Rruga e fitores... Ku?

Postuar në 14 Korrik, 2012 08:28

Kreu i opozitës u shfaq shumë optimist për paketën e fundit zgjedhore, duke u shprehur se “…përpara nesh tanimë është rruga e fitores…asnjë forcë, e cila deri dje ka arritur të imponohet në mungesë të transparencës dhe me mekanizma korruptivë, nuk do të mund të na ndalë dhe fitorja do të jetë e jona në vitin 2013”. - Po a është vërtet kompromisi i fundit për kodin, formula që i ofron kaq shumë garanci dhe vetësiguri PS-së?! Me siguri, jo. Nuk janë optimistë as dy nga analistët më dashamirës ndaj opozitës, Skënder Minxhozi e Mero Baze, Të dy venë theksin tek domosdoshmëria e një grupimi shumë të gjerë anti-Berishë. Të ngjashëm “me trenin e PD në 2009” e quan Minxhozi; “Aleancë kundër Rregjimit” e quan Baze:

Shkruan Minxhozi te “Shqip” i sotëm: “…Të këndosh fitore në momentin që ke arritur vetëm një kompromis në letër, nuk është gjëja më e mençur e mundshme. Për të fituar në 2013-n do të duhen jo vetëm Gjinushi, Milo, Koçi, Ngjela e Ndoka, por mundësisht edhe dikush mes Metës dhe Idrizit, pa folur për aleancën në distancë me Topin e Spahiun… Do të ishte fatale për PS që të shkojë në këto zgjedhje, duke llogaritur si avantazh të vetëm zullumet e trashura të qeverisë “Berisha”. Ky Kod Zgjedhor, kështu siç po aprovohet sot, kërkon më shumë se kurrë maksimalizimin e çdo vote opozitare në Shqipëri. “Treni” i famshëm i Berishës në vitin 2009, është një pësim që duhet ta bëjë të reflektojë opozitën sa nuk është vonë…”

Shkruan Baze në TemA-n online: “…Ndryshimet rregullojnë disa procedura, por nuk prekin thelbin e Kodit. Problemi politik ka të bëjë me koalicionet. Sistemi zgjedhor është një sistem i cili të imponon koalicion të gjerë, duke filluar nga partitë që kanë 300 vota e deri tek ato që kanë 300 mijë vota… Një koalicion i gjerë opozitar, jo vetëm me Gjinushin, Milon, Ngjelën, Ndokën apo Dulen që janë parti shumë të konsiderueshme, por dhe me parti fare inekzistente, është i vetmi shpëtim për të mundur Berishën me këtë sistem zgjedhor që kemi. Ka një meskinitet absurd mes nëpunësve opozitarë të PS dhe bezdi nga faktorët e tjerë opozitarë në vend. Duhet që opozita të nisë një lëvizje të re më të gjerë se e majta, dhe të ofrojë pushtet më shumë se sa është mprehur të ketë. Socialistët duhet të binden se kanë votuar për të mos qenë më Parti në sistemin zgjedhor, por Koalicion…” (A.N.)

Foto:  Një grua e moshuar e fotografuar nga Corbis gjatë fushatës elektorale në Shqipëri

Comments

Submitted by ijs (not verified) on

<p>Nje foto flet me shume, se sa mijera shkrime!&nbsp; Nje&nbsp; foto e pergjedhur me kujdes per te treguar&nbsp; idjotesine dhe cmendurine e&nbsp; nje kombi ne rrugen e degradimit te tij.</p><p>Ne cilen vend te botes mund te ndertojne demokracine&nbsp; te cmendurit!&nbsp; Nje vend ku 90%&nbsp; e njerzve , kane nevoje per trajtim psiqiatrik dhe psikollogjik. Nje vend ku te cmendurit jane normale dhe normalet te cmendur! Cfare ironi e fatit te zi,eshte kjo per njerzit normale!</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>As une nuk besoj se PD-ja do te largohet nga pushteti me zgjedhje. Mjafton te degjonje deklaraten e atij idiotit, Olldashi, dhe te ngrin gjaku per derexhene ne te cilen ka katandisur demokracia sot ne Shqiperi. Deklarata, si ajo e Olldashit, nuk ka guxuar t&#39;i beje as PPSH-ja ne vitet &#39; 90-te. Vetem ne ndodhte ndonje mrekulli&nbsp; qe Berisha te largohet nga pushteti pa gjakderdhje. Une nuk e kuptoj se perse PS-ja nuk nguli kembe per nje sistem proporcional ne baze vendi. Do te ishte zgjidhja me e mire dhe do te ishte shume e veshtire per Berishen te manipulonte ne shkalle te gjere. Ne 2013, pasi te kete vjedhur, mashtruar dhe grabitur votat si gjithmone,&nbsp;Berisha do te thote: - &quot;Ja e beme kodin si deshet ju, çfare kerkoni me shume?!&quot;. Rama duhet ta kuptoje se 2013 eshte shansi i tij i fundit. Nuk ka me asnje justifikim&nbsp;apo ngasherim. Edhe per opoziten ne pergjithesi e njejta perspektive. Ne rast se Berisha mbetet ne pushtet edhe pas zgjedhjeve te ardhshme Shqiperia do te transformohet perfundimisht ne Albanistan, ne rastin me te mire&nbsp;njelloj &nbsp;si republikat ish sovjetike te Azise: -&nbsp;Kazakistan, Kirkistan, Taxhikistan, Turmenistan, Azerbajxhan etj. etj. dhe ne rastin me te keq&nbsp;njelloj si Egjipti i Mubarakut, si Libia e Kadafit, apo si Siria e Asadit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.