E meritojnë pasurinë pasanikët?

Postuar në 12 Korrik, 2012 04:21

GlobeScan, një agjenci e eksplorimit të tregut, ka bërë një anketim mbi pyetjen: A e meritojnë pasurinë që kanë pasanikët e vendit tuaj? Është kohë krize, dhe afërmendsh, kjo pyetje e bërë në një kohë tjetër mund të pasohej me përgjigje disi të ndryshme. Por çfarë rezulton? Rezulton (për shumë detaje, shihni diagramën që është publikuar në vend të fotos), që në vendet me kulturë anglo-saksone ka një mendim të mirë për të pasurit. Mbi 60% e australianëve, afro 60% e kanadezëve dhe amerikanëve dhe 45% e britanikëve janë të idesë se të pasurit në vendet e tyre e kanë me meritë pasurinë. Të befason fakti që në Kinë kjo përqindje është më e lartë se në Britani, por kjo lidhet, me siguri, me rritjen e fortë ekonomike të Kinës, në sajë të së cilës kanë dalë nga varfëria mbi 600 milionë vetë në harkun e dy dekadave të fundit. Ndërsa vendi që zë Rusia në këtë sondazh është i pritshëm; aty sundojnë oligarkët e pasuruar sa hap e mbyll sytë. Bie në sy që vetëm 8% e grekëve flasin për pasuri të merituar.

Shqipëria nuk përfshihet në këtë grafik. Do ish interesante ta kishim dhe ne këtë të dhënë. Apo është një gjë që dihet?

E.G.

Comments

Submitted by Anton Nepravishta (not verified) on

<p>Gje qe dihet!</p>

Submitted by Anton Nepravishta (not verified) on

<p>Gje qe dihet!</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Kushdo qe deshmon me dokumenta te rregullta se si e ka vene pasurine e meriton ate.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.