Ilir Meta do vazhdojë të jetë vasal i Berishës?

Dy parti të vogla qeveritare, PR-ja dhe PDIU-ja, e kritikuan ashpër dje marrëveshjen PD-PS për reformën zgjedhore. Dhe është i kuptueshëm ky reagim, duke patur parasysh se ato nuk do të kenë komisionerë të tyre në qendrat e votimit dhe numërimit. Në zgjedhjet e fundit lokale, si PDIU-ja edhe PR-ja patën pretendime se votat e tyre, në numërim, iu transferuan padrejtësisht LSI-së, partnerit më të madh të PD-së. Për më tepër, moskorigjimi i sistemit zgjedhor i penalizon ato në përkthimin e votave në mandate. Për shembull, PR-ja mori mbi 30 mijë vota në 2009-ën, por rrezikonte të mos merrte asnjë mandat falë sistemit zgjedhor.
Po LSI-ja çfarë ka thënë rreth marrëveshjes PD-PS për reformën zgjedhore?
Ylli Manjani, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në LSI, në një intervistë në Top Channel, e quajti marrëveshjen PD-PS për reformën zgjedhore një "lajm të mirë politik për këtë vit, sepse kjo shkon përshtat me plotësimin e njërës prej tre reformave të mbetura për sa i takon marrjes së statusit të vendit kandidat”
Asnjë fjalë, pra, për ato që thuheshin në marrëveshjen LSI-PD të 2009-ës… Konkretisht, në atë marrëveshje lexojmë: “ Koalicioni është i angazhuar për një seri reformash institucionale dhe reformën zgjedhore, në të cilën nuk do të ketë persekutim me ligj apo diskriminim me ligj të faktorëve të rëndësishëm të jetës politike shqiptare, siç ndodhi në këto zgjedhje.”
Dhe cili ishte faktori politik që u diskriminua më shumë nga ligji zgjedhor në 2009-ën? LSI-ja, e cila kishte vota mjaftueshëm për të marrë 7 mandate kuvendorë në rang vendi, por me zor fitoi 4. Për këtë arsye, në marrëveshjen LSI-PD të 2009-ës, të dy partitë zotoheshin për “reformimin e Kodit Zgjedhor, me qëllim eliminimin e çdo diskriminimi që cënon barazinë e konkurimit politik”.
Por reformimi i Kodit Zgjedhor, për të cilin është rënë dakord së fundi, nuk eliminon asnjë diskriminim që cënon barazinë e konkurimit politik. Përse atëherë, LSI-ja nuk po e akuzon PD-në për prishjen e marrëveshjes qeverisëse?
Ndoshta Ilir Meta ka vendosur të vazhdojë të mbetet vasal i Berishës, dhe mandatet që në fakt i takojnë t’i marrë falë koalicionit me të dhe jo nëpërmjet konkurimit politik të barabartë…
E.Zaloshnja
Comments
Ky ligj elektoral favorizon
<p>Ky ligj elektoral favorizon vetem ne parti, partin e trete dmth LSI. Vertete mori 4 ne vend te 7 po ishin mandate "te arta", pasi ky ligj prodhon parlamente te ekulibruara, ku zor se nje parti mund te fitoj shumicen e thjeshte, keshtu qe per te qeverisur duhet bere koalicion ose me partin e trete (pasi te katert nuk ka), ose nje koalcion i madh (qe ne Shqiperi ka pak gjasa te ndodh).Po u ndryshua ligji LSI mori fund. </p>
E mendoj te kunderten. Meta
E mendoj te kunderten. Meta eshte sot rreziku me I madh I Bishes dhe ne rastin e pare qe do ti krijohet do ta lere ne balte kete kaqol. Duke pasur edhe nje anëtar ne KQZ, LSI Ben qe KQZ te jete ne shumicen vendimmarrese kunder Berishes. Koha do ta tregoje, por per Meten I vermin shpetim eshte te hedhur it ne det perpara se Anija e Berishes te filloje te fundoset. Padyshim ky maskara nuk do ta bej kete levizje nese opozita nuk e vendos Berishes perpara presionit dhe luftes se hapur politike. Pra meta do te prese deri ne nje moment oportun per ti bere shurren Berishes por me shume gjasa Tamam kur KQZ me nje anëtar te LSI-se te jete funksionale. Meta padyshim qe ka mjaft frike nga Falangat e Berishes por po ashtu frigohet se çmund ti ndodhe neser kur opozita/Rama te jete ne pushtet.
Add new comment