Ministri i Mbrojtjes në hall e … në kllapí

Postuar në 12 Korrik, 2012 07:22

Njerëz të pushtetit duket sikur janë kapur nga një virus topitjeje e përçartjeje. Në qëndrimet e deklaratat e tyre ka rëndom diçka absurde e surreale, në stilin e të të parit të tyre, kryeministrit. Le të ndjekim , fjala vjen, rresht pa rreshti e me ndonjë pyetje tonën, deklaratën e ministrit të mbrojtjes, që është nën terrorin e një kontrolli parlamentar mbi veprimtarinë e tij:

“Nuk do ketë kontrolle ‘puntoro-fshatare’ (ç’është ky ministër që thotë ‘nuk do të ketë’? dhe kush e përcakton se cili është kontroll puntoro-fshatar?), pasi Shqipëria është vend demokratik, ku do respektohet procedura (e pse qënka e thënë që ministri t’i dijë, dhe opozita jo, procedurat?). Unë kam patur gatishmërinë e plotë që të raportoj në vijimësi për të gjitha problematikat e PS-së (epo shumë mirë, atëherë!), por nëse disa deputetë të cilësdo parti qofshin do të dëshironin të futeshin të ushtronin kontroll kjo është antikushtetuese (Antikushtetuese? Imami na e ditka se është antikushtetuese?). Akuzat për trafik armësh dhe përgjimet janë foshnjore (foshnjore? Po ç’i duhet ministrit se si janë?). Gjeni mjetet legale dhe jam i gatshëm të jap përgjigje për çdo element (po kush e vendos se mjetet janë legale?)

"Është PS-ja që po përpiqet të mbledhë informacione në mënyrë të jashtëligjshme për Ministrinë e Mbrojtes (opozita marrka informacione në mënyrë të jashtëligjshme? Ç’kupton me këtë ministri?) . Trafik nuk mund të ketë në një vend të NATO-s, është amatorizëm politik të akuzosh për trafik (nuk mund të ketë trafik në një vend të NATO-s? Ku e ka mësuar këtë idiotësi ky ministër?).

M.N.

Comments

Submitted by Afrimi (not verified) on

une kam disa pyetje per kete rast

1. A eshte e vertete qe deputetet qe kerkojne te bejne kontroll ne MM duhet te kene cerftikate sigurie, nese po a e disponojne keta deputete kete certifikate?

2. A ka te drejte MM te refuzoje kete kontroll nese nuk disponohet kjo certifikate?!

3. Pse nuk e denoncojne ne prokuri per shkelje te ligjit ministrin e MM, nese ky vepron ne menyre te jashteligjshme?

4. Ne baze te cilit informacion/burim informacioni thuhet qe MM pergjon deputetet e opozites?

Faleminderit per cdo njerin qe do me ndricoje per keto pyetje

Submitted by anonim (not verified) on

Kur mendon se ky ndyresira e Bishes eshte per fatin tone te keq edhe nje nga baballaret e kushtetutes...

Aty ndoshta e ka fjalen lidhur me kushtetueshmerine....

Nuk mund te presesh tjeter reagim nga nje lumpen idiot si Imami i Saliut, por opozita ka per detyrim jo vetem te dale me deklarata bombastike por te tregoje me fakte dhe procedoje ligjerisht ndaj verpimeve te Imamit nese a pengon joligjerisht kontrollin. Po ashtu opozita duhet te kerkoje sqarim edhe nga aleate nderkombetare dhe Nato per verpimet (apo mos-veprimet) e Imamit/Bishe etc dhe nese ata jane ne gjendje te provojne perfshirjene e SHIU-t ne ndjekjene dhe pergjimin e opozites dhe qytetareve/bizneseve atehere nuk mund te behet fjale vec per skandalin me te madh pas 1997 dhe per prerje kokash dhe burgimesh shembullore per spiunet dhe urdheruesit e te tilla pergjimeve.

Fjalet nuk kane me vend kur behet fjale per krime te tilla te renda dhe kapje te shtetit nga nje bande koruptuese. Ne e dijme qe kjo eshte e vertete por mes asaj qe thuhet dhe asaj qe provohet eshte nje hendk i madh dhe opozita duhet te mosrreshte deri ne ndjekjen e te gjithe aktoreve dhe udhezuesve te ketyr krimeve ndaj kushtetutes dhe rendit te se drejtes ne shqiperi..

Submitted by ermiri (not verified) on

C'minister fodull e megalloman. I duket vetja si Luigji i 14.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mire te na e beje Arben Imami, kur ndyresira si ai, jane kapur pas qeverise se PD-se si muti pas kepuces. Ata nuk do te pranojne asnjehere veprimtari te ligjshme qe nuk ju jep fitim, por çdo veprimtari te jashteligjshme, qe ju jep fitim. Dhe per kete Arben Imami, ushtari i filmit, do te perdore gjeneralet kukulla, te rinj e te vjeter, per te pergatitur shkresurinat qe te shpetoje nga burgu i ardhshem. E per çfare burgu flas une. PS kurre nuk do te akuzoje njeri, kur te vije ne pushtet, por sahanlepiresit do t'i mbaje. Ata do t'i ngjiten asaj, pastaj, si muti pas kepuces.

Submitted by Olti (not verified) on

Imami enderronte Ne fillesat e tij politike ne 1990 te behej Konstitucionalist! Ambicioz, artistik... I mungonte racionalja! Shume vite Kaluan qe atehere, dhe Konstitucionalisti perfundoji me shume para e pak lavdi te drejtoje Nje kabinet te ekzekutivit
! Qe nga ai moment ai synoji te behej Nje Tiran i vogel si udheheqesi i tij aktual Omar Berisha! Ne keto gjurme Imami hodhi pucin e pare institucional, Ne Nje sistem me check & balances ai vendosi te skualifikoje kontrollet parlamentare si fshatare, dhe ngriti pikepyetje Mbi kapacitetin mendor te parlamentareve????
Imami beri edhe Nje hap tjeter mbasi kundershtoi kontrollin parlamentar, ai propozoi krijimin e Nje komisioni ekspertesh nga fusha qe ndonese dyte sor zevendeson kontrollin parlamentar!
Titania vazhdon!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.