas votimit në raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit

Comments

Submitted by kapterri (not verified) on

<p>A.N. Nuk ta di emrin, por nuk ka rendesi. Shkrimi i Nazarkos&nbsp;dhe permbajtja e tij eshte kot fare dhe nuk trajton ndonje problem te madh politik. Per te qene me profesionale, dhe per te rritur sadopak vlerat e gazetes ku publikohet, do te ishte mire te mblidhen edhe disa informacione nga vete shtypi serb, i cili eshte po aq i interesuar se si shkojne punet ne vendet fqinje, por edhe se cfare politike do te ndjeke Ivica Dacic, i ngarkuar per te krijuar qeverine e re ne Serbi. Ne nje interviste dhene dje mbrema ne nje TV lokale ne Beograd,&nbsp; i pyetur per ceshtjen e sigurise ne Ballkan dhe rolin qe do te luaje qeveria e re serbe, ish ministri i brendshem&nbsp; serb, tha se eshte in interesuar per nje bashkejetese paqesore me te gjithe fqinjet (kjo kuptohet eshte pjese e fjalorit demagogjik e cdo drejtuesi serb dhe sinjal diplomatik ndaj perendimit). Biles, tha Dacic une mora ne telefon nje ish-kolegun tim, tani te zgjedhur president, per t&acute;i uruar pune te mbare ne rolin e ri. Kaq. Nuk ishte as shkelje e integritetit territorial te Shqiperise, as anashkalim i knjazit Sali Berisha. Do ishte mire qe presidenti i ri te mos e ngrinte telefonin dhe te pergjigjet kur ta marre Saliu per emerimet e prokurorit, shefit te shtabit, etj. Ketu do te tregohej ne lartesine e detyres. Mosngritja e telefonit per nje homolog te nje vendi fqinj, nuk shenje e ndonje kulture qe pretendojme ne shqiptaret, por pordhe nacionaliste.</p>

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Bukur Kapter</p>

Submitted by Eno (not verified) on

Bravo kapterro

Submitted by Anonim (not verified) on

Nazarko eshte nje imbecil provincial qe sja vlen ti hedhesh qyrret. Vetëm ne Shqiperi ndodh Që nje idiot si Nazarko te paguhet per "ANALiza" mediocre e te trasha që u Mungon qofte edhe ana qesharake dhe humoristike e Nazarkos se Madh.

Submitted by Anonim (not verified) on

Jane pikerisht " analiza" te tilla qesharake qe e bëjnë median shqiptare paranojake dhe te mbushur me konspiracione te paqena. Mesa duket Nazarko po specializohet per ceshtjet e spiunazhit dhe ndoshta eshte edhe anëtar I SHIU-t.
E mjera Shqiperi ...

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

<p>&nbsp;... qe Nazarko eshte patriot, kjo nuk mund te vihet ne dyshim po aq sa qe ai eshte nje analist realist. Qe dikush mori ne telefon dike kjo nuk ka kuptim te komentohet por qe kryeministri Serb i linjes se Miloshevicit uron presidentin (ish homolog) Shqiptar ky eshte lajm sigurisht. Ky gezim i madh i z. Daci qe ish homologu i tij u ngrit, tregon se sa te mira i kane patur marrdheniet ne raporte pune me pare. Tashme dihet qe Serbet u bene Europiane, ata i kane hedhur pas shpine gjithe poshtersite e se kaluares dhe tash e tutje do t&#39;i lene Shqiptaret rehat. Ne jemi popuj miq (te ngushte bile) dhe keto teorite konspirative nuk i ha me njeri. Ate qe deshen Serbet nuk e fituan dot me lufte, perse te luftojne me sherbime sekrete dhe ministri te brendshme ose me ekonomi ... dhe m&#39;u kujtua fabula e ukut qe i thonte kaut se briret nuk i shkonin, dhe ky qe i hoqi dhe u komplimentua ... oh sa i bukur je bere i tha... pastaj te gjithe e dine fundin. . . . dhe Serbi u gezua ?!?! Rrofsh zotni Kapterr, por me falni (bashke me korin e legenave qe shajne Nazarkon) a po e vazhdon zanatin tuaj ne ushtri sic krahasonin dikur me karkalecin ne ushtri?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.