Bashkëshortja e presidentit Bamir kundër "bamirësisë me zhurmim"

Postuar në 08 Korrik, 2012 07:39

Në një intervistë në gazetën Shekulli, ku më shumë binte në sy një lloj përpjekje e gazetares për të nxjerrë medoemos dëshmi rivaliteti mes Teuta Topit dhe Liri Berishës, bashkëshortja e Presidentit në ikje zbulon se janë tentuar disa ndryshime ligjore të lidhura me Zonjën e Parë të vendit.

"Mendimi im për Zonjën e Parë është ndryshe. Por, duke kaluar një situatë të ngarkuar politike u bënë të pamundura ndryshimet ligjore për të fuqizuar rolin e Zonjës së Parë në veprimtarinë e saj" – thotë ajo

Gazetarja i vë në dukje znj.Topi se znj.Berisha ka qenë shumë më aktive gjatë viteve të fundit (e quan "kapje e hapësirave të bamirësisë"), dhe në këtë pikë bashkëshortja e Topit thotë: "...Më është dukur më me vlerë ndërgjegjësimi i disa problematikave, se sa blerja dhe shpërndarja e disa dhuratave. Unë gjithnjë kam besuar se, nëse ofron një ndihmë, nuk ke pse e bën shumë publike. Kam menduar gjithnjë se më e rëndësishme është që të bëjmë punën në përmbushje të misionit, e kjo pa bërë zhurmë. Mendoj se kur bën bamirësi, pjesa e shoë-ut është e tepërt". (A.N)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>sh e mire eshte Teuta, po ka sh pengesa,,ne familje, ligjore (sic thote) etj..</p><p>kur bashkohen disa faktore, te vene poshte, &amp; eshte veshtire te cohesh e te dukesh,, do pak mendje-mnagesi e moskokecarje,,qe te ne gjenden cdo dite e me shume,,, po qe nuk jane aspak efikase fatkeqesisht.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.